Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me të cilën bisedoi për çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të sfidave që ndesh zhvillimi i reformave pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Në fillim të takimit, Ndihmës Sekretarja Nuland uroi Presidentin Nishani për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.
Presidenti Nishani falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe mbështetjen e dhënë në përgjithësi për të gjitha proceset demokratizuese, duke veçuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe procesin e integrimit europian, si arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe si kontribute për paqen dhe stabilitetin në Rajon.
“Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria ka potenciale ende të pashfrytëzuara në burime natyrore, turizëm, infrastrukturë, energjitikë, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për investime, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Projektit Trans Adriatik për diversifikimin e transportimit të gazit.
Më tej Presidenti, pasi u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut, informoi bashkëbiseduesen për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.
Në fund të takimit, u shkëmbyen mendime për rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan,” thuhet nw njoftim zyrtar.
Në vijim të takimeve zyrtare në Tiranë, Ndihmës Sekretarja e Shtetit të SHBA Victoria Nuland u takua me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, me të cilën bisedoi rreth forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA, ecurisë së reformave në vend dhe mbi zhvillimet në rajon.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të SHBA në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, si dhe për rolin personal të Nuland në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Zyrtarja e Departamentit amerikan të Shtetit e uroi Kryeparlamentarin Meta për miratimin së fundmi të statusit të vendit kandidat për në BE duke nënvizuar se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave të nevojshme për progresin e vendit drejt perspektivës evropiane.
Ajo shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë presin që politikbërja e Shqipërisë dhe e rajonit të afrohet me standartet evropiane, dhe në këtë drejtim Kuvendi do të shërbejë si një platformë solide e dialogut politik, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, në mënyrë që reformat e ndërmarra të japin rezultate të prekshme.
Në këtë kuadër, mirëpritet dhe inkurajohet kontributi pozitiv i opozitës dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
Meta dhe Nuland biseduan gjithashtu mbi forcimin a bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA, ku Kreu i Kuvendit vuri në dukje se Qeveria po ndërmerr masat e nevojshme për përmirësimin e klimës së investimeve, dhe duke theksuar se Shqipëria mbetet e hapur për rritjen e pranisë së kompanive dhe ekspertizës amerikane në vend e në rajon.
Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, Meta shprehu mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e demokracisë në Kosovë, dhe theksoi se për sa i përket ngjarjeve të fundit shqetësuese në Maqedoni, “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”.
Ti Nishano mos u merzit , se raporte e semundjes tende ti pergatit Doktor Saliu.
Dëgjo mor president pa kokë? Influenca politike në drejtesi dhe,këtë s’ka shqiptar qe nuk e di është tani per tani vetëm e dy njerëzve,- e bujar nishanit dhe e sali berishës? I njeh apo jo? Këta dy emra nuk ja the znj. Nuland! Kobure partiake !?
O Nishano ta terhoqi icik veshin eee: http://bit.do/Nuland-kritikon-Nishanin