Ndarja e re territoriale/ Shoqata e këshilltarëve mbështet variantin me 61 bashki

24 Korrik 2014, 20:17Politika TEMA

Ndarja e re territoriale dhe harta e miratuar në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale me 61 bashki, dhe që pritet të miratohet në Kuvend seancën e rradhës, ka ngjallur debate tek përfaqësues të grupimeve të ndryshme të interesit dhe parti politike.

Krahas kundërshtimeve që ka pasur nga ana e minoritetit grek, Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive ditën e sotme, përmes një njoftimi për shtyp, shprehet se mbështet plotësisht variantin e miratuar me 61 bashki, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin dhe që do të ndihmojë në në forcimin e pushtetit vendor dhe aspiratës europiane të Shqipërisë. Në njoftimin për shtyp madje vlerësohet se procesi ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hartën e re administrativo-territoriale me 61 bashki, e mbështet plotësisht këtë variant përfundimtar duke vlerësuar procesin transparent dhe gjithëpërfshirës të zbatimit të kësaj reforme. Gjykojmë se ky është një moment historik shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shprehim bindjen tonë të plotë se ndarja e re administrativo-territoriale i shërben qytetarëve, forcimit të pushtetit vendor si dhe aspiratës europiane të vendit për të pasur një qeverisje lokale efektive”, thuhet në komunikatën për shtyp .

3 komente në “Ndarja e re territoriale/ Shoqata e këshilltarëve mbështet variantin me 61 bashki”

  1. piro radoni says:

    Eshte e nevojshme… te behet urgjent

  2. neda says:

    61 bashki jane shume per nje vend si vendi yne, keto kerkojne para, nepunes ,etj,ndersa 30-35 bashki jane me se te mjaftueshme, ne nuk duhet ti krahasojme me numerin qe kane qene me pare, se keto ndarje teritoriale vijne nga sistemi i mepareshem, qe nuk kishin keto organika, ku ne nje keshill te bashkuar ,apo komune qe quhet sote, kane qene pothuajese me pune vullnetare,pa paguar pothuajese asgje nga buxheti, gjithe kete administrate qe ne fakt nuk bene asgje vec korrupsionit, vendi ka nevoje per investime, vendi ka nevoje per nje administrate shume me te vogel,por me efeicente,me pune te mateshme ne mardheniet me publikun,jo sorollatje pa fund,ku ne fakt sorollatjen vijne per faj te ligjeve, me rregulla e ligje me te mira e me funksionale dhe jo me ligje qe psh.per te nxjerr nje qiraxhi nga dyqani qe nuk paguan qeren apo dritat per muaj te tere,duhen vite per ta nxjerr duke bredhur neper gjykata,me gjyqe pa fund, sepse keshtu e parashikone ligji dhe kur e nxjerr forcerisht mbas nje viti minimalja,elektriku leket e dritave nuk i merr sepse ligji e parasheh qe duhet ti paguaje pronari objektit,kur pronari ne fakt mund te jete me pune ne gjermani dhe jo roje pas elektrikut.Ne jemi ndryshe nga cdo vend persa u perket ligjeve,

  3. krio says:

    Po deri tani si kemi bere? Nga na doli ky komiteti maleve apo pionjeret e Enverit. C jane keto more….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje