Një kamarier ëndërroi sikur fitoi lotarinë dhe ...

15 Korrik 2014, 20:12Lifestyle TEMA
Një kamarier ëndërroi sikur fitoi lotarinë dhe ...

Një kamarier në një restorant turk në Britaninë e Madhe ëndërroi një natë sikur kishte fituar lotarinë e njohur Euromillions dhe të nesërmen fitoi vërtet plot 1 milion sterlina.

Por ai përfundoi në gjyq me pronarin e restorantit ku punonte.

Pas përplasjes mes tyre ndërhyri policia dhe çështja shkoi në gjykatë, e cila vendosi se secili duhet të marrë nga 500 mijë sterlina.

Por si nisi historia?

Një natë, kamarieri Fatih Ozcan ëndërroi sikur kishte fituar lotarinë. Përpara tij kishte tufa të mëdha me para.

Të nesërmen ia tregoi ëndrrën e tij shefit, Hayatu Kucukkoylu.

Pas më shumë se tre orësh, shefi u bind që të luante në lotari.

Kamarieri shkoi në supermarketin aty pranë dhe bleu biletën fituese.

Megjithatë, pronari këmbënguli se ai është fituesi i vetëm, pasi paratë e biletës ishin paguar nga restoranti dhe numrat i kishte zgjedhur vetë.

Pasi çështja shkoi në gjykatë, pamjet e kamerave sugjeruan se të dy kishin përzgjedhur numrat dhe kishin ndarë faturën e biletës prej 9 sterlina.

Për këtë arsye, do ndanin edhe fitimin.

5 komente në “Një kamarier ëndërroi sikur fitoi lotarinë dhe …”

  1. titi kacidhjari says:

    Thone qe kur shikon mut ne enderr do maresh para, kur shikon para do besh sherr……

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      o po këtij i dalka ajo që sheh!!llotari pa llotari fitoi,pask sherr por fitoi!!
      për fat nuk paska parë mut!!përfytyro sa do të kishte marrë?!

  2. maqo says:

    Po muti mut eshte ore byrazer, kurre nuk del para.

  3. AC/DC says:

    Turq hesapi,vellezrit e Zigurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje