Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, thotë se me ndryshimet që po bëhen në projektligjin për funksionin e KLD-së nuk është reformë në sistemin e drejtësisë por reformë e brendshme në këtë institucion. Duke e krahasuar, KLD-në me një makinë që ka dalë nga rruga, Majko thotë se po përpiqen ta kthejnë atë në rrugë.
Majko ftoi opozitën të vijë në kuvend të debatojë ose të t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
“Kjo që po bëjmë ne nuk është reform në sistemin e drejtësisë por reformë e brendshme në KLD jemi në kushtet kur ka dalë makina nga rruga dhe po e kthejmë në rugë. Po nxisim KLD të zbatojë rregullat që ka vendosur vetë dhe po e nxisim duke i dhënë atyre fuqinë ligjore. Të gjitha këto ndryshime bëhen për një funksionim të sistemit gjyqësor, kush mendon se do të bëjë rolin e viktimës është i lirë të qurravitet në të kundërt të ballafaqohemi në KLD”, tha Majko nga foltorja e Kuvendit.
Fjala e plotë e Pandeli Majkos në Kuvend
Mbledhjet e qeverisë bëhen trasparente dhe botohen, mbledhjet e komisioneve bëhen të hapura në sytë e medias. Mbledhja e KLD-së nuk mund të bëhen të pazbardhura, nuk mund të bëhen të patrajtuara qartësisht sipas një rregulli të qartë dhe të shkruajtur. Ne kemi sjellë pikërisht këtë propozim.
Nuk quhet një ndërhyrje e mazhorancës e cila përmes normës ligjore kërkon trasparencë për veprimtarinë e brendshme. Çfarë kemi bërë tjetër? Kemi nxjerrë nga konflikti i interesit anëtarët e KLD-së. Sa kohë ke mandate nga kuvendi dhe sistemi gjyqësor, për të mbajtur postin e nderuar të anëtarit të drejtësisë, ti nuk mund të promovosh veten. Ke vajtur në KLD për të investiguar dhe dhënë vendime në favor të të tjerëve dhe jo vetes. Ky ndryshim është jo vetëm rregullues i veprimtarisë së brendshme të KLD-së por do i japi fund dhe një veprimtarie abuzuese.
Veprimtaria e KLD për subjektivizmin e brendshëm dhe mosrespektimin e rregullores ka krijuar një vargë anomalish. Nuk dua të krijoj perceptimin sikur kuvendi ka vendosur të kthejë moralitetin e institucionit të KLD-së. Ajo që po bëjmë ne sot nuk është reforma në sistemin e drejtësisë, por një ndërhyrje për funksionimin brenda rregullave të KLD-së. Jemi në kushtet kur ka dalë makina nga rruga dhe po e kthejmë atë në rrugë. Jemi duke reflektuar disa ndryshime kushtetuese të cilat i kemi bërë së bashku me kolegët e mazhorancë ssë dikurshme kur ndryshuam kushtetutën.
KLD ishte i vetmi institucion që nuk kishte një rregull të qartë për mënyrën se si do të sillej karshi gjyqtarëve që do ishin në ndjekje penale. Nëse dikush mendon që një gjykatës i cili është në ndjekje penale, duhet të vazhdojë punën sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë kemi një problem shumë të madh. Kjo nuk është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, është një pezullim i përkohshëm i një njeriu i cili në emër të ligjit dhe kushtetutës jep drejtësi për të tjerët. Në ndjekje penale nuk mund të konsiderohesh dhënës i ligjit dhe të drejtës. Këtë kemi sjellë si ndryshinm për funksionimin e sistemit të drejtësisë, mënyrën se si do të sillet sistemi gjyqësor përballë vetes dhe ligjit. Ka dhe element të tjerë që duhen përmendur, do nënvizojë faktin për të forcuar rolin e inspektoratit. Ky është një element i rendësishëm, është e kot ta diskutojmë.
Nuk kemi bërë ndonjë lloj reformë por një ndërhyrje në jetën e brendshme të KLD-së. Do ishte e dobishme që opozita të kishte marrë pjesë në diskutimin professional, qoftë në komisionin e ligjeve dhe ndonjë negociatë të drejtpërdrejtë. Këtë lloj ligji, jo pa qëllim e ka vënë si një ligj që miratohet me shumë të cilësuar votash dhe arsyeja është; garancia për paprekshmërinë për sistemin e drejtësisë nga interesat e politikës dhe e dyta për të nxitur politikën që kur diskuton të tilla ligje të nxitet konsensus sa më i gjerë. Ftoj pa asnjë lloj sfide kolegët e PD-së që për çfarë do lloj dyshimi që kanë lidhur me këtë ligj ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të gatshëm të ballafaqohemi për këtë ligj.
Jemi të bindur që po rregullojmë një veprimtari e cila kishte percipituar në shkelje të rregullave të brendshme të KLD-së dhe kishte sjellë një varg pasojash të cilat kishin bërë që proçesi i integrimit, të shtyhej. Sot të gjithëve iu ka ardhur shpirti në majë të hundës, me mënyrën se si gjyqtarët bëjnë drejtësi. Nëpërmjet këtij ligji, dhe rregullimeve, duam që punën tonë ta filliojmë nga koka dhe jo nga këmbët duke nënvizuar faktin se po nxisim KLD-në të zbatojë rregullat që ka bërë vet. Këto ndryshime bëhen për një funksionim sa më të mirë të sisitemit gjyqësor. Kush mendon se do bëjë rolin e viktimës është i lirë të qurravitet, në të kundërt jemi të gatshmë të ballafaqohemi me Gjykatën Kushtetuese.
Bravo!