Viza për Kanada e BE? 500 euro/ Policia arreston mashtruesit

22 Korrik 2014, 09:48Politika TEMA

Duke shfrytëzuar ëndrrën për emigrim në kontinentin e largët apo për punësim në vendet e BE-së, 2 persona nga Elbasani përfitonin nga 500 euro për një vizë.

Policia lokale zbuloi skemën e mashtrimit, pas disa muajsh hetimi.

Në pranga ranë Mihal Shyti dhe Lorenc Cuke, të cilët dyshohen për mashtrimin e të paktën 20 personave.

Sipas policisë, të arrestuarit bashkëpunonin edhe me një shtetas të huaj, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u merrnin qytetarëve nga 500 euro duke u premtuar viza për në Kanada dhe mundësi punësimi në vendet e Bashkimit Europian.

Pak ditë më parë edhe në Tiranë, policia zbuloi një agjenci që kishte mashtruar të paktën 500 persona për viza për në Kanada, Australi dhe Zelandë të re.

Në kërkim u shpall shtetasi maqedonas Vasko Pop Ganov, përfaqësues ligjor i agjencisë private me emrin “HELP EMIGRATION”.

 

 

 

6 komente në “Viza për Kanada e BE? 500 euro/ Policia arreston mashtruesit”

  1. Sara says:

    ka njeri info per kete agjensine ne tr? mos eshte ajo agjensia Korbi???

  2. lemi says:

    mos eshte i perzier edhe ne kete skandal djali i braim dinarit-uka.

  3. albani 4 ever says:

    o njerez akoma mashtrheni nga keto piramida ?? po per ne BE nuk duhen viza . viza pune per ne BE mer vetem po qe se te garanton njeri pune edhe strehim . kjo eshte per nje afat te shkurter 6 mujor. Kanadaja dhe USA nuk japin viza pune per qytetaret shqiptare. mos bini viktima kot.

  4. mirel says:

    Po po ja treguat vendin kontrabandisteve te 500 eurove
    ata me 10000 dhe 20000 euro nuk I kapni dot

  5. Dispanceria says:

    Bravo u qofte, shume mire ja u bejne koke cpuarve. Ne burg duhet te shkojne keta qe mashtrohen, per mos vigjilence.

  6. elbasani says:

    Po si nuk vune mend keto njerez more

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje