BE rekomandon konsultime me Euralius dhe Komisionin e Venecias për reformën në drejtësi

22 Korrik 2014, 19:44Politika TEMA
BE rekomandon konsultime me Euralius dhe Komisionin e Venecias për

Përfaqësuesi i zyrës së KE –së në Tiranë, Clive Roumbold, i ka kërkuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa të konsultohet gjerësisht për reformën në drejtesi me Komisionin e Venecias dhe EURALIUS.

Komisioni Europian  kërkon sipas tij  që reforma të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë të sistemit gjyqësor, ashtu siç ka premtuar vetë kryeministri Rama në Dialogun e Nivelit të Lartë me komisionerin Fyle, me 4 qershor në Tiranë.

Letra e plotë:

Zoti Xhafaj,

Faleminderit për letrën tuaj, përmes së cilës ju kërkuat komentet tona për iniciativën ligjore në lidhje me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.

Bashkimi Europian i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së shtetit ligjor. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo çështje u diskutua edhe në Dialogun e Nivelit të Lartë të mbajtur më 4 qershor në Tiranë, ku qeveria prezantoi vizionin e saj për një reformë gjithëpërfshirëse “të fokusuar në reformimin e institucioneve kryesore gjyqësore dhe në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke bërë bjesë të gjithë aktorët kryesorë të sistemit, përfshirë Parlamentin dhe shoqërinë civile”, ashtu sikundër u nënvizua edhe në konkluzionet e përbashkëta të takimit mes kryeministrit Rama dhe komisionerit Fyle.

Në këtë kontekst, Bashkimi Europian mirëpret angazhimin e Shqipërisë me Komisionin e Venecias.

Ne mendojmë se këto drafte duhet të trajtohen në strukturën e një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, të planifikuar nga qeveria, të cilën ne mendojmë se do të bazohet në udhëheqjen e Komisionit të Venecias, në ekspertizën e misionit të asistencës EURALIUS, i cili do të nisë në 1 shtator.

Ekspertiza e tij do të jetë gjithashtu e vlefshme për Komisioni Parlamentar të Ligjeve dhe përmes tij edhe për reformën e planifikuar në sistemin gjyqësor.

3 komente në “BE rekomandon konsultime me Euralius dhe Komisionin e Venecias për reformën në drejtësi”

  1. safeti says:

    YYY kapitalista revizionista neve e bejm vet drejtsin me shokun Spartak Braho dhe shokun Gramoz Ruci & halabak.

  2. lymi says:

    A ka mundesi te na thote hapur ky zoti Roumbold se sa milion euro kane marre ekspertet e Venecias dhe Euralius ne te pakten 10 vitet e fundit dhe cfare kane bere konkretisht. Se ska asnje dokument reforme!!!! Pas ketij bilanci ky zoteri mund te dergoje letra te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje