Njihuni me dentistët e rrugës në Indi.
Nuk ka klinikë, nuk ka karrige të shtrenjta e as pajisje të sterilizuara.
Gjithçka realizohet aty buzë rrugës, ku makinat lënë pas pluhurin mbi dhëmbët që do përfundojnë në gojën tuaj.
Një prej dentistëve është edhe Surinder Singh, 67 vjeç, që e ka mësuar zanatin nga babai dhe e ushtron prej 40 vitesh.
Ai thotë se një dekadë më parë kishte deri në 15 pacientë në ditë, tani mezi vijnë tre ose katër në javë.
Ai fiton rreth 35 euro në muaj.
Pacientët paguajnë rreth 50 cent për të hequr dhëmbin dhe rreth 2 euro për një dhëmb të ri.
Një protezë kushton rreth 20 euro dhe ka një vit garanci.
tourkofagos, ty nuk te duhen dhembet he ??? jo se ndryshe do te ankohen klientet dhe ste paguajne……
Dentistet tane kane me shume gjera te perbashketa me kete kolegun indian, se me koleget amerikane…
vwnd perfekt per tourgofagosin
kto pamjet duken si ato zbulimet arkeologjike te epokes se gurit.
vend me pasuri arkeologjike teper te lasht esht Indija
dhe thon se esht edhe djep i qytetnimit
dikur ne Indi ka pas edhe luftna berthamore..zhvillim..
Te UFO do kete mbaruar ky ?!!
Ata te UFO-s jane konkurrenca ?
Prandaj i ka rene puna ketij te ziut…