Lejet e ndërtimit tek Shkëmbi i Kavajës/ Prokuroria nis hetimin mbi pasuritë e 8 zyrtarëve të Komunës Rrashbull

13 Korrik 2014, 12:21Politika TEMA

Task Force në Prokurorinë e Durrësit ka nisur verifikimet dhe hetimet në lidhje me pasuritë e 8 zyrtarëve të komunës Rrashbull, paralelisht me hetimin penal për to. Burime nga organi i akuzës pohojnë se dyshohet se 15 lejet e ndërtimit të dhëna në zonën e Shkëmbit të Kavajës janë dhënë jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe kundrejt përfitimeve material.

Në këtë kuadër, Prokuroria ka nisur verifikimet për pasuritë e zyrtarëve fillimisht përsa i takon pronave apo pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tyre apo të të afërmve, por edhe mbi llogaritë bankare që mund të posejdojnë në bankat e nivelit të dytë apo trasaksioneve që mund të jenë kryer.

Nga të dhënat e prokurorisë mësohet se hetimi ka nisur rreth 5 muaj më parë, pas kallëzimit të policisë, në lidhje me 15 leje ndërtimi të dhëna në zonen e rërës, në të cilën nuk lejohet ndërtimi. Këto leje janë miratuar vetëm pak ditë para vendimit të shtatorit të 2011, që urdhëronte pezullimin e lejeve të ndërtimit me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë deri përfundim të studimit të planit të përgjithshëm.

Arrestimi i 8 të dyshuarve është bërë me vendim gjykate, ku 5 prej tyre janë lënë në “arrest me burg” ndërsa 3 të tjerë janë liruar me masën “detyrim për paraqitjeje”. Pas ndalimit nga policia, asnjëri prej të dyshuarve nuk ka pranuar të japë shpjëgime për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të ngritur ndaj tyre.

13 komente në “Lejet e ndërtimit tek Shkëmbi i Kavajës/ Prokuroria nis hetimin mbi pasuritë e 8 zyrtarëve të Komunës Rrashbull”

  1. daenko says:

    Baterdia,katastrofa tashme ka ndodhur.Kjo eshte rezultante e qeverisjeve te tmershme ite dyja kraheve te politikes.Keta qe po procedohen jane veglat e ustallareve lart ne majen e plitikes.

  2. vasili says:

    Te gjithe te korruptuarit duhet te vene ne burg,kryetari i rrashbullit, vasij gjoni,antar, e te tjere qe kane abuzuar dhe u duket se jane ne pronat e babait.

  3. Gezimi says:

    E kam theksuar dhe do e theksoj gjithnje qe te hetohen te gjithe kryetaret e Komunave, pasi, pas “punes” se tyre, fshihen baterdi dhe maskaralleqe ta llahtarshme, kryesorja nga te cilat eshte detyrimi ligjor per dhenien e dokumentit te tokes fermereve. Ndersa, mashtrimi me mbivendosjen e trojeve perben ndoshta krimin me te madh, per te cilat askush nuk po mban pergjegjesi. Hetojini dhe do shihni vertetesine e ketyre fakteve!

  4. . says:

    ==================================================

    Te prishen …. pse keta te gezojne dhe ne te vuajme ?

    ==================================================

  5. Li says:

    Keni edhe kryetarin e komunes se Golemit qe ka ndertuar hotel dhe supermarket jashte vijes bregdetare dhe mbi rruge!

  6. qytetari says:

    Eshte e vertete qe pas puneve te kryetareve te komunave fshihen afera miliona e dhjetra miliona euro-

  7. 'stili> says:

    Te gjithe hajdutet jo vetem ne burg , por tu sekuestrohet tere pasuria e pa ligjeshme, keshtu luftohet korrupsioni vjedhjet me ane te postit qe te jep shteti .Fara e keqe duhet shkulur n ga rrenjet ,.!!!

  8. salah says:

    Nuk kishte të njëjtin problem rreth 10 vjet më parë (Artan Lame, Arben Golemi, Fatos Nano, Alexander Muca / Spartak Braho) ku çdo gjë u shkatërrua. Nuk ka ligje, nuk ka prokuror punon në Durrës, gjykatësit dhe kryetarët e korruptuar dhe e kanë të gjithë familjes Lefter Koka, Vangjush Dako familjet e kompanive të tyre të ndërtimit. Dumber si talebanët janë këta njerëz dhe miliona ton të fëlliqur u hedhur nga firmat e ndërtimit në det

    1. miri says:

      o salah cdo gje qe the eshte e vertete.Eshte e pabesueshme qe shum komentues jan te idese qe kryeministri ri eshte me mire se ai plehra qe iku.

  9. nora says:

    Mos kapni peshkun e vogel, po nuk ua mban per peshqit e medhenj, ne e kemi te qarte shume mire si popull, ata qe e shkaterruan kete vend duhet ta paguajne, po kush do ta beje kete?

  10. Durres says:

    Ky jo vetem qe e ka hak burgun, por ti sekuestrohet pasuria me te cilen krekosej sikur ja kishte lene baba. Te arrestohet dhe arkitekti I shkaterrimit te Durresit Dako, se per kete ska nevoje per fakte, I di gjithe populli, sla lulishte pa bere pallate…

  11. erjon says:

    Fakti qe denohen hajdutet e rangut te ulet dmth te ashtuquajturit peshqit e vegjel tregon se ne te vertete nuk po luftohet korrupsioni e vjedhjet per te vene drejtesi ne kete vend ku eshte bere baterdia me vjedhje pronash por kjo eshte vetem per ti hedhur hi syve te popullit si dhe nderkombetareve, qe gjoja ne po luftojme korrupsionin.
    Peshku qelbet nga koka,prandaj po nuk u denuan kapobandat smund te flitet per lufte kunder korrupsionit.

  12. Nje i zakonshem says:

    Jo me kote kemi then qe Edi Rama dhe qeveria e tije ndodhet para sfidave te medha.
    Ne se Edi Rama mban premtimet e dhena per te drejtuare kete shtet kemi shprese se simbas kohes çdo gje do veje ne vendin e vete.
    Populli do drejtesi dhe drejtesia arrihet kur ai shprehet se tani te gjitha gjerat kane shkuare ne vendin e vete ne te kundert shteti nuk behet dhe populli nuk eshte i qete.
    Populli thote:Te hetohen me pergjegjesi te gjithe kryetaret e komunave dhe aty do gjeni çudirat e botes qe veshtire se der dje i shkonte ne mend njeriut.Pse ka ndodh kjo? sepse ketu kane qene votat per ti marre me dhune per ti nxjerre nga populli me doren e ketyre kremineleve gjoja te zgjedhur.
    Populli kerkon burgim te atyre po se po dhe maksimalishte por ajo qe ne presim eshte sekuestrimi total pa dallim X dhe y i imi i yti te gjithe ne site te gjithe para ligjit,ne te kundert ne shqiperi kure nuk ka per tu hequr arma nga dora edhe ne brezat e ardhshem se fenomeni trashegohet dhe kurre nuk ndalet po si vure ligin dhe drejtesine perpara.
    Oj ska kryetar komune pa vila.pa toka pa resorante,pa hotele pa miljona euro ne banke pa makina lluksoze dhe me e shemtuara ne kete histori eshte se keta jane te gjithe pa asnje klase shkolle,ketu eshte dhe çudija qe populli nuk duron dot me nje poshtersi kaq te madhe dhe diferencim galopant.
    Ne e dime qe keto qeveria po i shoshit por kembngulja dhe vendosmeria duhet me e madhe dhe me transparente se ky popull veshtire se ngopet me luge boshe tani mbasi per faj te kremineleve ka kapu fundin dhe ska se çfar te beje me.
    E kam thekesuare dhe e perseris se nuk kam qene dhe nuk jam kurre me Enverizmin por per ate qe i bene tradhetarevet te ketij populli çdo nate therres : Per keta kreminele dhe politikane te babezitur vetem ai ja u vinte litarin tek sheshi dhe zbatohesh thirrja : Ne emer te popullit.
    Te gjithe ata qe kane vjedhur,kane vrare,kane grabitur çdogje jane kundra kesaj,por mendoni se mbare populli dhe kombi do drejtesi dhe jo poshtersi siç duane keta qe kane 23 vjete qe thithin gjak fukarai çdo dite dhe na derdellisin se ata prune gjoja demokracine.kjo eshte turpi i tyre dhe fundi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje