INTERVISTA/ Jaho Mulosmani: Për Fatmira Hajdarin dhe të tjerët (PJESA E DYTE)

13 Korrik 2014, 15:50Politika TEMA
INTERVISTA/ Jaho Mulosmani: Për Fatmira Hajdarin dhe të tjerët

(Vijon nga dje)

Mira Kazhani: Çfarë ndjesie të krijon fraza: “I dënuar i përjetshëm”. Ka çaste kur nuk ke më fuqi e do të dorëzohesh, mos të shpresosh më për lirinë tënde…?  
Jaho Mulosmani: Ka çaste që ndihem keq dhe aq më tepër kur e di që je dënuar për diçka që s’e ke bërë. Thjesht u gjenda në vendngjarje.  Unë nuk e kam fshehur kurrë. Edhe të nesërmen në një bisedë që kam pas me Perikli Tetën,  ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, s’e kam fshehur që isha aty.  Pse? Sepse nuk kisha pse ta mbaja sekret. Nuk kisha asnjë arsye. Nuk ishte diçka e organizuar.

Mira Kazhani: Ju pse u dorëzuat? Jeni penduar që e bëtë, kur mund të kishit ikur, mund edhe të kishit përfituar azil politik diku?
Jaho Mulosmani: Unë nuk jam dorëzuar. Mua më kanë arrestuar. Jam arrestuar nga policia e shtetit të asaj kohe. Janë përralla ato që thuhen lart e poshtë. Jo e morën , jo u dorëzua. Shpikje!

Mira Kazhani: E dija që ishit dorëzuar…
Jaho Mulosmani: Unë nuk i ndal dot hamendësimet. Unë jam arrestuar. Dhe normal që më kanë arrestuar dhe i kam lejuar. Edhe pse isha në vend tim, ne rrethin tim, isha në Tropojë. Por nuk jam dorëzuar dhe normal që për hir të uniformës do i lija ata të bënin detyrën e tyre.

Mira Kazhani: Ju i keni konsumuar të gjitha fazat e apelimit të çështjes. Ku e bazoni shpresën në mos për lirinë, për uljen e dënimit tuaj?
Jaho Mulosmani:  E para unë e kam bë shumicën e burgut.  Dhe në asnjë shtet të Evropës nuk ka dënim 101 vjet burg.  Por të gjithë ata që e kanë dash me pastërti Azemin, duhet të lypin të hapet ajo dosje. Azemi nuk respektohet me kurora lulesh nga njerëz që e nxorën në pritë.  Njerëz që e çuan në vdekje. Duhet me e kërku ata që e kanë dash atë me gjithë zemër.
Mos ta bëjnë për mua, për pafajësinë time. Se të jem i sinqertë mua tash s’më bën më përshtypje çfarë me thonë. Bëra 14 vjet burg, ç’lidhje ka të më thuash je i fajshëm apo je i pafajshëm. Absolutisht. Po për hir të asaj çfarë ka ndodh në të vërtetë duhet me u zbardh ajo dosje. Ti the që ka një dëshmitar. E di ti që dëshmitari për të cilin flasin këta, nuk e ka firmos dëshminë e tij? Nuk ka pranu me e dhënë para kamerës atë natë kur është marrë në pyetje. Shumë dëshmitarëve u është falsifiku firma. Tjetër gjë kanë thënë e tjetër ju është deklaru.
Berisha nuk vjen të dëshmojë, i cili është edhe personi i fundit përpos shoqëruesve të Azemit që ka komuniku me atë pa prezencën e shoqëruesve. Me praninë vetëm të sekretares që ka qenë e ulur në tavolinë të vet. Nuk  dëshmon asgjë Genc Pollo…

Mira Kazhani: A e fajësoni truprojën e Azemit për atë dëshmi? Keni kërkuar të komunikoni me të. Ta pyesni pse?
Jaho Mulosmani: Absolutisht jo!  Çfarë do bënte ai. Kush është ai që të luftojë me kupolën e PD-së?  Nuk është edhe njerëzore me ja lyp këtë. Janë njerëz më karaktere të forta ata që dalin mbi.  Nuk ke çfarë i thua atij të shkretit. Se normal  edhe me ligj për sa kohë nuk e ka firmos, ajo dëshmi është e parregullt. Ta marrim edhe nga malësia, atje ku jemi rrit unë dhe Sala, normal që kur shpif për dikë, mban përgjegjësi.
Se normal vjen në sallë të gjyqit Genc Pollo dhe thotë nuk di asgjë dhe sot bëhet njeri i besueshëm i Berishës. Arben Imami, vjen dhe dëshmon në sallë të gjyqit dhe thotë: “Mua më tha shoferi”.  Po Arben Imami nuk thotë nëse është takuar ose jo me Fatmir Haklajn atë ditë.

Mira Kazhani: Është takuar?
Jaho Mulosmani: Ta thotë ai. Ne kemi ndenjur për drekë tek lokali i tij, i shoferit a i truprojës së tij. Arben Imami në sallë të gjyqit thotë: “më tha shoferi”. Dhe nuk tregon a është taku me Fatmir Haklajn, çfarë ka biseduar me të? A i ka thënë Doktorit, a s’i ka thënë?!
Domethënë ka shumë gjëra teknike, hollësi që një prokuror i mirë, që do ta zbardhë ngjarjen e bën dhe kur të shkojnë me i çu lulet, t’i thonë: – Ti vdiqe por ama bëmë diçka. E zbardhëm vrasjen.

Mira Kazhani: Ju çfarë ndjeni kur e shihni atë kronikën që jepet në çdo ekran në atë datë?
Jaho Mulosmani: Mua më vjen keq që jam gjend atë ditë në atë vend.  Sinqerisht më vjen keq që jam gjend aty. Më vjen keq për familjen e Azemit, për fëmijët, motrën, vëllain dhe që jam gjend unë aty. Sepse e kam njohur personalisht Azemin.

Mira Kazhani: Bashkëshortja e Azemit, Fatmira është gjyqtare. A mendoni se po të kish mundësi ajo do ta çonte përpara këtë çështje?
Jaho Mulosmani:  Ah Fatmira s’ka kërku kurrë me u zbardh çështja!

Mira Kazhani: Pse?
Jaho Mulosmani: Po nuk kërkon Fatmira! Fatmira, Fatmirë është!  Ta lëmë të bëj jetën e vet, qejfin e vet.  Fatmira është desh me qenë e para që ta hapte atë dosje. Ajo ka 3 fëmijë me të, e para duhet ta kish hapur çështjen, e jo me bë pazare me vrasjen e Azemit për interesa të veta.

Mira Kazhani: Drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha. Jo vetëm që nga dosja e Azem Hajdarit por kanë ndodhur shumë ngjarje, Gërdeci, 21 janari, para disa javësh u vra një biznesmen në mes të Bllokut. Vetë kryeministri Rama duket sikur po thotë se në njëfarë mënyre edhe ai po ndihet i pafuqishëm para kësaj drejtësie. Si mendoni se do vij dita që do bëhët drejtësi për këtë rast?
Jaho Mulosmani: Sigurisht ngjarjet duhen parë në kontekstin e kohës. 8 vite që ata ishin në opozitë (e ka fjalën për PD) ata akuzuan , PS-në, akuzuan Fatosin për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirë e keq, PS bëri gjyqin, ashtu si e bëri.

Mira Kazhani: Dhe disa thonë që PS bëri pakt me PD për të gjetur një kokë turku, për të hequr akuzat nga vetja e saj?
Jaho Mulosmani: Jo nuk është e vërtetë. Nuk kam kriju marrëdhënie me PS unë që të më mbronin apo të më  tradhtonin. Dosja Hajdari duhet me u zbardh për me u shfajësue. Ata akuzuan 8 vjet PS për atë vrasje,  dhe vetë nuk e hapën kurrë me pas. PS nuk ka pas lidhje kurrë me atë ngjarje. Çfarë përfitonte PS? Asgjë, përkundrazi.

Mira Kazhani: Kurse në PD mendojnë që e kanë gjetur vrasësin, dhe nuk kanë më interes të merren me këtë çështje…
Jaho Mulosmani: Ok në rregull. Nëse kjo është e vërteta mirë. Ky qe fati dhe do e pranoj. Por duhet zbardhur, mendoj unë. Pastaj ka dhe shumë vrasje të tjera. Pse nuk flasin për vrasjen e Fatmir Xhindit?  E dinë të gjithë se kush e ka vra.  E dinë të gjithë. E dini ju që në burg flitet më shumë sesa flitet jashtë?!

Mira Kazhani: Çfarë thuhet në burg?
Jaho Mulosmani:  Po të them pra të gjithë e dinë kush e vrau Fatmir Xhindin. Me kë është i lidhur ai, ku jeton, kujt krahu politik i takon, PS apo PD…

Mira Kazhani: Po ja tani në pushtet është PS… Por hetimin e bën prokuroria, vendos drejtësia, nuk heton politika…
Jaho Mulosmani: Cila prokurori?  Merret vesh në burg 6 muaj para se kush emërohet prokuror i përgjithshëm.  A ka skandal më të madh?  Më flasin mua këta për drejtësi? Ke prokuror e gjyqtar me miliona euro. Ai Gjin Gjoni është më i varfri nga ata që rrinë në atë tavolinë.
Kjo punë është ndërtuar mbrapsht  dhe po nuk e bëri as Rama, nuk ka shanse ta bëj askush tjetër më. Dalin në parlament dhe flasin ata për trafik droge?! Dhe e dinë të gjithë kush i ka bë avionët me drogë. Pse nuk flasin për skafet e drogës. A e dini pse u bë moratoriumi i skafeve? Nuk flet askush. As për autobuzët e Shkodrës që iknin për në Gjermani plot me hashash. Të kujt janë? E ngatërronin Xhoin me Xhozin.
Të tregoj Berisha se djali i kujt është ndal në autostradën Tiranë- Durrës dhe është gjet i drogum. E kanë ruajtur deri në mëngjes me Gardë të Republikës se po ju vdiste në dorë. Nga droga është financu PD-ja e dinë të gjithë. Droga në Belgjikë, Itali, Angli. Unë e di me çfarë është financu PD.

Mira Kazhani: Çfarë thuhet në burg për lidhjet e të birit me ngjarjen e Gërdecit?
Jaho Mulosmani: Unë kam përshtypjen që askush nuk e ka kuptu Gërdecin. Miliardat e fituara nga një shqiptar aty. Ajo është kapja e shtetit, që flet doktori nëe parlament. Unë çuditem edhe me këta të majtët që nuk ja përmendin, nuk ja thonë.

Mira Kazhani: Pse nuk ja thonë, pse janë kaq të kompleksuar?
Jaho Mulosmani: Nuk janë të kompleksuar. Mendoj që ka të bëj me mentalitetin dhe me stilin si do të bësh politikë. A e ke pa sjelljen e Salës  në parlament? Mirë që bëre si bëre 8 vjet në pushtet, u solle si u solle, por çdo të enjte në parlament është turp me e pa.
Çdo tropojan do ishte hipokrit të thoshte se nuk është krenar që të ketë kryeministrin nga vendi i vet. Edhe pse në fakt Sala nuk është tropojan, ai edhe vetë e ka deklaru’ është nga një fshat i Pukës, por ka lindur dhe është rritur në Tropojë. Ai nuk është Berishë i Tropojës.  Por ai tropojan quhet për sa kohë është lind e rrit aty. Dhe të vjen të ndihesh krenar ta kesh nga vendi yt kryeministrin, por a ka tropojan që ndihet krenar kur dëgjon si flet ai në parlament?  “Lene aman pash zotin. Merret me gratë e motrat”. Tropojan është edhe Besnik Mustafaj, por a e ke ndi ndonjëherë me fol kështu? Nuk flasin kështu tropojanët.
Është një histori nga një fshat atje, quhet Llukë. E di Berisha kur ta dëgjoj këtë. Ka qenë një plakë,  e cila ka jetu edhe ajo shumë, rreth 90 vjet. Mësuesja për më tremb fëmijët ju thoshte: Ikni se erdhi ajo plaka, nuk dua t’ja përmend emrin. Kaq i bezdisshëm është bë dhe Berisha, si plaka e Llukës. Ka edhe këtë Shkurte Pal Vatën e Shkodrës, Xhozin. A ka shkodran që ndihet mirë kur dëgjon atë?

Mira Kazhani: Nuk e ka askush vëmendjen më tek znj.Topalli, tashmë prozhektorët janë drejt zotit Basha…
Jaho Mulosmani: S’e lënë dhe atë të shkretin. Ai duket si i shkolluar jashtë shtetit. Duket perëndimor. Ka stil tjetër, mentalitet tjetër, por nuk po e lënë dhe ai ka bërë gabimin që po imiton Berishën.

Mira Kazhani: Kam lexuar disa intervista tuaja, shkrime rreth jetës tuaj para se të vija këtu dhe historia juaj mu duk si një film aksion, me prita , atentate.  A mendoni se keni jetuar në një kohë të çmendur?
Jaho Mulosmani: Edhe sot ashtu është.

Mira Kazhani: Sot edhe filmohen…
Jaho Mulosmani: E çfarë pastaj? Ja për 21 janarin e filmuar nuk u zbardh asgjë. Ka gjuajt garda… Po e dini ju që ka pasur edhe civil me armë që kanë gjuajtur? Askush nuk flet për to. E dini që Berisha është larguar nga kryeministria dhe më pas është kthyer sërish? Kush e ktheu dhe pse? E dini?

Mira Kazhani: Nga i dini ju të gjitha këto? 
Jaho Mulosmani:…A e dini ju që janë telefonu të gjithë drejtorët e burgjeve dhe ju është komunikuar të lidhen vetëm më ministrin e brendshëm, dhe jo me zotin Burgaj? Me Lulin pra, dmth Luli ish figurë, se aty ishte Agroni (Kuliçaj), ai i jepte drejtim.

Mira Kazhani: E keni njohur Kuliçajn më parë?
Jaho Mulosmani: Po. Kemi njohje familjare dhe personale. Agroni, njeri i zgjuar!

Mira Kazhani: Do zbardhet 21 janari?
Jaho Mulosmani: Asgjë nuk është thënë për 21 janarin. U vranë 4 vetë dhe këtë e panë të gjithë. Nuk manipulohej dot. Nuk u gjetën ato stilolapsat, armët që shihte në ëndërr Berisha.
Do doja të shprehja dhimbjen për familjarët. Më ka ardhur shumë keq për atë djalin nga Lezha i cili kish ardh në Tiranë për të prerë biletën për në Stamboll ku do merrte furnizim për dyqanin e tij. Gjynah shumë gjynah. Nuk kallzon askush dhe kush e vrau…

Mira Kazhani: A ju vjen keq për njerëzit që kanë humbur jetën në Tropojë në ato vite?
Jaho Mulosmani: Shumë, për shumë persona më vjen keq…

Mira Kazhani: Cili të mungon më shumë?
Jaho Mulosmani: Normal që Fatmiri. Jam rritur me të dhe kemi pasur marrëdhënie shumë të mira.  E kujtoj shpesh!

Mira Kazhani: Si e kaloni kohën këtu, lexoni libra?
Jaho Mulosmani: Lexoj. Tani po lexoj Pemën e Jeniçerëve.

Mira Kazhani: Këtu në burg më thanë se jeni i dënuari më i disiplinuar dhe që pothuajse nuk keni fare vizita…
Jaho Mulosmani: I kam refuzuar vetë që në fillim vizitat, veç dy miqve të mi që atyre s’kam mund me j’ua ndalu ardhjen.

Mira Kazhani: Pse? Keni frikë për jetën e tyre?
Jaho Mulosmani: Po edhe kam pasur, por gjithsesi çfarë do themi në burg. Nuk dua të bezdis askënd. Nuk më ndihmon kjo gjë.

Mira Kazhani: Nuk ju merr malli? Ju jeni edhe në dhomë vetëm, nuk mërziteni?
Jaho Mulosmani: Po sigurisht që mall kam. Unë kam dy vajza, kam vëllezër, nipër e mbesa për të cilët më merr malli.

Mira Kazhani: Keni edhe bashkëshorten, Miss Tropojën që e kisha marrë vesh gabim se e kishit marrë nuse me rrëmbim?!
Jaho Mulosmani: Jo nuk e kam marrë më rrëmbim. Nuk isha në ato pozita. S’kisha nevojë ta bëja ashtu.

Mira Kazhani: Ju keni dy vajza, a do pranonit që ato të martoheshin me një djalë që ka tipin tuaj, karakterin… 
Jaho Mulosmani: Me një djalë në burg? Jo (qesh). Por nëse më ngjan mua, nuk ka asgjë të keqe aq më tepër nëse ato janë të lumtura. Do pranoja zgjedhjen e tyre.

Mira Kazhani: Flisni me vajzat shpesh? I këshilloni?
Jaho Mulosmani: Po, flasim shpesh. Janë adoleshente tani. E madhja është pak natyrë, si ta them është pak maloke. Thotë po, po, por nuk e di sa ma dëgjojnë fjalën. Jemi larg…

Mira Kazhani: Nuk i keni takuar asnjëherë?
Jaho Mulosmani: Jo asnjëherë në 14 vjet.  E madhja ka dëshirë të vijë të më takojë. Shikon në internet Tiranën dhe më thotë që ka dëshirë të vijë. I duket e bukur Tirana.

Mira Kazhani: Çfarë programesh të pëlqen të ndjekësh në TV?
Jaho Mulosmani: Kryesisht emisione politikë, por sa për të shty kohën se fort nuk ju besoj.

Mira Kazhani: Gazetar që i beson ke?
Jaho Mulosmani: Kam miq gazetarë.

Mira Kazhani: Kur zgjoheni në mëngjes?
Jaho Mulosmani: Zakonisht rreth orës 8.

Mira Kazhani: Ju hani ushqimin që bëhet këtu në burg. Është i mirë?
Jaho Mulosmani: Po atë ha. I mirë është.

Mira Kazhani: Kur e keni ngrënë një picë për herë të fundit? Po të duash mund të porositësh?
Jaho Mulosmani: Nuk jam shumë qejfli pice. Por po të dua porosis.

Mira Kazhani: Alkooli të pëlqen?
Jaho Mulosmani: Jo. Kurrë s’kam pirë. As jashtë s’e kam pi.

Mira Kazhani: Je tifoz futbolli?
Jaho Mulosmani: Nuk e ndjek shumë por uroj të fitoj Gjermania.

Mira Kazhani: Si përfundim a besoni se me këtë drejtësi që është ju do mund të zgjidhni diçka?
Jaho Mulosmani: Unë mendoj që kjo qeveri ka një mundësi të mirë.  Ka një kryeministër i cili ka një problem me emrin e tij. Kam dëgjuar se ai do të lërë emër të mirë, të lërë gjurmë.  Mendoj që ka shanse me bë gjëra të mëdha.

Mira Kazhani: Do ju pyesja se kush ishte një njeri që e çmoni, por kam përshtypjen që ma dhatë përgjigjen… 
Jaho Mulosmani: Jo jo, se nuk dua të dal kështu sikur… Unë dua të sqaroj diçka. Salën nuk e urrej. Çdo të enjte e ndjek. Për gallatën që bën,  për asgjë tjetër. Nuk e kam urryer asnjëherë dhe asnjëherë nuk është fol për t’i bërë keq atij. Kam dëgju shumë, se gjoja  janë pregatit atentate, por nuk është e vërtetë.
Kam dy vajza dhe do betohesha për to për këtë që them.  E para se nuk kam pasur kurrë arsye.  Dhe e dyta është se e kam pas amanet prej gjyshit tim Berishën. Në atë kohen kur ndodhnin ngjarjet në Tropojë, gjyshi ma pat lënë amanet, atij me mos i ndodh gjë kurrë. Sali Berisha ka qenë në familjen time kur është dekoru stërgjyshi im. Ka dekoru Kullën ku është bë konferenca e Muhrit dhe e përmendi edhe në Tropojë në 2009 por nuk tha e kujt ishte Kulla. Nuk e urrej por as mundem ta admiroj.
Berisha më bën të qesh sa herë e shoh, ndërsa Ramën e vlerësoj. Nëse ai do i bëj realitet ato për të cilat flet, do e admiroja.

Mira Kazhani: Nëse do fitonit lirinë, çfarë jete do bënit? Kush do jetë Jaho i dytë? Do jetonit në Shqipëri?
Jaho Mulosmani: Jetë normale do bëja. Dhe vetëm në Shqipëri. Edhe ta di se do më vrasin, prapë do rri në Shqipëri.

Mira Kazhani: Keni frikë?
Jaho Mulosmani: Unë nuk ndaloj dot askënd të mendoj keq për mua, të mendoj për të më bë keq, a të më vras. Frikë unë nuk kam. Por sigurisht mua mund të më vras edhe një fëmijë, edhe një i fortë, edhe një nga ata killera-at që sillen nëpër Tiranë, por frikë nuk kam. Sikur ta di që nesër me vrasin prapë në Shqipëri do jetoj, ta thashë. Tirana është e bukur por edhe Tropoja. Shoh dhe dëgjoj për rrugën e Valbonës, 8 vjet në pushtet se bën dot një rrugë për atje. Tropoja është vend i bukur dhe me njerëz të mirë. Se ju shihni Salën përditë në televizor dhe kujtoni se janë të gjithë si ai…

Mira Kazhani: Ku e gjeni këtë qetësi dhe optimizëm?
Jaho Mulosmani: Në përgjithësi jam i qetë. Normal ndonjëherë e hupi dhe unë, por përgjithësisht jam natyrë e qetë.

Marrë nga Dita

37 komente në “INTERVISTA/ Jaho Mulosmani: Për Fatmira Hajdarin dhe të tjerët (PJESA E DYTE)”

  1. skender says:

    cfare bashkbisedimi me te hap barkun,e kujt i hyne ne pune

    1. Ykra Kasi says:

      Pse e lexon atëherë?

    2. sabo says:

      Ky bashke bisedimi hyne ne pune njerzeve qe kerkojn te vertetat ,por ti nuk ndryshon shume nga shpellari ,sepse nuk te detyron njeri ta lexosh dhe aqr me shume ta komentosh

    3. Boni says:

      Barkun ta hap ti me dy fjale qe shkruan or qafir i te ligut

  2. ela says:

    sala kurre nuk do te perfaqesoje Tropojen,kurre nuk do te perdhosi bukurine e tropojes .sala ka perdhosur veten se I perdhosur ka lindur

  3. Condurum says:

    U preka. Po me vjen per te qare. Qenka djale me zemer te bardhe ky.

  4. Pse sherbejne keto intervista qe te ngrene nervat…. E verteta eshte qe ky burre ka vra njerez, mbase jo Azemin por te tjere po ne Tropoje.. Ka shkelur ligjin dhe ka lene femije pa babe..tani duhet te degjojme qe lexon apo jo libra ky,, lerini keto pallavra. Nese i takon te ribehet gjyqi le te behet ,por jo te dali hero ky kacak.. Me ato qe kane bere ne Tropoje ky dhe Haklajt jo duhet te rrine ne burg por dhe me keq.. Te pakten ne burg lexon libra se kur ishte i lire sjua dinte emrin librave , por hapej bythesh si forte dhe i paprekshem. Na mallengjeu me admirimin per Ramen.Rames vetem qeder i bene duke e permend, e ngateron kot se ska lidhje rama me kriminele te tille.
    Pse per intervista te tilla ka nevoje shoqeria jone? Se mos intervistoni edhe ate Julianin, vrasesin me pagese dhe na mallengjeni oreeee…. Se dhe ai mund te lexoj libra,,,

  5. berkurva says:

    Ikni more kriminele te ndyre se e shkaterruat Shqiperine.

  6. agroni nga Kosova says:

    E sikur te kishte qene ky Sala ne vend te Enver Hoxhes, do ta kishte shuar kete popullin shqiptar, duke e populluar Shqiperine me Serb, nepermjet UDB-se Jugosllave.
    Vetem ama Sala eshte shume frikacak dhe e ka shume frike burgun, le te merret disa muaj ne paraburgim dhe shikoni se si do ti tregoje qe te gjitha. Ai eshte nje komunist e kaluar komunistit, por komunist frikacak dhe shkaterrues i kesaj shqiperie.

  7. Drini says:

    Ky eshte nje cope legeni qe ben mire te rrije ne burg. Kulicaj burr i mire sipas ketij birbos

  8. Selfo qorri says:

    Po porosite o Jaho nje PICCC…..K se ajo sdo ta thote troc..hahahaha

    1. Boni says:

      kur lexon nga keto komente thua:Ku i burgosuri ku keta!

  9. Guardium says:

    Pershendetje dhe nderim Jaho Mulosmanit, ketij trimi, ketij pinjolli te nje familje te nderuar, atdhetare dhe me karakter, qe bashke me Haklajt ju kundervune se keqes, cubave, mafies berishiane duke respektuar ligjin, zakonet dhe nderin e malesorit.
    Jaho Mulosmani eshte viktime e politikes dhe drejtesise cubore, eshte viktime e mafies, e klanit dhe tribuse berishiste, e cila mbushi Tropojen dhe vendin me gjak te pafajshem, e cila perdori shtetin dhe pushtetin kunder kundershtareve dhe njerezve qe punonin dhe kerkonin zbatimin e ligjit dhe respektimin e shtetit ligjor.
    Jaho Mulosmani vuan padrejtesisht nje burg te gjykuar, politizuar, qesharak, te urdheruar dhe vendosur nga kryecubi I piste Sali Mullah Berisha.
    Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj I kane bere nje sherbim shume te madh Shqiperise, duke I hequr qafe nje letyre morale dhe politike si Azem Hajdari.
    Shpresoj qe sot te dal ndonje djal I ngjashem me Fatmirin, qe ta hedhe ne ere dhe kryecubin e Tropojes ne Parlament, I cili kaq pis eshte, sa merret dhe me te vdekurit.
    Jaho Mulosmanit shume shendet ne radhe te pare dhe pastaj nje rigjykim te drejte dhe ligjor çeshtjes me bindjen dhe shpresen se ai meriton te jete I lire.

  10. . says:

    Merr e Zgjidh !

    A te duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    (Qener),qe i vene zjarrin Vatane
    Ke,sa te duash TROPOJANE

    FAN NOLI.

  11. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Merr e Zgjidh !

    A te duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    (Qener),qe i vene zjarrin Vatane
    Ke,sa te duash TROPOJANE

    FAN NOLI.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  12. Know How says:

    besrishes ja more ne goje sa ishte ne pushtet, tani merrja Edit: tipik tropojan pa din e iman. klasike per tropojanet kur nuk kane cfare te bejne q… nenen e tyre,.

  13. Drini ai nuk po thote qe eshte Kulicaj burre i mire ,ai thote qe drejtonte operacionin dhe pa qe ne ate kishte te vrare dhe ky Kulicaj mban pergjegjesi per sa ndodhi , prandaj lexoje dhe nje here qe ta kuptosh,ju qe shkruani jeni te gjithe kelyshe te Sali kriminelit

  14. Vizioner says:

    Ky zoteria, ne fund paska bere nje autogol me pergjigjen e tije qe, po te rihapet procesi gjyqesore prap, nje Avokat kundershtar mund ta kapi si pike dyshimi. Ky zotnia thote “e kam amanet nga gjyshi qe Berishes mos ti ndodhi gje”!!!
    Hm…pra, une si njeri i thjeshte, duke lexuar te dy pjeset e intervistes, me kete thenie mund te gjykoj se, ne momentin e vrasjes nuk ishje “rastesisht” aty, ishje duke ditur qe Berisha ndjehej i kercenuar dhe Ti kishe amanetin e gjyshit.
    Pra, me kaq shkolle sa kam bere une, shikoj se 1+1=2 (kurse ne shqiperi 1+1=3), kercenimi qe i behej ne ate kohe Berishes per jeten (sic thoje ne pjesen e pare te intervistes) + amaneti i gjyshit = eleminim te kundershtarit.
    Qe e ke vra ti Azemin apo jo, kete smund ta them, por me ate AMANETIN qe permend, cdo gjykates i zgjuar, do ta merrte si pikenisje, pranine tende ne ngjarje.
    Si rrjedhoje, Sali Kriminelit, ju vete (ish) bashkepuntoret i jepni arme mbrojtese me kete thenie publike.

    Nejse, ne nje tas keni hang te gjithe JU dhe tani, normal qe do i hani syte njeri-tjetrit.Ishalla!

    Ti Zoteri, del me kesoj theniesh-amanete ne publik, del me intervista pa bereqt, jo me the e jo te thashe, e jo me tha, do i them-tregoj po nuk i tregoj etj.etj. cfare bere me kete interviste te ketije lloji?! Nje brime ne uje,-per llogjiken time.
    O dil-jep Intervista publike dhe, nxirri te gjitha lakrat ne tavoline ose rri aty ne burg, edhe me pa te drejte, sic thua ti.

    P.S. Keto shqiptaret hiqen dhe si te zgjuar mor jahu. Jane denuar per vrasje, pretendojne se nuk e kane bere, kerkojne ME TE DREJTE (Po nuk qene fajtore) rihapjen e gjyqit, Por, nuk mbajne as avokat afer kur japin intervista ne Media. Cudi!!!

  15. mjeku kundra droges says:

    eshte qelbur peshku nga koka dhe mbane ere tere shqiperia ndoshta nje dite shqiptaret do te mesohen qe te bejne zgjedhjen e duhur. fatkeqesi qe shqiperia ra ne duart e bajraktarit berishe mund te shkruash dite e nate per bemat e saliut por problemi kryesor qe shqeteson shqiptaret duhen shekuj qe t

  16. gjon says:

    Me duket interviste e sinqerte per aq sa thote.Megjitheate nje prokuror i mire ka cfare te nxjerre prej tije.Me ben pershtypje kur thote se din kush e vrau Fatmir Gjindin,ndersa Edi Rama therret neper mitingje te zbardhet kjo vrasje.

  17. Az.GJ.SE says:

    Zonja Mira Kozhani,cka ju lidhe me kete vrases,synim per llomotitje apo
    tentim zbulimi i ndonje fakti per te ndryshuar denimin e Z.Mullosmani,nese
    keni menduar per kete ky vrases nuk ka treguar ndonje pirmese fakti per
    tu hapur serish lenda,perkundrazi……..Ky njeri jeton ne burg,apo tani
    ne ndonji burg te improvizuar me teper i intereson te flase per poltiken
    shqipetare se sa per vepren per te cilen mbane denimin!!

  18. LUANI Tema says:

    Jaho deklaron fakte te reja: pollsdb.com/Jaho-vazhdon-deklarimin-per-vrasjen-e-Azem-Hajdari

  19. kampaçurreta says:

    NJE KRIMINEL QE BEN BURG PA PATUR FAJ

  20. Jasamu Athanes dr says:

    Gjykater nderkombetare Salsburgut
    Gazetares Mr. Mira Kazhani
    Intervistat e drejtperdrejta sqarojn shume iluzine te then shtreber te fallsifikuara e ee egzagjeruara.
    Nje te thjesht athere thonin qe Jaho Mulusmani ka be atentatin dhe me avion ka shkuar ne Tropoje apo naten dhe ne mengjes kan shkaur dhe e kane arrestuar.??
    Ka patur shume gojdhena .sepse fakti mungonte.deshmitari- ju kishte vu pranga.
    Jahon e arrestuan ne befasi padrejtsisht.
    Ai po te kishte ber atentatin nuk do rrinte ne shtepi.
    Mirpo kur mungon deshmja fjalet marrine dhene.Adresat qen
    e vrau PS.
    Pastaj jaho Mulosmani.
    Po nga e mori vesh beriaha a qe e vrau jaho mulosmani???
    Te gjitha ngelin enigma.???
    Jaho Mulosmani esht i pafajshem…
    Perdoret si koke turku per te mbyllur nje plage qe dikur do zgjohet
    Po pse te bejn 14 vjet burge pa qene fajtore????????infinite…
    Per politike.

    Dosja duhet zbardh
    por ka rrezik se ka ndonje sekret dy apo tre fishte ??
    dhe pastaj mbyllet:::
    Nuk pejashtohet mundesia e hapjes saj,ritushime heqje apo
    shtesa,qe krojojne paqartesi.ilizione.
    Tjeter rruge nuk ka. Duhet zbardhet pse esht vra??????????/////.
    Pastaj kush e vrau ???? esht rrezik se nuk gjindet sepse Ai qe e ka vra esht vra nga nje tjeter qe esht vra dhe ai tjetri e gjurmet jane cdukur. R e n d s i ka pse u v r a ???
    Santos po i dallin 101 ceshtje ansore deri sa akuzojn dhe shtetin qe beri thone nje ceremoni sa per sy e faqe
    Sepse u hapen lajm nga personalitet socialiste qe esht vra me pagese??
    Kush e shpiku kush e tha jane ne gazetaret???
    Pastaj u tha qe policia gjurmet i degon deri fsh-kruje.
    Me nje fjale ju rrini te qete e gjejm ne..????
    asgje hic::
    Tani ka ra dakord shqiperia me kosoven qe do arrestojn te dyshuar edhe kosove a mos del gje per snton
    nje koke turku tjeter.
    Pastaj thuhet per problem financiare??
    Gjykata nderkombetare duhet shqyrtojn me urgjence DOSJEN e Jaho mulosmanit.
    U be cu be
    Jaho mulosmani si i pa fajshem duhet lirohet ti jepen shperblimet per padrejtsin e bere.
    Ne qofte se themi jemi ne deokraci e LIRI
    Jahos u Mohohet LIRIA shoqerore
    Njerzore dhe hyjnore.Ne po kerkojm lirin e afrikanve,e verdhacave
    Lili Liri po flitet kudo e Jaho mbahet ne burge i pa fajshem.
    Une mendoj Jahos ti gjindet nje vende i qete ne europe,larg politikave shqiptare.
    shqiperia esht ne krize te gjate
    deri sa ka njrz9Pleq-Plaka,gra shtazena femije qe nuk shojn ne shkolle ) te ngujuar per gjakmarrje jo vetem Jeta e jahos por e askujt nuk esht e sigurte vec e atyre qe jane ne lidhje me segmentet politike.
    Ne tropoj deri vitin 1996 per cdo dite ne shume vende viheshin mina,dnamit,tritole ndertesa e objeket hidheshin ne ere.
    Pyese tani ketu ne amerik njerin qe ishte i ngarkaur per sigurimin.I them po kush i vinte gjith(300)ato mina???????
    Ai u pergjigje shpejt qart e sakte
    “Po kush tjeter vec forcave Politike??
    kuptova qe isha gabuar.
    sepse mendojsh grupe vecanta hakmerren

    Jaha -nuk di asgje per punen e tij ,se nuk jam marr kurr me sigurimin dhe nuk me ka pelqyer kurr ase policia.
    Sespe nuk kryente deren si duhet.Gjith kodrinat Lagjes Kojt ishin me magazina te ndermarrjev te rrethit.
    Atje skisht uje me pi ase per vaditje.Magazinat kishin mjtet zjarrfikse fucit me rane ,dhe kazma ,lopata fuci me uje pompa etj

    Permes kojte kalonin rruget per Tropoje Cerrnice lluga 24 ore pa pushime
    Fucit e ujte boshatiseshin nga shpendet e kafshet e egra,avullonin transpiracioni.
    Sigurimsi-i pa paguar shkonte e padiste.
    Ata gjenin rastin dhe vinin e benin nje proces verbal per presione.ben keshtu sic themi ne se shpeton.
    “Jepi celsat operativit sa ka pune qe duhet ti bejne aty brenda??? ”
    Refuzonte drejtusi.
    Pas 10 dite kontrolli tjeter
    Pse esht korenti linje ajrore i varur ne shtylla??????.
    -po si duhet behet futeni nden toke..
    po e ka ndermarrje tjeter duhet jesh specialiste??
    Bente proces verbalin perseri nen presione.
    Tani pak besoj sepse i thone nje fjale esht prishur peshku nga KOKA ,kam frike se nuk del asgje,kam shikuar ne arshive te shtet kan bera heqje,korigjime,shtesa qe kuptohet lehet po kush i ka bere hajde gjeje???
    dhe jemi ne nje gjndje “ase mish ase peshk”
    Me gjith ate le te shpresojm> .
    Vota e popullit ka qen katasrofike e larte,qe nuk e len opoziten per asnje kshill sepse i dha koalicinit me 75% te votave.
    Le ta zgjidhin populli me qeverine.
    Njeri pa gabime ska i zoti esht ai qe i permirson
    tani degjojm qe keto i keni pase bere edhe ju-PD
    Po ne nuk u zgjodhem qe te beni si ata qe u rruspulluan por ndryshe
    Tani Naci thote te crrenjoset sistemi i drejtsise.
    Duhet permirsohet sepse crrenjosje do te thote permbytje prape.
    Gjyshi(Man salihi) e stergjshi(Sali mani) dhe xhaxhaj(Jahi Salihi) kan qen burra shume te mire ne malsin e gjakoves.
    Ne vitin 43 nentor Kshilli e shtabi i Kosoves bisedojn me krytarin e Kshillit Malsisi Gjakoves Veli Nimanin:mbi mundesin e mbajtjes konferences BUJANIT-ne interviste thuhet -shkruhet gabim Muhuri Muhuri esht ne diber diku e Bujan i ne Tropoje) ne malsi-Tropoje.
    Po ju thote esht nder e deryre per malsin e gjakoves,-Kollaj esht.Ne shtepin e Sali Manit(ata e njfnin shumica S.M. ) patriot e perkrahes luften na. cl. me gjith mashkujt e shtepise.
    Po kur e qysh?? Kur te doni vec na thoni afatin dt. qe te marrim masa per sigurimin normal punimev te te Konfersnce Kosoves e Rrafshit Dukagjinit.
    Ashtu u be rezoluta per pavarsin e kosoves esht Miratuar ne shtepin e Babajt,Gjyshit e stergjshit -Sali-I,manit-Saliu i pare. e xhaxhajt Jahose-I.
    ” kan qen nenshkruse te ksaj rezolute Jaha (Xhaxhaj i jahos II,dhe kusherini Mehmeti9Kan punuar ne Kosove dhe kan patur aktivitet edhe atje dhe jsan zgjedh sepse kane qen figura levizjes atje dhe te dy kamandanta batalinesh ne malsi).
    Berisha ne fillim i vlesoj edhe shtepin dhe Sali Manin-I e dekoroj
    Pastaj se cfare ndodh dhe si u be puna nuk dime me teper cfar klanesh e shpifjesh e shpikjesh ndodhen???
    Emri i Jahos II esht ven nga Joh Saliu i pare qe u be deshmore per ceshtjen Kombetare:
    Pra shpesh familjet me influenc ne tropoje jan sulmuar vetem me qellime per te ulur infuelcen e tyre nga dashakqinjete,ne pushtet ose relevante. e her pas hershme ose jan ansh kaluar e nuk jane vlesuar sic beri PD per 23 vjete. Dekoronte mercear e Colloborator jO patriot e Atedhetaree lufetetar te shquare.
    Edhe kjo ti spjegohet derjtsise nderkombetare per Jaho Salihin e II dhe Familjen e ti Patriotike.
    Ne fakt Konferenca e Bujanit me 31 dhjetor 43,1 e 2 janar 44 esht faktori kryesor i l i n d j e s se s h t e t i t me te ri i KOSOVES DARDANE:
    Ajo R E Z O L U T E e miratuar aty esht perdor nga Senati e Kongresi Amerikan si pik r e f e r u s e kryesore per tju dhen p a v a r s i a Kosoves.

    1. e says:

      i ke mar ilacet sot?

    2. Tomorr dikur ne tropoje says:

      Drejt por ne breza si familje shkojn edhe me large. Sali Mani e (Bajram Mani vra nga forcat Austriake se bashku me Zeqir Halilin) njfen ne historin e vonshme kryesisht te pavarsise e (Saliu dhe ne lufte dyte boterore.Ishte deputet ne parlamentin e pare shqiperise pas 44,kryetar i Komitetit ekzekutiv te rrethit tropojes.
      Pervec Jahos e Mehmetit komandante batalionesh me vone kan qen: A. Bajrami e I. Rexhepi.
      Man Avdiu e Avdi Syla te rilindjes kombetare.Ndersa 3 vllezrit Syl Aliu,Ram Aliu,Binak Aliu jane 1845,1862 (ne kryngritjet para lidhjes Shqiptare te prizrenit e ne lidhje Sh.P).
      Pa marr persimer te then gjithshka per veprimtarin patriotike,Per me gjat historin e familjes Syl Alis, Ram Alis e Binak Alise (shif autoret:(B.K.Malaj,R. M.Dedushaj. Xh.S.Malaj).

  21. shkodran i vjeter says:

    ka te bajne shume tabani familjes mulusmanet njihen si familje me vlera ti mor djale mos u merzit e drejta asht me ty

  22. qytetar says:

    Ky duket djal i drejte dhe i pafajshem, dhe duket qe eshte viktime e politikes shqiptare, shpresoj qe nje dite te vendoset drejtesia ne vend!

  23. bob says:

    paska lajthitur,me vjen keq.

  24. dandaramanda says:

    Qe Shqiperia eshte vend I korruptuar,nuk ka asnje dyshim.Qe eshte e veshtire te luftohet korrupsioni dhe te vendoset drejtesia,edhe kjo nuk ka dyshim.Por per ceshtje kaq serioze,sa nje njeri I pafajshem,baba I dy vajzave te vuaj denim per dicka qe nuk e ka bere kjo I kalon te gjithe kufite e humanizmit.Sot ka ligje qe mbrojne kafshet nga keq-trajtimi,dhe te lihet ne burg nje njeri I pa fajshem,kjo eshte absurde.Nuk e kuptoj se si ato pushtetare qe kane ne dore jeten e qytetarve te tyre,lexojne nje artikull te tille dhe I ze gjumi rehat.Ceshtja e ketij djali nuk do shume mend.Ky ka qene ne vendin e ngjarjes por nuk I ka lyer duart me gjak.Une as nuk e njoh as nuk e di,as Jaho Mulosmanin,as familjen e tije,por me vjen keq qe nje njeri,qytetar I Republikes se Shqiperise kerkon drejtesi,i deshperuar ju lutet kokave drejtuese te pushtetit dhe nuk eshte aspak humane qe ato te mbyllin veshet dhe syte.

  25. ardjani says:

    ky zotnia foli per nje mik te perbashket qe kishin keta dy grupet …tani kush eshte ky miku, qe ky zotnia nuk po donka me e nxjerr, sepse thonka qe nuk eshte me e nevojshme e jetike?

    eshte Bin Ladeni!
    Keta dy shpiat e bajraktarit kane mbajtur brenda ne shtepi Bin Ladenin,dhe e kane bere te pare shpie ne shtepite e veta, por nuk ju ka mjaftuar sepse kane dashur ta bejne, jo vetem te pare (Bin Ladenin) por edhe te pare shqiperie.
    ka te drejte ai qe ka shkruajt vjershen
    keta kane dashe me na pru dhe me na sundu me nje arab qafir, keshtu kishte pas per te qene ne shqiperi jo me nje sulltan turk por nje sulltan arab.
    por çfar ndodhi? ju plasi “shiashka ne duar” ne kohen kur amerika e kerkonte ….

  26. Elio Gora says:

    Une shikoj sinqeritet ne pohimet e Jaho Mulosmanit,por sa rendesi do te kishte per te verteten dhe lexuesin dhe rezultatet e ekspertimit balistik.E para:Nga cila arme rezulton se kane dale predhat qe u gjenden ne trupin e Azem Hajdarit?A kishte deshmitare se A.Hajdari po ecte drejt vrasesve me nje pistolete me silenciator?A rezultoi nga ekspertiza balistike se nga arma e A.Hajdarit eshte realizuar qitje?Po mesoj se ne trupin e Jahos ka patur goditje me arme,gjithashtu edhe shoku i tyre nga fshati Nikel ndroi jete nga armet e zjarrit.Lind pyetja:Nga cilat arme kane ardhur plumbat?Nga arma e A.Hajdarit apo e shoqeruesve te tij.Nese vertetohet se sulmi me arme ka filluar se pari nga i ndejeri Hajdari,atehere kushdo te kete qene egzekutori,Jaho apo Fatmir Haklaj,ata nuk duhej denuar sepse kane qene ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme.Nese te gjitha keto momente nuk jane sqaruar,eshte e domosdoshme qe dosja “Hajdari”duhet te rigjykohet.Une do ti uroja Jaho Mulosmanit shendet,te behet i forte,te besoje tek e verteta.

    1. Dikush says:

      Me sa kemi degjuar atehere nga analizat pas vrasjes nga arma pistolete e Azemit nuk eshte qelluar. Naim Cangu nga Nikla eshte vrare pa dashje nga Fatmiri. Ne ate prite jane vrare 3 veta dhe plagosur nje. Nuk besoj qe keta te gjithe i ka vrare Fatmiri me nje automatik. Ne trupin e Azemit u tha qe jane gjetur edhe plumba pistolete. Ka shume mundesi qe edhe Jaho ka qelluar. Prania e Jahos aty, makina me targa te Vlores duke pritur ne erresire, atentati ndaj Hajdarit ne Tropoje disa muaj me pare me ben te mendoj se ka qene nje prite e organizuar me qellim eleminimin e Azemit.
      Te verteten e di Zenel Neza dhe Jaho Mulosmani qe mbeten gjalle nga ajo nate.
      Pse doli Azemi nga zyra dhe shkoi tek makina? A ishte Izet Haxhia ai qe e futi ne kurth??? A ishin vllezerit e Izetit aty prane???? Ka vite qe asnjeri nuk thote te verteten…..

  27. cub dragobie says:

    “rrofte besa e cecenve’

  28. AndreA says:

    Besoj burgu i ka dhene mundesine e nje refleksioni, Jaho Mulosmanit. Por ka disa opinione te tij qe rezultojne oportuniste, te sheqerosura:
    1. Qendrimi ndaj Doktorit! Jaho eshte plotesisht i bindur se eshte ne burg te perjeteshem prej Doktorit, dhe nderkohe e ka falur Ate!, sepse e ka amanet nga gjyshi!!.
    2. Qendrimiu ndaj “djalit” te Doktorit: Lulit. Jaho di shume mire qe pas 21Janarit situaten e merr ne dore Luli, i komanduar nga Agroni(kulicaj), ndersa e vlereson per shkollimin jasht shtetit. Por Jaho e di mire aktivitetin anti-UCK te Lulit dhe vajzes se Doktorit, kur Te Dy ishin me pune prane EULEX-it. Pra, Luli nuk eshte naiv qe e terheqin prej hunde, por nje djall i pavlere qe e lejon veten ta terheqin prej hunde sepse ka bere zullume qe e bejne shok burgu me Jahon, dhe si pasoje ndoshta i krijohet mundesia Jahos te fitoje lirine e deshiruar.
    3. Per te Dy kreret e PD-se: Jaho Mulosmani eshte me prejardhje te shqiptareve qe per interesat e Shqiperise, Kosoves, Malesise se Gjakoves dhe Tropojes kane sakrifikuar jetet e tyre, kane lene gjurme historike te lavdishme. Ndersa Jaho ben miopin!! ndaj veprimtarise se Doktorit, te femijve te tij, te Lulit qe katapultoi ne Qeverine dhe PD-ne e Vet, te veprimeve qe dukshem jane antikombetare, antinjerezore, pro-serbe. Si ka mundesi qe djali i Mulosmaneve te lejoje ta keqtrajtojne, ta burgosin perjete pasardhesit e bashkpuntoreve te shovinisteve serbe, dhe te mos reagoje, njesoj si edhe te Paret e Vet, kunder tyre.
    Vleresoj intervisten e gazetares, eshte nje thirrje e forte per te vendosur ne vend Drejtesine. Koha punon per Shqiptarine.

  29. Dikush says:

    Jaho bie vete me kembet e tija ne grope. Pranon qe Azemit i paskan ngritur prite.

    Me lart ai pohon: Azemi nuk respektohet me lule dhe kurora nga ata qe “nxoren ne prite”, nga ata qe e cuan drejt vdekjes.

    Besoj se ceshtja u mbyll. Jaho rri aty ku je se e pranove vete krimin

  30. Nikol says:

    Se Azemi doli me burrni qe te flase me ta
    sepse e kishte garantuar i jati i F.Haklajt…. dhe nuk eshte e vertete qe pati pistolete me silenciator….pistoleta ishte e Mulosmanit….si shef policiet…cfare turpit… 21 vjec pa shkolle te larte e pa profil…e vune shef Kriminelash… e urdherat i merrte nga Haklaj si krye kriminel qe drejtonte specialet…. ata vrane e u vrane rreth tyre 170 veta…. vollen banken 2 here…. lane nena pa djale… lane gra pa burra lane femije jetima…. terrorizuan gjysmen e shqiperise… trafikuan femra… arme… etere… ete tjera… Pa keta mi quani heroj …… atehere Skenderbeu …Dede Gjonluli… Hasan Prishtina … Isa Boletini… Ismail Qemali… Sami Frasheri
    Gjergj Fishta. .. Nene Tereza… e te tjere kane qene kriminel te klasit pare….Ne fakt Jaho Mulosmani ishte si shejtor aty ne vrasje… e kishin prure me zor si asistent qe te mos i bllokohet automatiku Haklajt…. a keshtu e ka pase kanuni …. besa e shqiptareve. … jo jo
    kanuni e besa thone: BURRI I MIRE KURRE NUK NGUTET PREJ TRIMNISE E JO PREJ TUTET…. Pra keta nuk ishin e nuk jane burra… se burri.besa, feja nuk marrin jete…. ata vetem falin …. vret ai i pa bese pa fe pa burrni …. vret frikacaku.
    Persa i perket Berishes e kemi pase profesor nen diktature… por une nuk kam njohur njeri me te ndershem… sme intereson c’thone te tjeret as nuk e kam pa e degjuar nga afer qe prej 26 viteve… nuk jam marre me politike… por i kam ndjekur ngjarjet… kam mbaruar mjeksi e filozofi jashte….. di ti peshoj gjerat…Bersha ka patur te meta si te gjith ne por deri me sot askush nuk mund ta fajsoje e ta akuzojne ate per gjera qe i kane bere te tjeret…. Gabimi me i madh i tij ishte mos hapja e dosjevene 94ten.e mos mbydhja e piramidave ne 96…. sepse as banka botrore nuk e udhezonte …. sepse ishte fenomen i pa pare qe nga 1929… ajo qe ndodhi te ne ne 96.. 97ten ndodhi ne SHBA ne 2008 e ne Europe. vazhdon qe prej 6 vitesh…..
    Edhe nje here miq te nderuar.
    C’do njeri don paqe e harmoni …. kete e jep Zoti njerezit e medhej … si dhe ne vete…. por kurre nuk japin miresi Kriminelet si Haklaj,Mulosmani, Izet haxhia, Zani…. e shume te tjere…..
    Ciao.Ciao….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje