Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana: Drejtuesit e rinj të dalin nga skutat e klientelizmit të pistë

13 Korrik 2014, 11:36Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Jemin Gjana komenton përmes një postimi në rrjetin social Facebook procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ndërsa apelon që drejtuesit e rinj të partisë më të madhe opozitare të dalin nga skutat e klientelizmit të pistë. Ndërsa vlerëson procesin e zgjedhjeve, Gjana shprehet se për herë të parë drejtuesit e PD në rrethe nuk u dikutuan nga lart, por u zgjodhën nga anëtarësia përmes votës.

“Prandaj drejtuesit e sapozgjedhur duhet të dalin realisht nga skutat e klientelizmit të pistë që na ka kushtuar shumë, duke e anashkaluar vlerësimin ndaj aktivitetit politik të cdo anëtari dhe duke ndërtuar oborrin e miqve, shokëve, sekserëve për pagesa, të lidhjeve me ata që në cdo moment bëheshin të gatshëm të paguanin, apo të dinin të mblidhnin përfitime dhe për vete dhe për shefin”, shkruan Gjana në postimin e tij në rrjetin social.

Postimi i plotë

Këto ditë u përmbyllen zgjedhjet në PD në të gjitha rrethet e vendit përjashtuar Tiranën ku procesi nisi më vonë.Mendoj se kësaj here, ndryshe nga gjithë herët e tjera ka patur disa risi për t’u shënuar.Procesi i anëtarësimeve të reja së bashku me përditësimin e regjistrimit për gjithe anëtarësinë ekzistuese njohu dimensione të reja, larg listave të bëra nga zyrat apo tavolinat e kafeneve. Anëtarësimet u bazuan në të dhënat e dokumentit më serioz, që ka një set të dhënash sic është karta e identitetit. Kemi tashmë një regjistër serioz dhe të besueshëm, lehtësisht të kontrollueshëm e menaxhueshëm për cdo rast. Risia tjetër e rëndësishme ishte gara e hapur. Nuk u pengua askush të garoje, përvecse atyre që një set kriteresh të përcaktuara paraprakisht, i pengonin të ishin pjesë e garës. U zgjodh udha më e drejtë, kriteret përcaktohen nga lart, vota është e anëtarësisë, ndryshe nga gjithë herët ku kandidatët jemi përpjekur t’i diktojmë nga lart.

Nuk kam njohje për gjithë të zgjedhurit, por dy gjëra do i deshiroja shumë:  të kenë dalë në krye njerëz që jane marrë me partinë, kane drejtuar seksione, komisione, shtabe e fushata dhe nuk e kanë parë partinë nga jashte e nga larg, sepse hierarkia dhe në parti e ka të domosdoshme ngjitjen shkallë pas shkalle. Se dyti të jenë prej atyre qe nuk i kanë bërë dredha partisë sa here ua ka dashur puna e tyre. Nëse ka ndodh që këto kritere ndonje i zgjedhur t’i ketë me pakice i duhet ta mbledhë mendjen se nuk ka marrë celësat e një zyre po ka dale në krye të demokratëve për ti udhëhequr.

Do uroja shume që fituesit në hapin e parë të tyre ta ndjejnë veten përbashkues dhe të atyre që i votuan dhe të atyre që ua dhanë votën kundër. Nuk e kemi luksin për të patur palë që i tregojnë gishtin njëra-tjetrës.Vlerësimi politik është kërkesa kryesore që ka dalë nga analizat dhe nga ankimimet e demokratëve.

Prandaj drejtuesit e sapozgjedhur duhet të dalin realisht nga skutat e klientelizmit të pistë që na ka kushtuar shumë, duke e anashkaluar vlerësimin ndaj aktivitetit politik të cdo anëtari dhe duke ndërtuar oborrin e miqve, shokëve, sekserëve për pagesa, të lidhjeve me ata që në cdo moment bëheshin të gatshëm të paguanin, apo të dinin të mblidhnin përfitime dhe për vete dhe për shefin.

Demokratët kanë qenë e janë të bindur për mundësitë e kufizuara, por kur mundësitë përdoren për tarafe e interesa zemërimi i tyre nuk njeh kufi.  Ky është njëri prej mësimeve që duhet të njerrim nga rezultati i 23 qershorit të kaluar. Shifra mbi 100 mijë anëtarë partie dhe lumi i dëshirave për të konkuruar tregojnë se PD është forcë politike që njerëzit e duan, ia dinë dhe forcën dhe peshën në jetën e vendit.

Obligimi i gjitheë të zgjedhurve është të mos e nëncmojne dhe të mos e anashkalojnë bashkësinë e këtyre vullneteve politike që lypin progres. Duhet të pranojme se si forcë politike kemi bërë gjëra madhore për Shqipërinë, kemi bërë punë të mira, edhe kur nuk kemi ndihmuar së paku nuk kemi penguar, por kemi bërë gabime që po i përsëritëm nuk na falen. Zoti na ndihmoftë për nga e mbara.

 

5 komente në “Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana: Drejtuesit e rinj të dalin nga skutat e klientelizmit të pistë”

  1. Doli ky cigano-arixhiu derrokrat !
    Kta cigant islamike duhen deportuar nga shqiperia ,nqs do shikojm cfar semundjesh e mjerimi i kan sjell ktij vendi ,ktij populli ,ksaj shoqerie

  2. 'stili> says:

    Pse paska patur skuta te klientelizmit te piste, more ish mininister e ish bashkestudent ?Kaq vjet I sherbeve devotshmerisht ketij klientelizmite piste politik e me shume korruptiv percares , destabilizues , polarizues, vrastar etj , po te isha ne vendin tend me e pakta qe do beja eshte goje kycja, terhiqu skuqu e turperohu se ku e coj politika jote si jenicer I padishahut tend Sali .Shikoje Kukesin tend ku u katandis , as uje per te pire normalisht nuk ka energjia nuk paguhet , varferia I jep Kukesit tend me merite vendin e pare,.Tani na jep porosite si te ecim ne te ardhmen, turpi qofte per ty e per ate palopatine tende .!!!!!

  3. ILIR says:

    PO ik or Emin se do hash ndonji dru nga Saliu prap,apo i harrove kur ishe deputet sa futeshe ne zyren a Saliut vetem shepulla turijve merrje dhe asgji tjeter.

  4. . says:

    ======================================================

    Ceta-Veriore PD vazhdon te shperbehet sapo krimineli

    Ali Bisha te vdese apo te arrestohet do shuhet e terra.

    ======================================================

  5. Koco says:

    Kjo parti tashme eshte kethyer ne nje palo parti teroristesh , me tritoln me drogen , me ngujime valla greva e lloj lloj karagjoslleqesh, tashme na paralajmerojne protesta ne muajin Shtator Perse ? nje zot e mer vesh dhe ai eshte djalli Sahli Xhihadisti i cili kerkon vetem turbullira e trazira per te shpetuar lekuren e banditeve te tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje