Osman Stafa është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, përballë Adi Mukës, një biznesmen transporti i supermbështetur nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në qendër.
Për gati dy javë, procesi ishte futur në krizë, për shkak të diktimit të procesit nga SHQUP-i, të cilët synonin nxjerrjen e Mukës kryetar të PD në Durrës. Për këtë disa kandidatë dhanë dorëheqje dhe dega e Durrësit doli jashtë loje.
Pas raundit të parë në balotazh doli Osman Stafa, një anëtar i vjetër i PD në Durrës, ish punonjës i policisë tatimore, dhe Ardi Muka, një biznesmen që është marrë me transport mallrash, por që nuk ka qenë pjesë e strukturave të PD më parë.
Gara u bë me e fortë për shkak se dega e PD në Durrës, u nda keq një vit më parë, mes Olldashit dhe Bashës, dhe u desh ndërhyrja e Berishës nga qendra, të ribëheshin lista të reja dhe të ngushtohej rezultati në favor të Bashës.
Gjithë ish zyrtarët e pushtetit të Partisë Demokratike në Durrës , dhe deputetët e asaj zone u rreshtaun me Bashën. Kjo ndarje u ruajt dhe në këto zgjedhje.
Muka ishte i supermbështetur nga Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Arqile Goreja, Sabah Jemishta, Ferdinand Xhaferi, etj. Fituesi përballë tij ka një profil të ulët politik, por është militant i vjetër i Pd. Ai më shumë se sa mbështetje emrash ka pasur në favor alergjinë që ngjallin në PD e Durrësit ish pushtetarët e PD, që deshën të diktojnë garën. Në një farë mënyre ajo lojë e pistë që Basha dhe Berisha bën ndaj Olldashit një vit më parë, ju kthye në bumerang në zgjedhjet brenda tyre.
Kush eshte Osman Stafa
-Ka mbaruar studimet e larta Ekonomi-Financë 1987-1991
-Lider i lëvizjes studentore dhjetor 1990
-Firmëtar në themelimin e PD
-Kryetar i grupit të grevës në takim me ish kryeministrin Adil Çarçani
-Për tërë kontributin e dhënë është dekoruar me medaljen e Trimërisë
-1992-1994 Kryetar i policisë financiare Durrës-Krujë
-1994-1997 ka punuar me detyrën e shefit të komisiariatit Përmet, Berat, Lushnje.
-Në vitin 2000 ideator dhe financues i bustit të Azem hajdarit
-1997-2007 sektori privat
-2007-2013 Punon në administratën tatimore Tiranë
– nga shkurti 2013 i papunë (sektori privat)
Bravo Osman Stafa…E meritoje urimeeeeeeeee
Oerta ishte me burgine…jo se e rru njeri se me ke ishte po per korrektese. Xhaferrin e rujten per rrote rezerve, arqileja nuk e lujti shume etj. Basha s’ishte me njeri kurse stafa ishte me ata qe ka frike mero se e njohin mire…
si ka mundesi qe TEMA ti bej reklame nje kryetari te PD.
Ka punuar tek tatimorja 2007-2013
O sa I paster esht ky ne ndergjegje dhe korrupsion
Vetem qe ja fute lule bashes hallall
nuk ka qene thjesht specialist tatimor, por drejtor i madh tatimesh
….dhe mundohu t’i ngjash Qemalit!
Ishte e vetmja alternative per momentin per te hequr qafe pronaret e demokracise pas vitit 2005.Po shpresat jane te pakta.E kemi thene shpesh se misioni i PD ka perfunduar.Ktheu pa gjakderdhje sistemin(makbethet kishin frike per ate gjeme qe i shkaktuan popullit ne vite) dhe kaloi pasurine kombetare ne duart e ish nomenklatures.Tashme kjo loje po mbaron.Le te shpresojme ne ngritjen e nje te djathte serioze dhe te vertete.Vendi ka nevoje per te.Na mbyten horrat, hajdutet dhe te paaftet.
Osmoni mori 100 vota me shume se ne balotazh e Ardi vetem 3.
Votat e Dritan Burgise kaluan si bllok per Osmonin dhe duhet te dini se Burgija ishte i mbeshtetur nga grupi kunder Bashes..pra Osmoni pati rritje 100 vota ku jane 85 votat qe mblodhi Burgija e kusuri votat e kandidatit Keci,.
mendohet se Mukes ju shtuan votat nga ata qe votuan Linda Hoxhen e kjo mori ne balotazh vetem 4 vota.
Desha te them se klani kunder bashes u hakmor duke votuar per Osmonin,u hakmor se Muka doli si figura me e paster qe nxiu kandidatin ordiner e mashtrues Burgija.
Partia Demokratike do te prodhoje gjithmone humor te rendomte me punen e saje. Kjo parti eshte si nje peme qe ka vitje qe ju kan thare rrenjet. Tani qendron mbi toke pa rrenje. Nje fortunal te fryje do ta shkaterroje plotesisht. Fortunale priten plot. Fortunali me i forte do te jete kur te niset nga Europa dhe Amerika dhe ti bashkohet Shqiperise. Atehere do te shikoni se çfar do ndodhi me partine Demokratike dhe kriminelin Lulzim Basha.
Urime Osman, te shkofte mbare puna
Ish shoku i punes,Agroni Shkoder