Rama negocion vetë për ligjin e Policisë së Shtetit (ndërsa 6 deputetë janë kundër ndarjes territoriale)

23 Korrik 2014, 11:30Politika TEMA

Qeveria po has probleme me deputetët e mazhorancës sa u përket kalimit të disa ligjeve të rëndësishme.

Kundërshtitë e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe rezervat e disa deputetëve të PS ndaj projektligjit “Për Policinë e Shtetit”, janë kthyer në një çështje serioze për kryeministrin Rama.

Pas përpjekjeve të dështuara të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të bindur deputetët “rebelë”, në lojë është futur vetë kryeministri.

Sipas të përditshmes Mapo, për të shuar çdo mosmarrëveshje dhe për të bindur deputetët që të pranojnë të votojnë këtë draft, Rama ka thirrur dje një takim të posaçëm me deputetët e Komisionit të Sigurisë, përgjegjës për diskutimin e kësaj nisme. Takimi është zhvilluar dje në orët e para të mëngjesit, në vilën qeveritare përballë kryeministrisë dhe në të kanë marrë pjesë afro 10 deputetë të majtë, ministri Tahiri dhe stafi i tij, që po merret me mbrojtjen e projektligjit në Kuvend.

Burime nga takimi kanë bërë të ditur se kjo mbledhje informale ka zgjatur rreth 1 orë dhe dy kanë qenë çështjet më të debatuara; Byroja Kombëtare e Hetimit dhe shkrirja e Gardës së Republikës.

Në këtë takim është rënë dakord në fund që përfaqësuesit e Komisionit të Sigurisë, ata të Ligjeve dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të diskutonin për çështjet konkrete për të gjetur formulimet dhe zgjidhjet e pranuara.

Ndërkohë sipas të përditshmes Shqip, ndarja e re territoriale ka sjellë përçarjen e parë në radhët e maxhorancës, ku disa depuetë të PS-së, LSI-së dhe aleatë të tjerë kanë kërcënuar se do votojnë kundër miratimit të saj në parlament.

Pas deklarimit kundër ndarjes së re territoriale nga kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule për shkak të mospërcaktimit të Himarës si zonë minoritare, kundër hartës së re mësohet se janë edhe deputetët e PS Pjerin Ndreu, Andrea Marto dhe Parid Cara.

Këtij grupi i shtohen deputeti i LSI-së Vangjel Tavo si dhe së fundmi  u deklarua kundër variantit të qeverisë edhe deputeti Mark Frroku, përfaqësues i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, pjesë e koalicionit të majtë.

7 komente në “Rama negocion vetë për ligjin e Policisë së Shtetit (ndërsa 6 deputetë janë kundër ndarjes territoriale)”

  1. ALpini says:

    Prisni se skeni pare gje akoma.
    Prit Edi Rama ,lekundjet po te vine nga brenda e rrezimi do te vi nga demokratet.
    Kam pershtypjen se kjo vjeshte po vjen ndryshe.

  2. erli says:

    ne fakt me pelqen qe ka debat! kjo eshte demokracia!!

  3. bosi says:

    Bulce Tabaku vodhi pronat e te tjereve. Se kuptoj cfare kerkon kjo intrigantja?

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte ritur “pazari” !
    Deputet qe kerkojne te nxjerrin shpenzimet e fushatave elektorale,nepermjet presioneve te votave,nuk kane asgje te perbashket me kualicionin.

  5. samuela says:

    Mese i drejte vendimi i qeverise rreth reformes territoriale nga e cila do te perfitoje i gjithe vendi dhe per kete nevojitet nje nivel me i larte bashkepunimi nga te gjithe deputetet.

    1. klatrina says:

      Reforma e propozuar nga qeveria duhet te vihet ne zbatim prej se ciles do te rrjedhin ndryshime pozitive

      1. boris says:

        Me shume bashkepunim nga ana e deputeteve per reformen e propozuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje