Edhe Mark Frroku kundër ndarjes territoriale: Vota ime do jetë kundër

23 Korrik 2014, 09:39Politika TEMA

Një tjetër deputet i mazhorancës deklaron se vota e tij mund të jetë kundër ndarjes së re territoriale.

Mark Frroku, njëkohësisht kryetar i Partisë Kristian Demokrate, tha se reforma nuk arriti që të jetë gjithëpërfshirëse.

“Vota ime do të jetë kundër kësaj pakete ligjore.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, megjithë dëshirën e saj, nuk është bërë pjesë e procesit të konsultimit dhe përfshirjes për hartimin e draftit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, ndonëse një kërkesë e tillë iu është parashtruar drejtuesve të tij.

Po ashtu, kjo reformë nuk arriti që të jetë gjithëpërfshirëse. Çështjet adimistrative dhe territoriale janë tagër kushtetues, prandaj pamundësia e një kompromisi politik mes mazhorancës dhe opozitës ia humb legjitimitetin dhe besueshmërinë një harte të re administrative të Shqipërisë”.

Deputeti i Qarkut të Shkodrës ka shprehur rezerva edhe për mënyrën e ndarjes së re territoriale të zonës që përfaqëson, gjë që është shprehur edhe nga shqetësimet e banorëve të rretheve veriore.

“Kjo reformë nuk është pjesë e agjendës reale të zhvillimit prespektiv të vendit, por po kthehet në një lojë të pandershme për thela zgjedhore mes disa partive, duke e cënuar rëndë këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij.

Shqipëria ka nevojë urgjente për realizimin e një reforme të tillë dhe unë, qoftë si kryetar i PKD-së, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë jam pro realizimit të saj, por në rrugë, mënyra dhe standarde ndryshe nga këto që po përdoren aktualisht”, deklaroi Mark Frroku.

10 komente në “Edhe Mark Frroku kundër ndarjes territoriale: Vota ime do jetë kundër”

  1. Gjegjan - Fushe Arrez says:

    ZOTI MARK! LERI PERRALLAT SE NA KE MBYT ME RRENA. TE PAKTEN RRUGEN FUSHE-ARREZ E DERI NE GJEGJAN NA E RREGULLO SI FILLIM SE MBARUAM ME GJITHE FEMIJE, PASTAJ VAZHDO NGA GJEGJANI E NE SHPAL. PERDERISA DESHTE ME U BA DEPUTET MBAJE FJALEN NESE JE BURRE.

  2. Papa Jani says:

    po normale, pritej, po vellane qe e ke akoma ne vrime per vrasje !? Te kishe qene me PeDe’ne, do ta kishe me kohe jashte

  3. Mato Gruda says:

    edhe Ti Mark nuk e ke te gjate,fitove kete rradhe dhe bleve me lek vota,por duro se mbarojne 4 vjet dhe do ta gjesh vendin shume shpejt.nuk i duhet Rilindjes vota jote,ne burg Ti dhe vellai Yt Kriminel.

  4. nexho says:

    frroku ne radhe te pare eshte kriminel hajdut,qe duhet edukuar ne burgun
    ENVERISTE.edo tregoi pak ketij PDkristjanit sa i bukur eshte burgu Rilindes

  5. HYSEN says:

    Bravo , Katoliket jane patriota jo si ato ortodoksit socialiste

  6. genti says:

    Po ti ne te arushes vafsh..paske aq mend ti sa duhet mar mendimi per yt se si behet reforma…ku ku un per tye..uroj te jene hapat e pare te pastrimit te politikes nga inoranca dhe vulgariteti i kesilloj politikanesh..jo per gje po me keta tipa na ofendoni zgjuarsine

  7. drejtesia says:

    Qelbesira ka m arrveshje me Salen qe gjyqetaret e tij ti lirojne vellane si te pafajshem. Keta jane maloket dhe jo malesoret e veriut.

  8. Shoku i Gjin Gjonit says:

    Po perse ta pyesin kete? Ky eshte injorant.

  9. Shqiptar says:

    Deputet e Rames…njelloj si te besh apelin ne burg. Bravo Rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje