As kryebashkiak dhe as kryetar partie/ Basha mbush një vit në krye të PD, por...

23 Korrik 2014, 10:04Politika TEMA

Lulzim Basha mbushi dje një vit në krye të Partisë Demokratike. Para disa muajsh, ambasadori amerikan në Tiranë tha se Basha kishte marrë përsipër një detyrë të vështirë, të mbante opozitën dhe të drejtonte kryeqytetin.

Një vit pas atij fjalimi, ku Lulzim Basha shpallte se do ishte një lider i moderuar, ai e gjen veten jashtë parlamentit, ndërkohë që po diskutohen disa prej ligjeve më të rëndësishme.

Ndërsa Basha vazhdon bojkotin, oponencën qeverisë dhe ligjeve të saj po ia bën vetë PS dhe në ndonjë rast LSI. Dhe nuk është opozitë sa për të larë gojën.

Një vit pasi tregoi se do ishte ndryshe nga Sali Berisha, Basha e nxori disa herë opozitën në rrugë dhe e katandisi institucionin e protestës në një grusht njerëzish.

Një vit pasi la të kuptohej se do ishte një fytyrë e re në krye të PD, Basha, që nisi të përkrahte çdo protestë në vend, i ka harruar ata që i quante hallexhinj. Duhej të ishte në ballë të protestave të tregtarëve apo të personave me aftësi të kufizuar këto ditë, por jo çdo protestë i shkon për shtat.

Dje u shfaq në 1- vjetorin e tij në krye të PD për të folur për reformën në drejtësi, pasi kishte mbi një javë që ishte zhdukur nga qarkullimi.

Kohët e fundit ka nisur ta bëjë shpesh këtë gjë.

Sa për kryebashkiak, nuk ka më të voglin dyshim se zor do i vijë ndonjë administrator më i keq Tiranës.

Pas një viti, detyra e tij u provua shumë e vështirë, siç thoshte ambasadori amerikan.

Nuk e ka bërë as njërën dhe as tjetrën.

14 komente në “As kryebashkiak dhe as kryetar partie/ Basha mbush një vit në krye të PD, por…”

  1. 21-shi says:

    Po punon ne Holande.
    Eshte krejtesisht i pa afte per organizim dhe orator i dobet e me nivel te ulet. Kush e duron deri ne Maj 2015.

    1. eda says:

      Mbushi nje vit ne krye te PD po me duket sikur kryetar partie e bashkie bashke eshte Sali Berisha

      1. herta says:

        Ky njeri eshte sherbetori numer nje i Saliut.

  2. E verteta says:

    Kryetarin e PD duhet ta zgjedhi Mero Baze,ose te behet Mero kryetari Pd
    do ishte interesant se cfar te metash do gjente te PS se deri tani nuk kemi lexuar ndonje kritike.Akoma me mire do te ishte qe kryetari PS te ishte Fahri Balliu.

  3. Papa Jani says:

    PeDe’ja, dava klanesh kriminelesh

    1. boris says:

      I ziu ka gjithe keto poste po nje zero me bisht eshte ne secilen prej tyre.

      1. almeida says:

        Normale qe ska sukses Basha se e degjeneroi Berisha si figure politike, e ka ul aq poshte sa ska.

  4. Arbi says:

    E Thene ndryshe as mish e as peshk,osé ne fjalen popullore as te q.. E as te leshon.Pd po nuk u rinovua me elemente te pergjegjeshem ,me kulture ,edukate ,te shkolluar etjj do humbasi si parti ,do ta marri Sala me vete ne grope,o burra sa nuk eshte vone

  5. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ME (PELQEU SHUME ) PALLATI NE DET I BASHES E KISHTE BERE SHUME BUKUR ,,,,, PAMVARESISHT
    ME (LEKET E RROGES ) APO ME ATO 300 MILIONET E RRUGES QE VODHI ,,,, CA ZERA THONE E BERI
    ( ME KURSIME ) E IMAGJINONI O POPULL SE CFARE PO NDODHE ME KETO BANDA HAJDUTESH ,,,,

  6. çeço Selimi says:

    Dy kunguj nen sqetull nuk ka ndodhur kurre te mbahen, por Luli si Luli: Po ben me te keqen si kreu i opozites . Siç duket , me kete qe ka nisur do te lere edhe Bashkine e Tiranes ,por edhe kreun e PD-se, te cilin po e pret me ankth te madh Sali Berisha !

  7. spartak says:

    po pse duhet dhe koment shih tiranen dhe rruget esaj jo ne periferi po vetem ne qender dhe llogaria del vete .

  8. Populli says:

    Professioni I hajdut it eshte te vjedhi. I kriminelit te vrasi te pafajshem. Por kjo ndryshoje nga detyrat e politikaneve.
    Politikanet vjedhin ne emer te popullit, me voten e popullit, dhe vjedhin pikerishte leket dhe pasurive e popullit. Prandaj edhe nuk ka ligje ti denoje se jane me imunitet popullore.
    Ajo qe sot vert , ne te gjithe boten, eshte POLITIKA. Ajo vret ne menyre te ndryshe ne emer te popullit, te demokracise, te lrise, te te drejtave njerezore e c’njerezore,ne emer te paqes. Keshtu edhe Basha yne vret ne emer te Dashkise se Tiranes, vret ne emer te PD-se…..po ky Basha ka edhe nje favor tjeter se i kan gjate bac Enverit ne gen Surat dhe huqe. Shikojeni mire Klon I Enverit….

  9. . says:

    =====================================================

    Nje cope-mishi me dy sy.

    Nje cope-maloku Peshkopie qe vetem
    te mbyse floket me xhel di.

    Te gjithe maloket jane “Pyke nga trute” prandaj
    floket ju rrine perpjetse.

    ======================================================

  10. aleksi says:

    Ky sozi cfare ka nder mend te lere ne historine e bashkise se Tiranes?
    Prerjet e pemeve apo gropat pa fund qe po i shton dita dtes.Rural i veshur me kostum ky eshte sozia Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje