Turi në Ballkan/ Ndihmës Sekretarja e DASH viziton nesër Shqipërinë

11 Korrik 2014, 09:44Politika TEMA

Ndihmës Sekretarja e SHBA-së për Çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland viziton nesër Shqipërinë.

Vizita e saj u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nuland  do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri.

Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.

Zyrtarja e DASH  do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Ndalesa e parë do të jetë sot në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku do mbajë një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor.

Nuland do takohet me qeveritarë kroatë dhe liderë të rajonit që do jenë në konferencën për sigurinë rajonale e energjinë.

Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.

Në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive.

Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë, etj.

4 komente në “Turi në Ballkan/ Ndihmës Sekretarja e DASH viziton nesër Shqipërinë”

  1. taso kume says:

    QE do veje ne SHKUP ben shum mire per momentin,por ishte me mire te kethehej me pare ne ATHINE ,TIRANE DHE SI KA DEKLARUAR NE SHKUP,ne si dhe GREKET jemi per eleminimin e kesaj MINIJUGOSLLAVIE shume eterogjene per te mbijetuar megjithate te shikojme zonjen ne fjale me çfare porosia ka ardhur nga WASHINGTONI, mendoje ata qe e krijuan u eshte mbushur mendja qe nuk munde te mbijetoje si shtet homogjen e demokratik.

  2. Here we go again. says:

    Do vije qe ti terheqe veshin Rames per brockullitjet e Maqedonise. Rama urgjentisht duhet qe te nderroje keshilltaret e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje