Kushërinjtë Klodian dhe Gazmir Gjozi, të arrestuar për vrasjen e bankierit Artan Santo, kanë deklaruar në polici se nuk kanë qëlluar asnjëherë me armë zjarri, por sipas dosjes hetimore, rezulton se në duart e kushërinjve të arrestuar janë gjetur gjurmë baruti.
Madje policia dyshon se edhe motori i tyre është i ngjashëm me atë të vrasësve.
Dy të dyshuarit janë ndaluar teksa lëviznin me një automjet tip “Benz ML”, ndërsa motori në pronësi të shtetasit Klodian Gjozi është gjetur në një servis në afërsi të Rinasit.
“Kemi qenë duke punuar tokën deri kur ka ardhur policia e zonës dhe ka thënë se do të paraqiteshim në polici bashkë me Klodianin për të dhënë shpjegime. Kemi hipur në makinën time dhe jemi nisur për në shtëpi për t’u ndërruar. Gjatë rrugës na ndaloi policia dhe na shoqëroi”, thotë në dëshminë e tij shtetasi Gazmir Gjozi.
Edhe ai njëlloj si kushëriri ka deklaruar se nuk ka qëlluar kurrë me armë zjarri apo çifte.
Mirëpo sipas akt-ekspertimit, është konkluduar se: “Në dy shiritat ngjitës të etiketuar për secilën dorë të shtetasit Klodian Gjozi, u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishme edhe tek mbetje të qitjes me armë zjarri me prejardhje nga barutet”.
Sipas gazetës Mapo, janë edhe nëntë dëshmitarë që thonë se kushërinjtë kanë qenë në fshat kur ka ndodhur krimi.
Vrasja e bankierit mbetet ende e pazbardhur, ndërsa pistat ku po hetohet janë të shumta.
nuk besoj se keta jane vrasesit e Santos duhet te shtrihet me shume hetimi….
http://comes.ee/5yZ
A ha, jeni bere per te qeshur me keto lloj arestimesh.
Gjeni fajtoret e vertete e ne se jo se ndodh qe nuk zbulohen ,lironi djemte se arestimi tyre shton me shume paaftesine tuaj.
Jasht kesaj teme,desha te di pse Artan Didi i mban musteqet,duhet ti heq se ofendon ata qe i mbajne .artan didi kur eshte kapur ne Lazarat eshte perdhunuar e ju kujtoni rripin per Strazimirin.
O sokrat tyta ..ti dhe lazaratsit e tjere si puna jote ti runi kallashin didit…se ju shkel si morra
po duhen pyetur me ke i kane tokur duart kur u arrestuan se qellon qe personi qe ju ka dhene doren ju ka lene edhe gjurmet e barutit. kot po ja fus se ndoshta ska lidhje
Llogjika te ben te mendosh qe kta djem edhe po te ishin vrasesit nuk do ktheheshin ne shtepi direkt pas vrasjes! E kuptoni ca policie kriminalistike kemi ne, thote qe jane gjurme baruti, kur kta motorin e kane te NGJASHEM e kane te pakten 9 deshmitare! hajt mo
Policia te shikoje edhe banden e Rezart Tacit!…. ?
E ke gabim,R.T (rrota) e ka rradhen pas ketij ,nqs nuk kthejne mbrapsht leket qe i kane vjedh Azerit.
Pse ka bande Taci? Sot po e degjoj.
Te shkosh te punosh token me Benz ML ,hajde mirqenie hajde.Ca mbillni ju andej???
Keta ketej punojne arat, e ketej bredhin me Benz ML?? Nejse kjo, po arsyen, motivi i vrasjes kush eshte? Ca u duhej ketyre bujqve me Santon? Vetem arsyet nuk i marrim vesh kurre neve ne keto vrasjete bujshme!
edhe Sanduço ke filmi me Katanin derra rriste por kur e telefononte dikush mirte armen benten nje vrasje dhe kthehej dhe derra rriste prap.
mos u trego injorant, jane te tjere qe kishin pune me te ndjerin, keta thjesht “ben nje ekzekutim” dhe kaq.
Pastaj, njihet ajo zone andej per njerez qe rrine prapa ferres duke pritur per te vrare. s’ke c’ben eshte lloji i harabelit.
Atëherë sipas injorancës time;duke qenë se Tani kafenë njeri i mirë nuk ka të bëjë fare me njerëz ordiner siç janë vrasësit, duhen parë marrëdhëniet me kolegët në bizneset që ai kishte, dhe dy janë gjërat o ka qenë konkurrent shumë i fortë per kolegët ose ka ditur gjëra më shumë se duhej të dinte
Kta te dy jane kriminele po kte vrasje nuk e kane bere keta,kana qene duke plugu token me ML
Tahiri ben sikur po gjurmon vrasesit !!!!
Mos more Tahir se nuk i han populli keto .Vrasesit
i njihni mire ju .
Nitritet dhe nitrated mund te jene edhe ne toke si pasoje e fertilizesve me permbajtje azoti apo dhe mineraleve te tokes qe dy te dyshuarit kane qene duke punuar. Keto jane prova te pamjaftueshme. Ajo qe duhet tani te provohet eshte fakti nese toka (dheu) qe te dyshuarit thone se po punonin mund te jape rezulatat pozitiv ne testin e pranise se barutit ne duar. Ekspertet e kriminalistikes nuk ja kane shume haberin punes dhe jane shumica te paafte per te kryer kete detyre.
Kur po ulletoja nga shqipria ngjermani afer sendiles kisha i cun nga tirona
Ai mtha ce kap zona milotit deri nfush kruj shumica e rinia kishin pun vrasje me pages i drogoshin ene pastaj i conin per mision kjo tha ai osht 100% e sigurt
S’te fal (klajdi&flori)