Strategjia/ PD nis organizimin e protestave në shtator

13 Korrik 2014, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike do t’i rikthehet protestave me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Në një kohë që forca më e madhe e opozitës po përfundon procesin e zgjedhjeve të brendshme, i cili do të përmbyllet me Kuvendin Kombëtar Zgjedhor nga ku do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar si dhe do të miratohen ndryshimet statutore, demokratët kanë planifikuar që prej muajit shtator dhe në vijim të organizojnë një seri protestash në Tiranë dhe rrethe. Burime nga PD konfirmojnë se protestat do të kenë në qendër të tyre situatën ekonomike, e cila vlerësohet nga forca më e madhe opozitare, si shumë e rëndë.

Gjithashtu një tjetër motiv në këtë qëndrim është edhe mosmbajtja e premtimeve elektorale nga Qeveria, për të cilën opozita renditet mos realizimin e legalizimeve falas, mosmbajtjen e premtimit për shëndetësi falas, mosuljen e taksave, mos mbajtjen e premtimeve për hapjen e vendeve të reja të punës etj. Një tjetër arsye që do të përdoret nga drejtuesit e PD për thirrjen e mbështetësve të tyre në protest është edhe ajo të cilin zyrtarët e opozitës, e cilësojnë si lidhjet e mazhorancës me krimin dhe persona me të shkuar me precedent penalë. Burimet nga PD theksojnë se në dallim nga protestat e zhvilluara deri më tani, që janë mbajtur vetëm në Tiranë, ato do të shtrihen edhe në rrethe ku organizimi do t’I besohet drejtuesve të rinj të degëve dhe deputetëve sipas qarqeve.

Gjithashtu mësohet se PD do të mbështesë ccdo protest që do të organizohet nga grupime të caktuara shoqërore si ish-të përndjekurit politikë apo sindikatat e pavarura, të cilat gjithashtu kanë deklaruar organizimin e protestave duke filluar nga muaji shtator, që përkon me nisjen e sesionit të ri parlamentar, pas një ndërprerjeje të veprimtarisë së Kuvendit nga fundi i korrikut deri në mesin e shtatorit.

 

13 komente në “Strategjia/ PD nis organizimin e protestave në shtator”

  1. beni says:

    Sali serbi dhe Luli serbi i vogel i kane mare udhezimet qe te mos zhvillohet ky vend se keshtu e urdherojne sherbimet sekrete serbe o bura te pengojme sa te mundim dhe u shpik sheri ne parlament.Keta mendojne se ky popull eshte budalla po kesaj radhe nuk kane nga te shkojne serbomadhet.do ti marim me huuuuuuuuuu.

  2. xh says:

    Le te provojne perseri e do te shohin sa te vetmuar do te jene.PD eshte sot simbol i nje force politike te mallkuar per ate cka i ka bere e po perpiqet ti beje ketije vendi

  3. croza says:

    a mortja qe s’ju bie

  4. ben says:

    Si gjithmone Pd-ja,futja pordhes,stil i vjeter shume.

  5. Alda says:

    Zotri kjo Eshte strategjia juaj per zhvillim Shqiperise.

  6. Treviso says:

    Rendesi ka qe te mbeshtesni protestat e gejve, se protestat e tjera nuk kane nevoje per mbeshtetjen tuaj.

  7. Gezimi says:

    Ketyre u eshte prishur rehatia e Lazaratit, prandaj do protestojne. As nuk e kane kuptuar se gjendja katastrofike e Partise se tyre eshte rrjedhim i drejtimit krejtesisht primitiv i ish kryetarit dhe i strukturave te atrofizuara me kohe! He per he nuk ka ilac, vecse nje spastrim total i saj, qe veshtire se mund te ndodhe! Ndjese paste!

  8. . says:

    ================================================================

    Sa here ke folur per “strategji” dhe mender nje mut te madhe ….

    Ceta-Veriore PD eshte shperbere dhe do tretet e terra sapo

    krimineli Ali Bisha dhe Ti te arrestoheni.

    =================================================================

  9. Leme says:

    Per kete jeni ju per asgje tjeter mjere ata qe bien preja juaj. T i Gjarperi Basha sdo vazhdosh dhe shume me kete rruge se askush sdo te ndjeke. Ju ka ardhur fundi dhe beni si cakenjte e doni te hiqni vemendjen nga ato qe keni bere e do jepni llogari.

  10. liu says:

    jam shume dakort per daten nga fillimi i shtatorit ka lezet pse tashi do bejme greva tashi jemi me pushime bravo lulush shume mire e ke menduar po nqs ka akoma budallenj te te vine pas meri pas plazhit te bejne banjo ne zogu i zi

  11. Gora says:

    Ik luli ne plazh se si plasi kujt per demostrata.

  12. gjeramadhi says:

    ky ose eshte budalla ose i pjerdhur nga trute , si nuk tha nje llafe te mencme ?

  13. maximus says:

    ne menyre figurative, kete pd-ne me saliun ne krye mund ta pershkruaj ne kete menyre ; , shqiperia eshte si ajo varke gjysem e mbytur ne mes te oqeanit, kurse pd-ja eshte si ajo spiranca e mbytur ne fund te oqeanit, por qe kerkon te mbyte edhe varken (shqiperine), dhe qe varka te shpetoje duhet nje here e mire te keputet kjo spirance(pd) dhe te vazhdoje rugen e saj te pashmangshme, drejt fundit te oqeanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje