Reforma Territoriale/ PDIU mbështet variantin 60- 70 njësi vendore

10 Korrik 2014, 20:38Politika TEMA

Ligji për decentralizimin do të jetë gati në vjeshtë, ndërsa reforma territoriale do të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Kështu u shpreh Kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale-Administrative, Bashkim Fino në mbledhjen e djeshme, ku ka referuar përfaqësuesi i PDIU-së Ardit Bido. Ai është shprehur pro krijimit të njësive funksionale, për ndarjen me 60 deri në 70 njësi vendore, siç është edhe në vendet e rajonit. Bido është ndalur konkretisht tek komunat në jug të vendit, duke sjellë edhe disa propozime.

“Ne jemi për krijimin e njësive funksionale. Në këndvështrimin tonë ne duam të mundësojmë bashkëpunim kombëtar. Ne jemi për 60 deri në 70 njësi vendore, siç i kanë edhe vendet e rajonit. Modeli kosovar është i suksesshëm dhe ne jemi që të shikohet. Problem për ne janë komunat minoritare në jug. Ne kemi shqetësimin për funksionalitetin e komunave të tjera në jug. Ne kemi problem që janë bashkuar me Sarandën. Bashkia e Konispolit apo të Markatës, që janë çame. Xara, Konispoli dhe Markata të bashkohen në një bashki. S’kanë arsye pse të bashkohen me Sarandën. Kundërshtojmë ndarjen e Delvinës, pasi e kthen në disfunksionale. Janë disa fshatra që s’janë më minoritare. Dhe s’kanë pse të bashkohen me komunat minoritare, por të bashkohen me Konispolin. S’ka arsye që të jenë pjesë e komunave greke”, tha Bido.

Lidhur me këto propozime, Fino tha se do shihet me vëmendje draft-propozimi, ndërsa u shpreh kundër disa kërkesave.

 “Nuk bie dakord me disa kërkesa tuajat. Për të ndarë disa fshatra për t’i bashkuar me ca të tjera. Megjithatë ne do e shikojmë me vëmendje draft-propozimin tuaj dhe do dalim në një konkluzion. Ndarja e zonave minoritare në fakt është e vërtetë, nuk i plotëson kushtet. Por kemi bërë një lloj përjashtimi. Siç bëmë me komunën Pustec në Pogradec”, tha Fino.

Ndërsa, deputeti i LSI Petrit Vasili është ndalur tek qëndrimi i opozitës, duke u shprehur se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë ide konkrete nga opozita, por “jo karta parimesh”.

“Hapi i fundit që ndërmori opozita për këtë çështje, duhet të shkonte në një propozim. Rezoluta e opozitës ishte frikë e madhe për të marrë një vendim që mund t’i shtonte vlerat opozitës. Mazhoranca nuk përfiton kapital nga kjo reformë. Kemi marrë mbështetje nga shumica e të zgjedhurve lokale. Dhe janë respektuar të gjitha kriteret. Opozita nuk po punon për interesat e vendit. Ne jemi gati të dëgjojmë ide konkrete nga opozita, por jo karta parimesh”, tha Vasili.

Ministri Bledi Çuçi tha se po organizohet një sondazh me qytetarët për të marrë mendimin e tyre lidhur me reformën territoriale-administrative.

“Ne e kemi parësore marrjen e opinioneve nga të zgjedhurit vendorë dhe nga qytetarët dhe grupet e interesit. Po organizojmë sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve direkt. Është sondazhi më i madh në Shqipëri me 16 mijë kampionë, me një marzh gabimi me vetëm 2 % . Pas këtyre kritereve ne do t’i hapim dritën jeshile për këtë reformë”, tha ministri Çuçi.

10 komente në “Reforma Territoriale/ PDIU mbështet variantin 60- 70 njësi vendore”

  1. tiku says:

    Une jam x nje ndarje pa perkatesi etnike apogrupime por me benefit ekonomil dhe sherbime

  2. - homeri- says:

    – po pse dhe camet jane minoritar … po cdreqin duan ne shqiperi .. tu plotesohen deshirat cameve , grekeve , pustecareve , serbeve dhe ne shqiptaret e shqiperise te na degdisin me kilometra te tera per te marre nje dokoment …. ndarja teritoriale nuk duhet te perfshije deshira , por teritor e banore … problem muti ne shqiperine tone ..

    1. arjol says:

      O shoku homeri,,, e lexon artikullin ti para se te komentosh???
      Apo ja fut pordhes kot, fol per te fol.

    2. epirioti says:

      O homer PALLA kjo pjese e Camerise si Konispoli, Markates apo Xarres jane brenda terriorit Shqiptare por jane krahine e Camerise.Meso njeher para se te komenosh.

  3. qazimi says:

    Bejeni sa me pare dhe sa me pak njesi administrastive,por shoqrohen i me rregulloren se si do funksionoje administrata e re e cila te kete njerez kopetent e jo partiak se u shkaterrua shqiperia,nga militantizmi i se mure.

  4. durrsaku says:

    HOMERI o palle behet fjale per komunen e konispolit te xarres dhe te markatit , qe jan etnikisht te banuara nga shqiptare CAM autokton dhe jo te ardhur jetojne ne ato tr oje 2600 vjet o palle…

  5. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Homeri , meso te njohesh mire historine dhe gjeografine e atdheut tend , keto fshatra çame jane brenda teritorit te Rep.Shqiptare , para coptimit te Shqiperise me 1913 keto fshatra ishin te Kazase( shqip rrethit)se Filatit dhe me nryshimin e kufijve me Vendimin e Konf.se Londres ngelen brenda Shqiperise , keto fshatra ne kohen e Mreterise se Zogut perbenin nen-prefekturen e Camerise se shtetit Shqiptar , ne kohen e Enverit keto fshatra ishin brenda Rrethit te Sarandes bashke me Delvinen .

  6. veterani says:

    Reforma te kryhet pa hezitim,bile eshte shum e vonuar.Kohet kan ndryshuar e po ndryshojne me shpejtesi vendi eshte i lidhur me rruge,transporti ben punen e vete koha eshte shkurtuar per nje sherbim 100ndra here. Reforma te kryhet pa hezitim ajo te jete per nje kohe te pakten 50vjet.SHUMICA te mos terhiqet zvarre nga pakica per gjoja konsensus e brrockulla te tjera qe kemi 20 vjet qe i degjojme.E fundit mundesisht kjo reforme te vendoset ne kushtetute.

  7. Drejtesi says:

    Po per cilen arsye Konispoli dhe Markati duhet te bashkohen bashke si identit Cam ! Ndersa Himariot dhe bregu i poshtem nuk duhet te jene bashk si identitet bregdetar por duhet tju bashkengjitim edhe Vranishtin ,qe asnje lidhje gjografike ,etnokulturore ,fetare,historike nuk ka me bregun.Merruni me zonen e Camerise dhe lerini minoritaret dhe bregdetasit te meren me teritoret e tyre.

  8. mbeshtet says:

    S’ju a ka zen syri qe vendi yn ka shum politikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje