Banorët e Dukagjinit përmes një peticioni kundërshtojnë ndryshimet në kuadër të reformës Adminiastrativo-Territoriale. Në peticion, banorët kanë kërkuar që të përfshihen në hartën e re të ndarjes territoriale, si njësi më vetë.
Peticionin e kanë nënshkruar edhe 5 drejtuesit e komunave të kësaj zone, ndërsa në të theksohet se Dukagjini meriton të jetë njësi administrative më vete. Sipas pretendimeve të banorëve, Dukagjini po fshihet nga harta, me ndarjen e re territoriale, reformë e cila i diskriminon.
“Ndarja administrativo-territoriale përcaktohet me ligj mbi bazë të nevojave dhe të interesave të përbashkëta ekonomike dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshojnë pa u marrë parasysh mendimet e vetë popullsisë që banon në to. Kjo e bazuar në nenin 108, pjesë e gjashtë për qeverisjen vendore, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në peticionin e banorëve të Dukagjinit.
Peticioni i është drejtuar Presidentit, Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, Ministrit Bledi Çuçi, kryetarit të komisionit për Reformën Territoriale, Bashkim Fino, kreut të PD-së, Lulzim Basha, Avokatit të Popullit, Igli Totozani.
fiks fare
Madje secila nga komunat e Dukagjinit duhet te ngelet komune. Jo per gje, po plotesojne kriterin e popullates ?
Gjithe Dukagjini ka maksimumi 1,000 banore te mbetur…
tani cdo fshat do beje peticion per autonomi bile… ?
U prek interesi i kryetareve te komunave dhe o burra,peticon per bythen e kryetarit…opa!
Me te vertete Dukagjini mund te kete 1000 banore, por jane 4/5 ore larg shkodres.
Nuk po flas nga ana teknike pasi nuk ja them fare por nga ana e largesise
Une uroj qe Dukagjini te behet bashki me vete qe te pakten Dukagjinasit te mos thone qe jane Shkodrane, pasi nuk jane.
Qyteti i shkodres shtrihet ne ultesiren e shkodres, Dukagjini eshte te pakten 4 ore larg.