Gjosha: Negociatat për anëtarësim në BE do t'i hapim shumë shpejt

24 Korrik 2014, 11:50Politika TEMA

Shumë shpejt do të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në analizën e 300 ditëve të qeverisjes.

“Arritja për marrjen e statusit nuk i takon vetëm ministrisë por të gjithë shqiptarëve. Shumë shpejt do hapim negociatat. Të gjithë së bashku do bëjmë hapjen e negociatave. Në këto 300 ditë kemi punuar shumë. Udhërrëfyesi ynë ka qenë plani i detajuar për 5 prioritetet me të cilin kemi punuar çdo ditë. Është një plan që i përkushtohemi çdo ditë për të arritur te hapi tjetër ai i hapjes së negociatave”, tha Gjosha

Në vijim ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe kemi punuar për planin kombëtar të integrimit europian 2014-2020.

“Është plani më kryesor i kësaj ministrie dhe gjithë institucioneve të tjera, sepse ky plan përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE. Ai fokusohet në 5 prioritetet e mbetura  që janë reforma në administratën shtetërore, reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe çështjet e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të plotësojmë cdo ditë për të ndërtuar institucionet dhe funksionimin e shtetit demokratik”, tha ajo.

Në këto 300 ditë, sipas Gjosha, Ministria e Integrimit ka pasur jo vetëm një ristrukturim por ka ndryshuar qasjen me shoqërinë civile.

“Sot kemi një sektor dedikuar shoqërisë civilë që i merret mendimi për çdo prioritet, për çdo punë, për çdo projekt të financuar nga BE. Kjo është jo vetëm një qasje e re por edhe një mundësi që i jepet shoqërisë civile për të qenë pjesë e procesit të integrimit dhe kjo e bën këtë procës të hapur dhe kjo është ajo që në donim në 300 ditë”, tha ministrja e Integrimit.

Në vijim ajo shtoi se “Shqipëria është i pari vend në rajon që merr një mbështetje buxhetore nga BE dhe për herë të parë Shqipëria përdor projektet IPA dhe fondet e BE në mënyrë të decentralizuar. Kjo është arritje sepse BE i jep Shqipërisë besimin e duhur për të menaxhuar këto fonde në bazë të prioriteteve që ka Shqipëria.”

“Kemi bërë një punë intensive për informimin e shoqërisë shqiptare dhe të rinjëvë që unë do t’i quaja si udhëheqës të këtij proçesi. Në do të vazhdojmë të informojmë rininë shqiptare për t’i bërë pjesë e këtij procesi. Pa mbështetjen e tyre është e pamundur të ecet më tej”, theksoi ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje