Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, me anë të një deklarate, thekson rëndësinë e reformës territoriale-administrative për qeverisjen vendore.
“Reforma territoriale ka një rëndësi shumë të madhe. Ajo do ta shpëtojë popullin e Shqipërisë nga kjo situatë shumë e keqe e qeverisjes vendore”, deklaroi deputeti Kokëdhima.
Ai e ka quajtur normale tensionimin e situatës, për shkak të përplasjes së interesave dhe ambicieve etnike dhe fetare. Njëherësh, deputeti socialist vlerëson identitetin historik dhe kulturor të Himarës, duke mirëkuptuar shqetësimin e himariotëve ndaj reformës dhe duke theksuar se pas reformës, “himariotët do të ndihen më pak të provokuar”.
Po ashtu, Kokëdhima bën thirrje për vazhdimin e punës nga ana e ministrit të Shtetit dhe Çështjeve Vendore për të negociuar për gjetjen e një zgjidhjeje funksionale.
“Ministrit Çuçi i duhet ende punë për të negociuar zgjidhjet funksionale që ai dhe Komisioni i Reformës kanë realizuar për Delvinën, Sarandën, Konispolin dhe bashkinë e minoritetit”, nënvizon deputeti socialist.
Duke folur për hyrjen e PDIU-së, si parti opozitare në diskutimin për territorialen, Kokëdhima vlerëson rolin e rëndësishëm që mund të luajë ajo në miratimin e reformës:
“Tani në lojë ka hyrë PDIU-ja. Ky është një zhvillim shumë interesant, po të kemi parasysh se PDIU është parti e opozitës dhe ka pesë deputetë. Kërkesa e PDIU-së për t’i bashkangjitur Konispolit Vangalatin, Pandalemonin dhe Sopikun ka provokuar shumë diskutime. Për këtë çështje duket se ka akoma një hapësirë të mundshme negociatash e kompromisesh”.
Në diskutimin për territorialen, Kokëdhima njeh dhe vlerëson qëndrimin e deputetit socialist, me origjinë minoritare, Andrea Marto, duke shpresuar që ky i fundit të bjerë dakord me qëndrimin politik të grupit që përfaqëson.
Deputeti nënvizon se, nga takimet e shumta që ka patur në Sarandë me përfaqësues të minoritetit, ka kuptuar se reforma territoriale nuk është kundër minoritetit grek, përkundrazi, ajo është në mbështetje të plotë të të gjitha minoriteteve.
“Në këto takime vura në dukje se reforma territoriale nuk është kundër minoritetit grek. Përkundrazi, udhëheqësit e koalicionit tonë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i kanë dhënë mbështetje të plotë krijimit të komunave dhe bashkive për të gjitha minoritetet”, thekson Kokëdhima.
Kokëdhima sqaron se reforma territoriale nuk zhvillohet me qëllimin për t’i hequr të drejta minoritetit, por për të përmirësuar rrënjësisht qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik, si në minoritete ashtu edhe në bashkitë e komunat përreth tyre.
Per kryerjen e kesaj reforme nuk kishte dyshim asnje pavaresisht bindjeve politike. Ato te cilet u bene pjese e reformes territoriale tregojne se kane interes qe populli te qeveriset sa me mire.
Mese i vertete konstatimi i z. Kokedhima. Kryerja e reformes territoriale ish e domosdoshme.
Eshte me fat qe kjo reforme.po kryhet nga te majtet..ska negociata me filogreker
nuk mund te jem pervecse i kenaqur me kete pergjigje ndaj atyre qe ne fakt kane axhenden e tyre perpara axhends se vendit! jepi koco se ti po ua mbyll gojen sic bere e me ceshtjen Xarra..
Reforma administrativo-territoriale ishte teper e nevojshme per arsye se ky decentralizim i pushtetit e bën edhe me efikase qeversjen.
Himara eshte territor i Republikes se Shqiperise. Sa per poplullsine nuk mund te quajme grekë kedo qe merr pension per interesa te tij, apo qe eshte konvertuar ne ortodoks. Pra te mos biem pre e provokimeve te filogrekeve si Bollano apo dikujt tjeter qe kerkon te perfitoje kapital politik.
Bravo Koço, gjithmone konstruktiv!
Shqiptaret duhet te kene interesin e vendit para. Nese bollanos si pelqejne fjaler e kokedhimes..keq per bollanon!
TRAP
MOS VALLE KY MJEKROSHI DO TE POPULLOJE KULLAT NE ZEMREN E HIMARES QE KA NDERTUAR PA LEJE ,SE HIMARJOTET NUK JA BLEJNE?
MINORITARE NUK KA HIMARA
——————————————————
Nuk ka minoritare Himara! Po dakord!!!
Atehere o Koco pse kandidati juaj fitoi zgjedhjet me parulla ne greqisht?
http://www.panorama.com.al/2011/05/02/himare-kandidati-i-ps-si-bollano-me-postera-ne-greqisht/
3 nga 4 kandidatet ne zgjedhjet locale kishin parulla ne Greqisht (per ata nga emigrantet nga Kurveleshi besoj).
Goro vizite ne SHBA: Jam minoritar tek shoqata e emigranteve himarjot qe flasin VETEM greqisht! Cudi…
Goro vizite ne Athine tek shoqata e Himarjoteve qe flasin vetem Greqisht dhe kane si sigle flamurin e vorioepirit! Cudi…
Nuk ka minoritare HImara, ose Himara eshte e shitur 100% ose eshte 100% minoritare…
Dicka nuk shkon ketu Koco…
Te kane shtrydhur mendjen minoritaret e Himares se nuk te japin falas pronat e?
Edhe Shqiptaret e Himares njesoj e?
E si do besh ti gradacela dhe fshatin turistik o Kocoooooo… me leberit e?
Patriot i madh…
Koco patrioti e xhepit te majte!
KOCO ARGITA
—————————————–
Kardhikaqi-Delvina dhe deshtimi i pusit te naftes se StreamOil:
Cudi o Koco, Delvines i mungojne 100 banoret e Kardhikaqit per te mbushut numrin qe te behet Bashki e madhe???
Por shiko shiko se cfare ka Delvina dhe zona perreth: puse dhe leje per puse nafte! Por pusi i pare deshtoi dhe la Delvinen pa uje!
Por qe te besh tani shpime pak me tej duhet dhe leje nga kjo komuna Greke… dhe ata rezistojne se nuk duan te behen me cancer sic u be Patosi me Bankers! Koco i merr dhe i con ne Delvine qe te mund te kontrolloj Keshillin Bashkiak dhe vendimet per puseta te reja. Se 100 veta i blen kollaj Koco trimi!
Nje vendim patriotik i Kocos xhepistit te majte!
KOCO KOOPERATIVISTI
——————————–
Xarra dhe tokat e ndermarjes se Kocos:
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?COLLCC=1846018981&id=51496&kat=87
Ide shume e mire dhe investim i Kocos me Dhimo Koten. Mirepo Xarra dhe Mursi jan punetore dhe i kan punuar tokat. Dhe tokat jane te shtenjta te punuara. Por kush ka toke atje afer? Konispoli? joooo.. Minoritaret e Vagaliatit! Por ata do te pranojne te behen shklever te Kocos? joooo… Vagaliatin nuk e mposhti as Regjimi i Babait te Rames jo me Koco trimi!
Kush e ka aten kodren pas Butrintit nga shikon Korfuzin ne pellembe per turizem me 7 yje? Livadhjaja!
Dhe Koco “rastesisht” i merr dhe i con ne Xarre bashke me camet e Konispolit! Per patriotizem 100%!
RROFTE RILINDJA “ARGITA 2”
ky perfaqeson pjesen me te piste te rames. ne cdo investim strategjik ky eshte pese. se kuptoj o rama si mban me vete nje kafshe qe as rogat su jep punonjesve te tij. nje gjakpires si koco.
O Koco mire e ke Sadritin ore ? A more llumera aaaaa. Degjove o Rama degjova thuaj.