CEZ falimentoi sistemin energjetik (por çekët morën edhe 95 mln euro për “mirëkuptim”)

21 Korrik 2014, 15:45Politika TEMA

Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e lanë kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike me vlerë negative tregu.

Lajmi zbulohet nga një dokument zyrtar i qeverisë, përkatësisht në relacionin, i cili shoqëron marrëveshjen e mirëkuptimit, që ajo nënshkroi me CEZ, duke i dhënë fund konfliktit.

Ndonëse në dokument, qeveria nuk e ka bërë publike se sa është vlera tregtare e kompanisë së Shpërndarjes, fakti që ajo ka rezultuar negative dëshmon se si u menaxhua kompania nga çekët në 4 vitet e tyre të qëndrimit në Shqipëri.

Kur një kompani rezulton me vlerë tregtare negative, shuma e të gjitha aseteve të saj, të vlerësuara sipas tregut, nuk mbulon as borxhet që ajo ka ndaj të tjerëve. Kjo do të thotë se Shpërndarja e energjisë, hallka më e rëndësishme e të gjithë sistemit energjitik, aktualisht është e falimentuar.

Sërish qeveria pagoi 95 milionë euro te çekët për ta marrë atë mbrapsht në pronësi shtetërore. Një shumë që, siç zbulohet në relacion, buron nga kreditë që kompania ka marrë nga donatorët, apo bankat tregtare, por edhe detyrimet që ajo kishte ndaj shoqërive satelitë të saj, si “CEZ Albania”, apo “CEZ Trade Abania”.

Qeveria thotë se ka gati një paketë investimesh me 200 milionë dollarë për 4 vitet e ardhshme, që do të financohet nga kreditë e donatorëve, si Banka Botërore, apo dhe institucione të tjera. Por, rimëkëmbja e kompanisë së falimentuar të Shpërndarjes, veç investimeve dhe kapitaleve të reja, do të kërkojë mbi të gjitha përmirësimin e treguesve, që ishin dhe shkaku se pse kapitali i saj shkoi negativ./TCH

12 komente në “CEZ falimentoi sistemin energjetik (por çekët morën edhe 95 mln euro për “mirëkuptim”)”

  1. dine says:

    Saliu ka bere shume dhurata,ka shpirt te mire dreqi…

    1. Leku leter says:

      Or i paditur, po Saliu i perzuri se e pa qe kishin falimentuar ceket CEZ-in. Kur i deboi te gjithe e shajtet, tani e paska prape fajin Saliu….E ca popull qorr, skeni faj doni Ramen ju te hape zyra pune ti bej me lule lule dhe te restauroje sheshet ti beje me trendafila.. Ka 1 vit ai qe votuat ju nje veper nuk ka nisur, ju dhjefsha rilindjen

  2. Pelasgian says:

    jepjani prap ndonje kompanie privatesh sepse gjithmon privati mendon per te ” miren ” e popullit !

    Ju q…………….fsha rracen , ju duhet me u djeg ne furra drush !

  3. Aldo says:

    Dmth s’paska pasur sh faj Saliu qe ju vuri drune???

    1. Korabi says:

      Koncepti i venies se drurit nuk ekziston ne boten e sotme, ku cdo gje eshte e qepur me letra me kontrata, me marreveshje etj.
      Saliu i vuri drurin sic thua zotrote, por venia e drurit ne ate menyre, me konfiskim zyrash nga ana e Mulit solli qe drurin ne fund e hengri shteti shqiptar ne sume. Pra mire qe falimentoi kompanine, por per shkak te menyres harbute me te cilen e perzuri CEZ-in ne taksapaguesit jemi te detyruar te paguajme $95M.
      Pra si ne cdo veprim tjeter qe ka bere ai monster edhe kete e beri ne dem te shqiptareve.

  4. mallakastra says:

    ne kemi vajt per lesh si shtet e t’keqen vllai , , do financohet thote miku ne 4 vitet e ardhshme nga donatoret dhe shoqata e tjera mireberese si kryqi i kuq unhcr etj, e kuptoni ku kemi arritur do financohet rrjeti energjitik qe varemi te gjithe nga donatoret ça behet keshtu , , e kane rjepur shqiperine saliu me fazlliçin dhe me e keqja eshte se nuk ju hyn gjemb ne kembe ktyre vampirave ,, na e futi dhe i gjati me te shkurtrin kot bejne gam gam gam su bejne dot gje ,, hijenave ,, nuk jua sekustrojne dot leket e vjedhura ,, te ngelemi ne dore te donatoreve se ai vend ka marre fund o njerez ,,, mos tju genjeje mendja se behet ndonjehere ,, hajde gezuar ramazanin

  5. asas says:

    Pyet njeri a ka avancuar gje teknologjia e gjenetikes dhe klonimit te njeriut? Te klonojme sa me shpejt Enver Hoxhen, se vetem ai paska dit me e menaxhuar sistemin energjitik

  6. katarakti says:

    Keto jane “investimet” e huaja – haram.

  7. A says:

    Eshte turp i madh qe sistemi energjitik ka falimentuar ne Shqiperi dhe kete peshqesh, kete katraure e kemi nga 1(NJE) NJERI i VETEM qe quhet SHPELLAR SALI BERISHA. I cili por sa vend doren ne ndonji send, si me magji gjithcka shkaterrohet, shkermoqet dhe thermohet duke u derguar per skrap.
    Eshte akoma me turp qe cmimi i energjise ne Shqiperi eshte me i SHTRENJTI ne rajon dhe me gjere, pasi lenda e pare kryesore qe krijon energjine elektrike e ka KOSTON 0(ZERO), qe eshte UJI. Uji ka dy rruge ose te derdhet i lire ne shtratin e tij ose te bjere mbi turbinen e hidrocentraleve. Dhe kaq nuk jane ne gjendje te administrojne, te drejtojne, nuk jane ne gjendje te menazhojne as humbjet teknike ne rrjet dhe te kapin shperdoruesit dhe vjedhesit e energjise elektrike. Pra kjo situate eshte nga pa aftesia e qeverisjes si te SALI BERISHES por tani edhe e EDI RAMES.
    Ne vend qe te analizohet dhe te dalin shkaktaret e kesaj situate qe eshte nje horr dhe vagabond i shtetit shqiptar si SALI BERISHA, mendohet si t’ja fusim ne cmim duke ja rritur, pjeses se ndershme te popullsise.
    Por ne kete vorbull jane edhe disa institucione nderkombetare dhe evropiane, si Banken Boterore dhe Fondin Monetar Nderkombetar, qe nuk bejne analiza te situates, por i bien shkurt duke thene qe rritni cmimin e energjise elektrike. Prandaj keto lloj institucionesh ka ardhur koha me keto lloj keshillash me i nxjerr JASHTE SHQIPERIET me SHQELMA. Gjithashtu qeveria aktuale me EDI RAMEN ne krye duhet te nxjerri perpara pergjesise ne lidhje me kete situate tipa te tille si SALI BERISHA, i cili shkaterroj ekonomine, financat, mireqenien e popullit dhe me e derguar me e pakta pas hekurave te burgut.
    Ne qoftese nuk veprohet ne kete menyre edhe EDI RAMA eshte i lidhur me fije me SALI BERISHEN dhe ben sikur lufton grabitjen, vjedhjen, korrupsionin dhe mafien. Deri tani EDI RAMA thote dhe po vepron: “POPULL SHTRENGO RRIPIN ME TAKSA TE PA MERITURA DHE RRITJE CMIMESH”. Tung

  8. ed says:

    Dihej qe eshte paguar CEZ-i per te mbyllur ceshtjen para perfundimit ne seancen e gjyqit. E mbani mend se si Ceket thane, nuk jua japim statusin dhe pastaj nderruan mendje…?

    Hajt ta gezojme statusin e blere nja tre here, njehere kur e bleu Saliu duke i falur nje monopol CEZ-it, njehere kur CEZ-i mblodhi para nga xhepat e Shqiptareve pa bere ndonje investim per te qene, njehere tani qe i bleme aprovimin Cekeve.
    Te gjitha keto, me iniciative te Saliut! Qeveria e sotme nuk kishte ca ti bente, arbitrazhi do te kushtonte edhe me shume!

  9. !!!!! says:

    JA CFAR I BERI MALOKU DAL NGA SHPELLA SHQIPTARIT !!!
    NUK NGELI SHKERDHAT E HUAJ PA MARRE MILJONAT E SHQIPTAREVE , NUK NGELI MAFIOZ E BIR KURVE PA SHKERDHYER KTE VEND DHE SIKUR MOS TI KET KUSHTUAR ASPAK KTIJ VENDI ,KTIJ SHTETI;E KTIJ POPULLI SHKERDHATA E ISLAMIZMIT SALI RAHMAN BERISHA KRIMINELI E TRADHETARI KTIJ VENDI E KTIJ POPULLI DEL E MBAN LEXIONE PER POLTIKEN ETJ IDIOTIZMA !

    ATIJ VENDI I DUHET VENE POSHT SIPERFAQES, NJI PLLAKE TRITOLI QE MOS TE NGELET ASNJI FARE KANCEROZE E TILLE QE KERCENON NJEREZIMIN.

    AH SIKUR TA BENTE ZOTI KTE TE MIRE EMRIT SHQIPTAR . DO TA SHPETONTE NGA KURVERIA ISLAMIKE NGA KJO RRACE QENSH QE MBARTIN VETEM SEMUNDJE VDEKJEPRURESE NGADO KTA SHFAQEN

  10. Dashnor Kozaj says:

    Demi ekonomik i ketij lloj privaizimi, per keto 5 vjet qe kaluan i ka kaluar mbi 1 miliard euro . Fajin e ka anti shqiptari Sali Berisha me gjithe banden e tij, ku si zevendesa ka , Ridvan Boden dhe Genci Rulin , e lista vazhdon e gjate …..Une kam qene me pune ne drejtorine e Auditimit ne K.E.SH,sha deri ne dhjetor te vitit 2008, se me hoqen nga puna se kundershtova privatizimin e O.S.SH,se dhe hapa proces gjyqesor ne Gjykaten e Tiranes ,per anullimin e privatizimit te O.S.SH,se me nje vlere qesharake 102 milion euro .Ceshtja deri me sot eshte ne dyert e Gjykates se Larte ne Kolegjin Administrativ, . I takon gjykates ta anulloj ne baze te provave shkresore dhe fakteve te panumerta qe une kam depozituar per kete ceshtje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje