Reforma Territoriale/ Berisha: Anti-kushtetuese dhe diskriminuese

23 Korrik 2014, 11:57Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social mbi reformën territorial, të cilën e konsideron anti-kushtetuese, diskriminuese dhe që sipas tij ndëshkon qytetarët. Një ditë pas Qeveria miratoi variantin përfundimtar të ndarjes së re territoriale me 61 Bashki, ish-Kryeministri Berisha komenton se është shkelur çdo kriter elektoral apo gjeografik..

“Cilido që i hedh një sy hartës Rama – Meta të ndarjes së territorit konstaton se është shkelur çdo kriter gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe se ajo është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor, një pazar banal ku Rama – Meta kanë ndarë Shqipërinë si plaçkën e tyre elektorale. Kështu psh, Tiranës i është bashkëngjitur Shëngjergji me fshatra mbi 40 km larg saj apo Zall Herri që është përtej Paskuqanit, por jo Paskuqani i “mallkuar” nga qeveria, i cili është vazhdim i saj dhe që pak vite më parë ka qenë pjesë e saj. Po kështu, qarku i Beratit me 8 deputete, është lënë me 5 bashki, kurse Fieri me 16 deputete është lënë vetëm me 6 bashki”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Por sipas tij, kulmi i diskriminimit arrin me Qarkun e Tiranës, i cili ka 32 deputetë dhe 1/3 e popullsisë së vendit dhe është lënë vetëm me 4 bashki, pra ka 3 bashki me pak se qarku i Gjirokastrës dhe 1 bashki me pak se qarku i Beratit, apo rreth 5 herë më pak se qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, që së bashku sjellin në Parlament gjithsej 25 deputetë dhe që janë shpërblyer me 19 bashki.

“Kështu, Qarku i Gjirokastrës me 5 deputetë ka 7 bashki, nga të cilat vetëm njëra është e fshatrave minoritare. Kurse jetimja Shkodër që është me 11 deputete ka gjithsej 5 bashki. Theksoj këtu se vetëm Velipoja vitin e kaluar ka patur të regjistruar si biznese 91 hotele, ekzakt sa Saranda. Po kështu, dhe po për qellime elektorale, jane fshirë nga harta Rama – Meta, Kashari dhe Paskuqani, që në censusin e fundit renditen përkatësisht në vendin e 8-të dhe të 10-të si njësitë e qeverisjes vendore më të mëdha në numër banorësh të vendit. Pra ndarja Rama – Meta është thjesht ndarje elektorale apo harta e zonës së parë operative, e cila shpërblehet në këtë ndarje me 19 bashki apo me rreth 1/3 e bashkive të vendit. Ndarja e re territoriale zhduk nga harta 320 komuna dhe është një dhunim flagrant i Kushtetutës të Shqipërisë, e cila në interesin më të mirë të qytetareve jua garanton komunën si njësi të qeverisjes vendore”, shkruan Berisha.

Në vijim të kundërshtive të tij, ish-Kryeministri thekson se ndarja Rama – Meta bazohet në parimin absurd të largimit sa më shumë të qeverisë vendore nga qytetari.

“Kjo ndarje është ndëshkim i rëndë i më shumë se 1.3 milionë shqiptarëve banorë të komunave, të cilët do duhen të bëjnë sipas rastit dhjetra e dhjetra kilometra rrugë, madje deri në 40 e 70 km për të arritur në qendren e tyre administrative. Për një vend në zhvillim e sipër, fshirja e komunave nga harta vendos në harresë përfundimtare zonat më të pazhvilluara të vendit, pasi ju heq atyre buxhetimin direkt dhe i shndërron ato në satelit jetim të qendrave urbane dhe kjo nxit shpërnguljen masive të banorëve të këtyre zonave drejt qendrave të mëdha urbane apo emigrimin jashtë vendit”, shkruan Berisha.

Por sipas tij, ndarja Rama – Meta godet rëndë potencialin turistik të Shqipërisë sepse fshin nga harta njësitë vendore me potencial të madh turistik si: Velipoja, Shëngjini, Golemi, Spilleja, Semani, Orikumi, Lukova (me 50 km vije bregdetare), Ksamili.

21 komente në “Reforma Territoriale/ Berisha: Anti-kushtetuese dhe diskriminuese”

  1. Shkodrani prej Puke says:

    Rama -Meta pas kesaj ndarje do te sundoje gjate ,dhe populli
    do te haje me luge floriri ,njesoj si Meta & Co.

    1. Tarrasi says:

      Akoma gjalle eshte kucedra serbe Sali Berisha?

      Kur do i bej ndonje te mire kete populli dhe te shkoj andej nga doli?

      1. valbona says:

        O Sali. Po mbylle ate kamare se as nuk ta
        ferrshellene por edhe as te ka me njeri ne refene.
        zuzar!

  2. lani says:

    tani u kujtua ky LUGATI . Ik mor plehre pse nuk e bere ti 8 vjet ne pushtet . Xheloz i ndyre.

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    MOSTRES SALI BERISHA ( I VJEN SHUME KEQ ) PER SHQIPTARET ,,,,,,,,, (DHE GJUMI NUK E ZE ) NE NJE KOHE QE I VRAU DHE I VODHI GJITHE KETO VITE ,,,,,,IK MOR I CURRUFJEPSUR MOS TA SHIKOJME FYTYREN DHE MOS TA DEGJOJME AS ZERIN TEND SE VETEM TE ZEZA I KE PRURE KETIJ VENDI ME EMRIN SHQIPERI

  4. aa says:

    nuk e ka iden fare se egsiston qendra administrative ne cdo qytet, ky esht gomar fare

  5. Nje qytetar says:

    Mbylle nje here e pergjithmone halen,or budall-maskara,or xombi-i pakallur!
    N.q.s. ekziston ne te vertete Djalli,atehere ky,SRB-i,eshte i derguari i tij ne vendin tone. C’fatkeqesi!

  6. ismeti says:

    o llapo veq llapo

  7. Safo says:

    Berisha thote se kjo ndarje administratie nxit migrimin drejt qendrave te medha dhe drejt emigracionit”. Duket sikur ka haruar qe ne kohen e tij eshte bere cvendosja me e madhe e fshatareve drejt qendrave urbane dhe emigracioni me masiv ne vitet 92-97, cdo lloj cvendosjeje per te cilen “ka frike” Berisha mund te jete 20 here me pak se ajo qe ka shkaketuar vete ai.

  8. Si nuk nxori nje fjale te mire ajo goja jote ? A e kupton, se te pakten, ne kulturen e te folurit ,ne problemet qe shtron eshte shume e shume here me lart se TI? A e kupton se je ber i merzitshem e nuk ta var njeri ,pasi te njohem me rrenje e dege ?

  9. dinjiteti says:

    O funderrine mbylle ete hale te felliqur o i lindur keq..

  10. Az.GJ.SE says:

    Nje analize detajuar,te dhena qe qesin ne drite se ndarja e re teritorile
    eshte e mbeshtetur ne interese politike, e jo ne interes te qytetarit te
    Shqiperise. Ketu nuk kemi te bejme me racionalizim dhe efikasitet ne vep
    rimet e shtetit,por humbje kohe ne nje strategji te ndyere politike per
    te siguruar kokerra per mandatin e ardheshem.Diskriminimit krahinor dhe
    etnik ne Shqiperi duhet ti ipet fund nga vet shqipetaret, ne te kunderten
    fundi i keti diskriminimi do vije nga BE,por do sjelle grumbull minusash
    ne rrugen per anetaresim ne BE.

  11. Doni ALBO says:

    Ec more matuf anti-kombetar se je skadence e kohes dhe teprice e politikes shqiptare.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Kush eshte kushtetuese ?!
    Kini ndonje projekt?
    Nje jave kohe eshte e mjaftushme,per ta nxjerre nga “kasaforta”.

  13. Milua says:

    E si mund te jete ndryshe, o i dashur Berishe?! Antikushtetuese dhe diskriminuese do te jete! Iku koha e arte kurpunoje ti, per te miren e ketij vendi. Keta asgje te mire nuk bejne. Edhe ne kane bere gje te mire goja jote (me te drejte)nuk tha mire. Ti mos u lodh se e kuptojme vete ne si duhet folur. Ne e dime se c’thua ti.Ti vere vetem emrin mbi deklarate, permbajtjen e marrim me mend ne. Mos u lodh. Vazhdo i qete rrjedhjen tende dhe çapitu ca nga ca drejt atij vendit qe na ka caktuar Perendia!

  14. Populli says:

    Cilen kushtetute ka shekel ur ate te Sali Serbit apo ate te Greqi Nanos. Oh se harova mbane ate te homove….

  15. krio says:

    Keshtu donte te bente edhe Nano se mendonte meqe Berisha kishte bere 97 s do ta votonte populli. Por populli ja nguli fort Nanos. Fino s duhet te nxitohet se mut e beri Gjirokastren. PD esht parti e madhe dhe ishte 8 vjet ne pushtet dhe s mund te injorohet dhe anatemohet si antishqiptare. Cudi sa merr njeri pushtetin i shan te tjeret antishqiptar. O Ed nxir mesime. Larg komunizmi i zbukuruar nga Shqiperia.

  16. alby says:

    o goje hale….si nuk u lodhe se ngreni o qe te hengert nje mortje.
    po mortja nuk ha mut

  17. Sadik Piringji says:

    Kam nje pyetje: A i lexon keto komente Sali Berisha? Dyshoj ti ket lexuar, nga fakti se ai vazhdon edhe me tutje te postoj komente.

  18. . says:

    ========================================================

    O kriminel 23 vjet ke mashtruar dhe vodhjur vota dhe pasurit e Shqiperise.

    Populli kerkon arrerst me burgim te perjetshem.

    ========================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje