Reforma Territoriale/ Vendorët e PD kundër: Shkelet neni 108 i Kushtetutës

11 Korrik 2014, 11:38Politika TEMA

Të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike kundërshtojnë propozimet për ndarjen e re territoriale, ndërsa Komisioni i posaçëm Parlamentar është në fazën e mbledhjes së mendimeve nga drejtuesit e komunave dhe bashkive në lidhje me këtë proces.

Shkresat në drejtim të bashkive dhe komunave përsa i takon ndarjes së re territoriale janë dërguar nga Ministria për Çështjet Vendore në javën e fundit të muajit maj dhe përmes tyre kërkohet mendimi i të zgjedhurve vendorë mbi variantet e propozuara.

Ndërkohë që propozimet pro apo kundër do të depozitohen në komision deri më 22 korrik, të zgjedhurit vendorë të partisë më të madhe opozitare kanë kundërshtuar procesin.

Referuar shkresave që janë depozituar në komision, të zgjedhurit vendorë të PD-së kundërshtojnë reformën duke iu referuar nenit 108 të Kushtetutës dhe më konkretisht pikës 2, në të cilën shprehimisht thuhet “ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to”.

Sipas përgjigjeve të depozituara në Komision, të zgjedhurit vendorë të PD-së theksojnë se në kushte të tilla kur komunitetet nuk janë pyetur nëse janë apo jo dakort për ndryshimet e kufijve, atëherë drejtuesve të njësive vendorei kërkohet thjesht të japin mendimin nëse janë ose jo dakort me emërtesat e njësive të reja dhe asgjë më shumë.

Qëndrimi i të zgjedhurve vendorë të PD-së në përgjigjet e kthyera duket se është i njëjtë, duke iu referuar të njëjtit nen të Kushtetutës dhe duke paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha hapave duke përdorur mjetet demokratike.

Ndërkohë, mësohet se të zgjedhurit vendorë në një moment të dytë, në rast se mendimet e tyre nuk do të merren parasysh nga Komisioni i Reformës Territoriale do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar variantin përfundimtar të ndarjes së re. Në këtë kuadër, ekspertë ligjorë po përgatiten për të dorëzuar ankimimin në Kushtetuese, sikundër po shyqrtojnë mundësinë edhe për kërkesa referendumesh për njësi të caktuara, të cilat sipas varianteve të ndarjes së re territoriale bashkohen me njësi të tjera, duke humbur emërtimet si njësi të veçanta vendore.

“Deri para një jave kanë kthyer përgjigje rreth 170 njësi të qeverisjes vendore ku është shprehur kryetari i njësive vendore ose këshilli. Në mënyrë të detajuar kanë kthyer përgjigje 150 kryetarë bashkish dhe komunash, nga të cilët 88 kryetarë janë shprehur pro dhe 62 kundër. Kanë kthyer përgjigje 81 këshilla bashkiakë dhe komunash prej të cilëve 41 janë shprehur pro dhe 40 kundër”, bëri të ditur bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale Bashkim Fino.

8 komente në “Reforma Territoriale/ Vendorët e PD kundër: Shkelet neni 108 i Kushtetutës”

  1. fshatari says:

    Me PD nuk shkohet as ne hale

  2. er says:

    Ve bast qe asnjeri nga kta sja ka idene se c,thote neni 108.E moren gati ankesen ,e fotokopjuan ,e derguan…

  3. Vjosa VL says:

    Tashme PD dihet se cila eshte. Partia me e poshter qe egziston ne te gjithe Europen ku duam te bashkohemi perfundimisht.
    Vet ecuria e saj ne drejtim te reformes teritoriale,tregon fytyren e vertet te kesaj partie e te atij lidershipi me EMRIN, QE MOS U DEGJOFTE KURRE NE JETE TE JETEVE, SALI BERISHA. Te tjeret jane pacavuret e tij. C’fare kerkuan keta zullumqare e nuk ju plotesua deshira.Jane bere si puna e femijes qe sa me shume t’ja plotesosh tekat ,aq me shume uluret per gjera te tjera. Pas kaq kohesh na nxierin nenin 108 te kushtetutes,edhe pse vet jane shprehur per nje reforme teritorjale.Keta thone me jep ate qe se ke,apo tamam si puna e burrit ,qe pasi e martoi djalin e pritej te behej me femije ,i thot gruas se kete djale nuk e ke me mua . HADE GJEJE KETE LLOJI MENDJE.
    SHIKONI LLOGJIKEN! Kur i pyet se perse nuk u zbuluan vrasesit e Fatmir Xhindit,apo komunarit ne Kukes,te pergjigjen se ajo nuk ka lidhje ,pasi vrasja e sANTOS eshte tjeter…, Me te vertet duhen degjuar hartimet e Halimit? Me te vertet duhet besuar PALOKA ME STRAZIMIRIN? Me te vertet duhet besuar se Lulzim Basha eshte i kristalte nga ndergjegja? Me te vertet duhet besuar ky njeri qe kur flet duket sikur flutron? Me te vertet e harruat se ky ka shperdoruar,apo pervetesuar 23o milion euro dhe ka urdheruar vresajen e qytetareve? Ende duhet besuar Sali BERISHA se qan hallet e popullit? Me te vertet duhet besuar JOZEFINA tOPALLI SE KA PUNUAR PER KETE POPULL? Me te vertet e vleresoni kete JOZEFINE ,SE eshte demokrate,kur quan qelbesira 1000000 shqiptare ,te cilet votuan kunder satrapit SALI,KUNDRA GOJESHTHURURIT PA PIKEN E EDUKATES,TAMAM SI NJE RRUGAC,KUR FLET NE PARLAMENT,me emrin me te neveritshem te ketij vendiSali Berisha? Po ben nje vit parlamenti ,ku PD ESHTE NE OPOZITE,a gjeni nje seance ku ky njeri te kete folur per nje ligj,vetem se ka share? BESOJENI PO DESHET,JU QOFSHI!

  4. elton says:

    Po ca eshte kjo ndarje lene komuna te ekzistojne komuna qe nuk kane kurrfare kushtesh per te ekzistuar dhe duan te mbyllin GOLEMIN .
    gOLEMI KUNDERSHTON. KOMUNA E GOLEMIT KUNDERSHTON PASI KJO ESHTE NJE PADREJTESI SHUME E MADHE PER NJE ZONE E CILA E KA NEN MBIKQYRJE NJE SERE FSHATRASH NJE VIJE BREGDETARE PRE 16KM DHE NJE POPULLSI PREJ 15.000 BANORESH REZIDENTE E CILA SHUMFISHOHET NGA DITA NE DITE PA LLOGARITUR VEREN.

  5. Po pse more ke pyetni ju per reformen territoriale.Kryetaret e Komunave…?Po a pyetet ujku nese do t’i heqesh melqite nga qafa…!. Si mund te pyetet nje kryetar komune i cili eshte ngulur perjetesisht ne krye te komunes dhe nuk di te beje asnje pune tjeter pervecese kryetar. A e dini ju o deputete qe keni marre persiper te kryeni reformen se kjo eshte çlirimi i dyte i Shqiperise, se do te çlirohet populli nga ato bandite qe me 150-200 apo 1000 vota maksimumi eshte shpallur pasha ne territorin e tij.Çfare pergjigje do te thote pashai, te leshoje pashallekun…?.Prandaj mos beni te tilla gabime trashanike te pyesni kryetaret e komunave per reformen territoriale se shte shume ironike.Populli eshte dakort qe te çlirohet nga pashallarat, bejleret dhe agallaret e shek.21-te qe i kane zene frymen.Mos i terhiqni nga presionet e ketyre krimineleve.

  6. Hasani says:

    po PD nuk i intereson reforma se humbet ato komunat e vogla qe i ka te vetat: http://bit.do/ja-pse-pd-eshte-kundra-reformes-administrative

  7. Vjosa VL says:

    Komentuesit Buna SH. Te falenderoj qe paske lexuar dhe vleresuar komentin tim. Nuk po zgjatem,pasi nga vet komenti dhe fjalori i perdorur ,kuptohet niveli arsimor e kulturor qe kini. Edhe nje here ju faleminderit e gjithe te mirat.

  8. shkelet says:

    Neni ka me pak rendesi se kushtetuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje