FOTOT/ Kujdes, e keni vetëm për katër vjet

21 Korrik 2014, 11:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kujdes, e keni vetëm për katër vjet

Shumica e futbollistëve ëndërrojnë që ta mbajnë njëherë në duar.

Por duket se lojtarët e Gjermanisë e kanë tepruar me festimet e tyre pas fitores së Kupës së Botës, pasi kanë dëmtuar vetë kupën.

Këtë e bëri të ditur kreu i federatës gjermane, që tha se trofeu i artë është dëmtuar.

Wolfgang Niersbach tha se në një pikë të festimeve, një copëz është shkëputur nga kupa.

“Mos u shqetësoni sepse ne kemi specialistë që do e rregullojnë.

Ne kemi hetuar me këmbëngulje se kush e ka bërë këtë gjë, por hetimi përfundoi pa asnjë rezultat”.

Trofeu, i projektuar nga italiani Silvio Gazzaniga, u prezantua në vitin 1974 dhe origjinali prej 5 kg është i përbërë 75 përqind prej ari 18 karat dhe thuhet se vlen mbi 11 milionë euro.

Por për fat, trofeu me të cilin kanë festuar gjermanët është vetëm një imitim.

Trofeu aktual zëvendësoi të famshmin trofe Jules Rimet, që iu dha Brazilit pasi fituan për herë të tretë në vitin 1970.

Trofeu i mëparshëm u vodh gjatë një ekspozite publike në Angli, përpara Kupës së Botës të vitit 1966, por u gjet më pas në një shkurre nga një qen, përpara se Anglia të fitonte turneun.

6 komente në “FOTOT/ Kujdes, e keni vetëm për katër vjet”

  1. tifoz i gjermaneve says:

    O gazeta tema rrini ne imazhin politik e mos u merrrni me gjera qe nuk ju takojne.
    E vertete eshte vetem qe eshte demtuar pak kupa.
    Po ama nuk ekziston me versioni i mbajtjes per 4 vjet nga ana e fituesit .
    Kjo te pakten qe nga 2006 .
    Ne momentin qe nje perfaqesuese shpallet fituese kapiteni i saj ngre trofeun orrigjinal qe peshon 6 kg dhe e demostron dhe ne vendin e tij .
    Pastaj poshte kupes origjinale shkruhet emri i fituesit te rradhes dhe kjo pune do vazhdoje deri ne 2038 kur te plotesohet fusha poshte dhe kupa do ta mbylli misionin e saj . Riparimin e kryen nje shoqeri italiane me qender ne padova , ajo ka te drejtene eksluzive nga fifa per prodhimin dhe mirembajtjen e trofeut .
    Kurse skuadres fituese i dorezohet nje kopje e lare vetem ne ar qe peshon diku te 2.8 kg dhe poshte saj ka te shenuar shtetin qytetin stadiumin oren dhe daten e finales se fituar . Kete kopje e kane te gjitha skuadrat qe kane fituar kete trofe se jules rimet -in e ka brazili perjete .
    Keto skuadra jane 3 here gjermania , 2 here italia , 2 here argjentina
    1 here franca dhe 1 here spanja .

    1. Pelasgian says:

      i plasen syte Bestit kur shikon kto pamje ….besto mbulohu mbulohu se u qorrove ! Hahhahahahahahahahahahhaha !

      DEUTSCHLAND !!!!

  2. egli says:

    shih shih e paskan demtu kupen,,, ruajeni se shume shpejt so jua marre Italia http://bit.do/pd-nje-parti-me-meditje-tek-berisha

  3. enter says:

    Tamam si femijet kapricoze. Duket qe vuajne kompleksin e inferioritetit. Paten fat qe u eleminua Italia, se kjo e fundit i ka degjeneruar historikisht gjermanet.

    1. Pelasgian says:

      prap me fat do jemi se ne 2018 italia e shikon boterorin direkt nga sky sport ! do bejne tifo per gjermont ashtu sic bene ne kte boteror !

      Dobbiamo prendere l’esempio della Germania .

  4. enter1 says:

    kurse Italine e kane degjeneruar historikisht ekipet zulu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje