Reforma Territoriale/Banorët e Pandelejmon dhe Sopik peticion për t'u bashkuar me Bashkinë Konispol

23 Korrik 2014, 12:32Politika TEMA

Banorët e fshatrave Pandelejmon dhe Sopik, të komunës Livadhja, përmes një peticioni u shprehen sot në mbështetje të bashkimit të tyre me Bashkinë e Konispolit, sipas hartës së ndarjes së re administrative, të propozuar nga Qeveria.

Përmes peticionit, i cili bëhet i ditur nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, banorët e këtyre fshatrave përgënjeshtrojnë raportimet e fundit në media, se gjoja ata janë kundër bashkimit me Konispolin.

“Nga informacionet e të afërmve tanë, që jetojnë në Athinë, na rezulton se aty qarkullon një peticion kundër bashkimit me Konsipolin dhe se ata janë trysnuar që ta nënshkruajnë”, thuhet në peticion.
Dokumenti parashtron dhe argumentat se pse ata nuk mund të jenë kundër bashkimit me këtë bashki.

“Historikisht Konispoli ka qënë qendra e krahinës sonë, si qyteti më i afërt dhe i vetëm krahas Sarandës, ndërsa ekonomikisht fusha që krijohet mes tre fshatrave dhe që është propozuar t’i bashkohet Konsipolit është me të drejtë një rajon prodhues. Sopiku dhe Pandelejmoni janë me shumicë dërrmuese me kombësi shqiptare dhe janë pjesë e patjetërsueshme e kombit shqiptar. Tentativat për të gënjyer në këtë drejtim janë mekanizma që kanë rezultuar të pasuksesshme në këto 23 vjet dhe nuk lejojmë të fitojnë terren sot, kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Lidhja e historike e Sopikut dhe Pandelejmonit me fshatrat e Xarrës, Markatit dhe të Konispolit është e patjetërsueshme nga çdo aspekt”, thuhet në peticion.

Sipas tij, për ndarjen e re administrative nuk është përdorur kriteri etnik për krijimin e bashkive. Si pasojë, e gjithë komuna Livadhja, sikurse ka qënë gjatë historisë pjesë e Nënprefekturës së Çamërisë, duhet të jetë pjesë e bashkisë së Konispolit.

“Por, meqë është e vendosur që të përdoret një përjashtim, të krijohen dy komuna minoritare dhe ne nuk jemi kundër që fshatrat e komunës Livadhja, me përjashtim të këtyre tre fshatrave të bashkohen me Bashkinë e re, me shumicë minoritare”, thuhet ndër të tjera në peticionin e banorëve.

4 komente në “Reforma Territoriale/Banorët e Pandelejmon dhe Sopik peticion për t’u bashkuar me Bashkinë Konispol”

  1. LUAN says:

    VIRGJILI THOSHTE : SHIKOJE ME DYSHIM DHE KUR NJE GREK TE BEN NJE DHURATE.
    ME SA DUKET I KA NJOHUR MIRE KETA NJEREZ DJALLEZOR ,QE ASNJEHERE NUK HEQIN DORE NGA DREDHITE DHE DJALLEZITE E TYRE . PO KU DISKUTOHET SOPIKU ,PANDALEJMONI APO NAVARICA .MADJE DHE NE ATO FSHATRA TE QUAJTURA MINORITARE (POPULLSI VLLEHESH NGA MALET E PINDIT APO FUSHA E THESALISE)KA PLOT SHQIPTARE NGA PROGONATI SI FAMILJA KOKA NE KARAHAXH ,ARBACI NE BREGAS ,MILORAJT NE VRION E PLOT SHEMBUJ TE TJERE .JEPI CEZARIT CFARE I TAKON CEZARIT POR JO ME TEPER .

  2. sopiqoti says:

    Perfundimisht eshte mese e sigurt qe me kete reforme synohen qellime te mbrapshta.
    Nga Sopiku ne Livadhja shkohet duke shuruar dhe keta dallkauket e PDIU na thone qe Sopiku do te bashkohet me Konispolin.
    Bile edhe banoret came te Pandelejmonit nuk duan bashkim me Konispolin.
    Turp dhe mediave qe jane shnderruar ne fletushka thashethemesh.
    Eshte e sigurt qe fshati Sopik nuk ka hartuar ndonje peticion.
    Nqs eshte gjendur ndonje sahanlepires i Idrizit te firmos ndonje fletushke ai nuk perfaqeson Sopikun.
    Nuk ka per te kaluar kjo reforme ne komunat tona.
    Konispoli nuk ka qene asnjehere qendra e krahines tone, nuk na lidh asgje me Konispolin.
    Konispoli as ka qene ndonjehere qytet. Qytet i thencin, me zor e cilesuan komunistet qytet.

  3. UN says:

    Pse jo,me duket kerkes e drejt.

  4. ti o sopiqot mos fol ne emer te kerahines ne mos je i ardhur qendra jone gjithmon ka qene konispoli nje qytez me i vjeter se vet Saranda me krahinen e Konispolit na lidhin lidhjet e gjakut si dhe historia e perbashket ne te mire e te keqe mos harro o sopiqot qe livadhjkaja dikur quhej hoxh dhe ju keniqen cifcit tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje