Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për bllokimin e të gjitha projekteve zhvilluese të kryeqytetit.
“Pas 300 dite dështime, pa asnje bilanc pozitiv, pa asnjë investim, pa asnjë vend të ri pune, Edi Rama u rikthye tek fasadat kësaj here tek ato të Korçës. Si ish kryebashkiak i dështuar, Edi Rama në këto 300- ditë është kujdesur vetëm të bllokojë çdo investim për qytetarët e Tiranës. Në 300 ditë Rama ka bllokuar strehimin dhe banesat sociale, kopshte të reja, çerdhe të reja, shkolla të reja dhe çdo investim për qytetarët e Tiranës. Në 300 ditë Edi Rama bllokoi varrezat e qytetit të cilat për më tepër i kishte lënë në mëshirë të fatit për 11 vite me radhë kur ishte kryebashkiak”, u shpreh deputeti Gerti Bogdani në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, në këto 300 ditë Edi Rama bllokoi zgjatimin e Bulevardit.
“Fakti është se në 300 ditë Edi Rama nuk i akordoi asnjë lekë për investime për qytetin dhe qytetarët e Tiranës. Për më tepër, në një hakmarrje primitive Edi Rama i kthehet kësaj zone autoktone tiranase duke e bllokuar, duke mos lejuar qytetarët e saj për ta zhvilluar pronën e tyre, duke mos i lejuar këto familje autoktone tiranase të zhvillojnë pronën e tyre për një fakt shumë të thjeshtë; sepse nuk ia dhanë votën dhe mbështetjen. Kjo është një hakmarrje që Rama sot si Kryeministër ua bën qytetarëve të Tiranës të cilët dje e nxorrën nga Bashkia e Tiranës”, u shpreh ai.
Në vijim Bogdani theksoi se Edi Rama në këto 300 dite nuk po sillet dhe nuk po di të punojë si kryeministër i vendit, por sillet si kryebashkiak i dështuar duke iu rikthyer edhe njëherë fasadave me shpresën për të mashtruar qytetarët me fasada , por duke harruar se shqiptaret duan më shumë punë, më shumë rritje ekonomike, shqiptarët duan më shumë siguri për jetën e tyre.
Nuk i dhane voten,ca thua mi Gerta,po ne zgjedhjet e fundit fitoi ne cdo lagje te Tirones mi!
Nejse se e ka thene Erla,ne PD duhet te hash m*t qe te besh karriere,mos jane dhe zgjdhjet brenda PD ne kete kohe…apapapaa,forca Bogu ha … me shume,se ndryshe do zgjedhin Griden jo ty.
Ka per te plotesuar normen Bogdanovici… Kishte kohe qe se kishte nxjerre kaptinen.
Ah juve ju ka pjerdhur Truri o bole bogdani,po si ore mendje pjerdhur e paskan heq dje qytetaret nga Bashkia. Sa per dijeni ju i vodhet votat pardje nga Bashkia,ne sy te qytetareve dhe ata,pra qytetaret perseri ja dhane votat dje dhe e bene Kryeminister,o koke cpuar. Ore bogdan,po qe paske te drejte ti,hic mendja ne,dhe si Bashkiak i deshtuar vertet,prandaj dhe Nderkombetaret e nderuan me cmimin e Kryebashkiakut me te mire te Botes. Opo ju jeni mendje pjerdhur or te shkrete.
I AFRONI ME SHUME ( MICROFONIN ) KESAJ BOGDANKES SE NUK DEGJOHET MIRE ,,,,, PSE NUK DOLEN
( ZEDHENESET ) O BUBURREC APO JANE TE ZENA NE PARTI ,,,, BOGDANKE SI NDIHET MEHILLI MBAS PUNES SE MADHE TE PARTISE ,,,,, TE FALA KRYETARIT TE RROJE PARTIA
kjo eshte mese e veretet po te njejten gje po beni edhe ju me parlamentin http://bit.do/dua-babain-tim-me-sillni-babain-tim
Boll vodhen derrat e Lulkes e Salushkes. Nga hundet duhet t’ju dalin te gjitha.