Skandali/ Prokurori fshehu autorin e vrasjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut

22 Korrik 2014, 15:38Politika TEMA

Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve ka denoncuar një rast skandaloz.

Bëhet fjalë për një prokuror në Tiranë, i cili ka fshehur një vrasje, duke akuzuar me qëllim një person tjetër, që s’kishte lidhje me ngjarjen.

Akuzat mbi prokurorin i adresohen Ndriçim Ballës, i cili akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në zonën e ish- Bllokut, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2013.

Në datën 9 shtator 2013, rreth orës 21.40, në Rrugën “Vaso Pasha” tek ish- Blloku, brenda ambienteve të një lokali u qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë u vra llogaritarja Majlinda Hoxha dhe u plagos rëndë pronari i lokalit, Elton Fusha.

Me 10 shtator 2013, prokurori, për të fshehur autorin e vërtetë të krimit, nëpërmjet një urdhri delegimi të falsifikuar 10 orë pas ngjarjes, filloi ndjekjen penale ndaj oficerit të forcave të armatosura Ndriçim Balla, ndonëse në aktet referuese të policisë gjyqësore ky shtetas nuk përmendej fare”, thuhet në kallëzimin e Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve ndaj prokurorit.

“Falsifikimi i prokurorit lidhet me dizinformimin që ai i ka bërë policisë gjyqësore në urdhrin e delegimit, duke paraqitur si të vërtetë faktin e rremë që Prokuroria e Tiranës tashmë ishte në dijeni të autorit dhe kish marrë të pandehur për kryerjen e këtij krimi, shtetasin Ndriçim Balla”, vijon njoftimi.

Policia Gjyqësore u kujdes më pas të gjejë motivin e vrasjes për “të pandehurin” Ndriçim, duke paraqitur si të tillë faktin që shtetasi Elton Fusha i kishte borxh vëllait të Ndriçimit njëzet e tre mijë lekë hak pune të papaguar.

Paradoksi i motiveve në këtë rast ka të bejë me faktin se 5 ditë me parë po kjo polici ka pranuar një motiv tjetër për ngjarjen.

Atë që Elton Fusha ka tentuar të vrasë më parë një person, të cilin e ka plagosur, vepër për të cilin nuk është dënuar dhe autor i mundshëm i kësaj ngjarje mund të ishte i plagosuri prej tij.

18 komente në “Skandali/ Prokurori fshehu autorin e vrasjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut”

  1. roberti says:

    Prokuroria e tanishme eshte totalisht e perfshire ne krim e ne korrupsion kshuqe tani nuk ka se si te dali nga llumi kshuqe duhet te ndrrohen te gjithe keto plera qe jane atz tani.

    1. Pilo Lala says:

      Plehrat e Saliut jane shperndare si shkurre ne cdo zyre, agjensi, dhe nuk shkulen.
      Kerkohet vetgjyaqesi e te lenduarve ndaj ketyre Gjyqtareve dhe Prokuroreve qe poshterojne viktimat dhe familjet e tyre per ca para nen dore.

    2. adrin says:

      Epo si te emerosh Llallen kryeprokuror “llalle” do te behet prokuroria.
      Mazhoranca e sotme duhet te operoje urgjentisht ne shkarkimin e kryeprokurorit Llalla pasi ai me paaftesine tij po behet pengese ne largimin nga sistemi i prokurorise dhe sistemi gjyqesor i prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar.
      Ky llalla me paaftesine etij po i merr ne qafe Shqipertaret duke mos vepruar dhe ndershkuar zyrtaret e korruptuar si prokurore dhe gjyqtare te cilet po i japin krahe krimit dhe krimineleve duke ju dhene liri.
      Keta gjyqtare dhe prokurore te korruptuar po pasurohen me djersen e shqipêtareve te ndershem.

  2. adem says:

    Pse nuk ja tregoni emrin prokurorit? neper media ngelet duke treguar emrat e sanitareve, infermjereve mjekeve, pedagogeve, mesuesve qe kapen me rryshfete, por per nje prokuror qe nuk eshte i vetmi i tille, nuk i del emri. per cfare? per te ruajtur hajdutllekun?. Nje nga institucionet me te felliqura te drejtesise eshte Prokuroria.

  3. populli says:

    Ky nuk eshte artikull as njoftim, as shenim redaksional !
    Ky eshte thashethem, nje loje fjalesh pa emra vetem me hipoteza.
    Se si s’eshte bere i gjalle i pandehuri, kete e di vetem Tema Online.
    Me mire mos shkruani fare se sa te na lodhni me keto gjepura.
    Ka emer prokurori ??!!

    1. Vaja says:

      I nderuar ‘popull’ ky prokuror ka emer dhe mjafton te kesh lexuar lajmet e para pak ditve me pare kur ai kerkoi 35 vite burg per nje njeri qe ai e di fort mire se eshte i pafajshem. I pandehuri sic shpreheni ju priti ato letrat e felliqura te prokurorit dhe beson ne pafajesine e ne drejtesine e ndyre te ketij shteti. Shume shpejt do te kesh edhe fakte te tjera qe vertetojne ate cka bere prokurori Ramadan Troci. Kallezimi i referohet nje emri plus qe bazohet ne fakte

      1. Anonim says:

        Vaja lere idiotin se shtyn kohen duke komentuar neper web.
        Shyqyr qe doli pislliku ne shesh dhe te dale Cimi qe andej.

    2. Anonim says:

      Ti o popull, po te jap nje pergjigje nga populli. E njeh ti kete qe akuzohet? Nje mut te madh e njeh, se me bere te prish gojen. Ku kishte ngelur institucion te ketij shteti pa u ankuar? Po ti thuaj kush e kishte degjuar….
      Mos fol idiotlliqe kur nuk e njeh fare situaten, se keto te folurat ne pergjithesi te nxjerrin debil komplet.
      Hajt popull futi ndonje got raki tani.

  4. Agushi says:

    Jo bindës ky shkrim.

    1. Pilo Lala says:

      Ky eshte shkrim shume i forte, por per perplasje te medhaja krimi, eshte lene pak evaziv.
      Bravo Tema me keto Informacione qe nxjerr Plehrat e Saliut sic jane maskarenj dhe bythpalare.

  5. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SA TE JETE KY PRESIDENT , PROKUROR I PRGJITHSHEM , KETO GJUKATA DHE KETA GJYGJTARE
    RRUMPALLE DO JET NE SHQIPERI ,,,,,, I TRANSFERONI NE ZAMBIA ATJE NDOSHTA DO SHTYJNE DHE CA KOHE ,,,,NE EUROPE KU POPULLI MENDON TE INTEGROHET ME KETA KODOSHE ESHTE E
    PAMUNDUR ,,,,,, KETA KANE PARALIZUAR DREJTESINE ,,,,,

  6. Dikush says:

    Ramadan Troci

  7. kacaku says:

    kush eshte prokuri??ska emer????cmut gazetari mund te quhet atehere dhe sa mut bindese mund te jet???akoma me hamendje????

  8. Keli says:

    Cfare beni keshtu o Tema? Ceshte ky gazetar kartoni qe ben keto shkrime? Me ke po merreni me Byrone e Sokol Kocise qe desh solli nje ton kokaine nga Kolumbia? Nuk e kuptoninqe ky kallzim eshte i porositur nga familjaret e Balles sepse prokurori i ka kerkuar 35 vjet burg per masakren qe beri ne bllok? Mos u merrni me iditolliqet e policit burgaxhi Kociaj . Ky gazetar qe ka bere kete shkrim do kishte bere mire te shkonte me gjyqin e Ndricim Balles dhe te degjonte e te shikonte deshmitaret qe i vune gishtin atij maskarai qe vrau nje grua 26 vjec, la nje vajze jetime 5 vjec. Shteti e beri oficer qe te mbronte atdheun dhe ai vajti ne mes te bllokut si kafshe dhe zbatoi njohurite qe kishte mesuar ne ushtri. Pse nuk merreni me faktin qe prokurorin e ceshtjes e kane kercenuar me jetwen e femijeve? Dhe perse ? Sepse kerkoi 35 vjet burg per nje vrases? Vazhdoni beni gjyqe neper gazeta o Tema se mire e keni. Po na sugjeroni qe prokuroret duhet te mesojne nga Sokol Kocia se si ti bejne vendimet. Turp i madh sepse keshtu u thoni atyre familjareve te shkrete qe bene gabim qe vajten tek prokurori dhe tek shteti por duhet ta kishin zgjidhur vete punen ashtu si e beri edhe ai maskarai ne bllok per dyqimd mije leke te vjetra.

    1. Anonim says:

      Ti Keli qenke nje plehre qe nuk e paske shokun. E njeh ti idiot Ndicim Ballen? Je Plehreee! Une e njoh shume mire dhe nuk asnje shans qe i te kete gisht ne ate gje. Ti duhet te jesh ky prokurori besoj, se je i vetmi qe flet me emra dhe te duket vetja sikur e njeh situaten.. Do vriste Cimi per 26.000 leke qe i kishin borxh te vellezerve? O idiot po arsyen e ve ndonjhere ne pune? Nejse se aq ke aq mendon….

  9. almac says:

    Germoni se te tjere prokuror do gjeni te perfshire ne krime te tilla

  10. DANI says:

    PSE SKA EMER PROKURORI …???????!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. Vk says:

    Sa shpejt e besoni Temen sikur paraqet fakte te pakundershtueshme ndersa prokurorin si kriminel? Ku e dini ju komentues partiake qe i akuzuari nuk ka sponsorizuar per kete shkrim??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje