Kundërshtitë për projektligjet e qeverisë/ Meta: Po bëjmë punën e opozitës

24 Korrik 2014, 10:15Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka ironizuar me faktin që opozita ka braktisur punimet e Kuvendit, ndërkohë që projektligjet e qeverisë po kritikohen ose po kundërshtohen nga deputetët e mazhorancës.

Duke folur nga Shkodra, Meta tha se ata po bëjnë punën e opozitës.

“Mazhoranca i ka votat për të votuar çdo ligj apo reformë, por në këto komisione ajo ka ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Madje në shumë raste po bën edhe punën e opozitës, kur ajo mungon,” tha Meta.

Ai u shpreh se opozita ka marrë pushimet e parakohshme, por shtoi se shpreson që ajo të kthehet në shtator në sesionin e ri.

Duke komentuar reformën territoriale, Meta tha: “Është një reformë delikate. Deputetët kanë kundërshtimet e tyre, por shpesh nisen edhe nga ndjeshmeritë psikologjike, njerëzore që ato kanë në zonat e tyre. Shpresoj që gjithçka të reflektohet. Asnjë s’do të duartrokitet për reformën, edhe nëse ajo do të bëhej me konsensus të plotë. Ky është një proces i gjerë që duhet vazhduar. Besoj se të gjithë ndajmë të njëjtin mendim se Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me 400 njësi vendore”.

3 komente në “Kundërshtitë për projektligjet e qeverisë/ Meta: Po bëjmë punën e opozitës”

  1. tani says:

    vazhdo te prishesh ps sic bere me pd kjo eshte motoja

  2. bossi says:

    hahahh ke shume te drejte per kete gje sepse opozita ka shku me pushime, dhe qe te mos punoje ka gjetur nje justifikim ne po bojkotojme,….http://bit.do/gjobe-shoferit-te-pandergjegjshem

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    I MARRTE SALIU ME BUJARIN ME VETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje