“Autoriteti i Mediave Audiovizive(AMA) ka favorizuar piraterinë dhe konkurencën e pandershme”, deklaroi në Kuvend deputetja e LSI-së, Miranda Rira.
Gjatë diskutimit në seancë të p/rezolutës për veprimtarinë e AMA-s gjatë vitit 2013 deputetja Rira vuri në dukje se ky institucion nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në ligj, sidmos ato që lidhen me piraterinë televizive.
“Ky institucion jo vetëm nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë, por ka favorizuar televizionet kabllore, që shkelin ligjin Përballë këtij realiteti, dhe ndonëse është vënë në dijeni për këtë situatë, AMA e ka bërë veshin shurdh dhe nuk ka zbatuar detyrimet e saj. Po ashtu, AMA nuk i ka kushtuar vëmendje etikës së komunikimit në televizione, e cila është shkelur rëndë në jo pak emisione televizive”, theksoi deputetja e LSI-së.
Gjatë vitit 2013, shtoi ajo, nuk konstatohet asnjë rast që AMA të ketë shërbyer si rregullator dhe arbitër në fushën e operatorëve televiziivë. Po ashtu, tha Rira, gjatë viti të kaluar vendimmarja e AMA-s ka qënë e palegjitimuar pasi është marë nga anëtarë pa mandate.
Miranda Rira!!! Kush eshte kjo? Nga na doli eksperte e piraterise televizive kjo?
Favorizime behen vetem ateher kur kontrollon problemin 100%.