Nga Bledi Mane-Public Enemy 1./E duam Himarën si Ibica Himara në realitet nuk duket aq agresive sa në kronikat televizive. Mbetet një qytezë e qetë, por e shëmtuar nga dora e robit. Fatmirësisht ka mbi kokë një mal të egër e fisnik, dhe poshtë kembëve i përkëdhelet deti Jon si brekët e pastërta të sapo zhveshura të një zonje mendjemadhe qe hiqet si virgjëreshë e përjetshme. Ne erdhëm këtu fill pas Vangjel Dules, i cili kishte mbledhur ca burra lokalë e tek u fliste në një nga dy gjuhët e tyre, i yshtte të mos flinin nën vapën e korrikut, por të ngrihen e të kundërshtojnë qeverinë për ndarjen e re territoriale. Ndërsa Vangjeli shkoi me urgjencë se e thirri në Athinë qeveria greke, ne mbetëm këtu për punë të qeverisë shqiptare. Kemi zbritur buzë bregdetit të Jugut sepse mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit, ku unë punoj, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kemi krijuar një ‘task forcë’ vërtet të domosdoshme për të inspektuar, qortuar e vlerësuar cilësinë, shërbimet dhe evazionin fiskal të hotelerisë. Pas Vlorës dhe Dhërmiut, ata pak hotele të deklaruar të Himarës “u krehën” nga inspektimi dypalësh. Në pozicionin që kam nuk kam të drejtë ligjore të penalizoj financiarisht askënd, por më duhet të them e të shkruaj se nuk mund të hesht e mos penalizoj mediatikisht atë realitet grotesk mbi të cilin turizmi ynë ka hedhur themelet. Po keni kohë po u tregoj një historizëzë që përplas kokë më kokë edhe menaxhimin edhe klientët e hoteleve. Kur ia behëm brenda rezortit më me emër himariot “Rapo’s”, të parën këshillë që dhamë dhe kërkuam në mënyrë taksative ishte vendosja e çmimeve në një vend të dukshëm te sporteli ku mund të shihej qartë nga klientët. Menaxherët nuk përtuan dhe brenda pak minutash u printua dhe u kornizua lista me çmimet përkatëse. Në unison të plotë gjithë hotelet përgjatë Bregut publikojnë çmime standarde: 3 mijë lekë të reja për dhomë me mëngjesin e përfshirë në çmim dhe nuk përtojnë të të tregojnë dhe ndonjë kupon tatimor, po me këtë çmim qesharak. I frustruar nga kjo parodi biznesmenësh kodoshë, u detyrova të pyes klientët që hipnin dhe zbrisnin nëpër dhomat e tyre pavarësisht se ishin shqiptarë shqiptarë apo shqiptarë të natyralizuar italianërisht, britanikisht, helenërisht, amerikanërisht… -Vijmë nga Ministria e Turizmit për inspektim dhe a mund të na tregoni sa keni paguar për dhomën tuaj në këtë hotel? -80 euro nata, përgjigjej italiani tironc. -90 euro nata, përgjigjej barkderri me X6 të bardhë. -95 euro nata, përgjigjej anglezi burrels… -Eja me mua t’u tregoj diçka, kemi zbuluar abuzim dhe vjedhje me paratë tuaja. Ja, e shikon, një natë në dhomën tuaj kushton vetëm 22 euro. Kërko pjesën tjetër të parave mbrapsht! -No, Nëo, Oqi, Never, Jooooooooooooooooooooooooooo!-refuzonin të gjithë një zëri me fonetikën e tyre të vrazhdë dhe arogante. Dhe monologjet e tyre përvëlonin më keq se zhegu i korrikut: -Joooooo, në asnjë mënyrë! -Pse çfarë jam unë, pabuks? -Pse çfarë jam unë, spiun? -Pse çfarë jam unë, fukara? -Joooooo, nuk i marr paratë mbrapsht, aq më kërkoi që në fillim. -Noooo, Oqi, Never, Joooooooo! Dhe largoheshin duke përshëndetur: -Ika në pishinë unë, ika në plazh unë, ti rri aty spiuno për çmimet! …Himara nuk është aq agresive sa duket nëpër ekrane apo forume nacionalistësh. Ka natyrë të bukur, qytetarë që flasin greqisht, por kur acarohen nuk rezistojnë dot pa sharë në shqip. Mbetet qytezë e shëmtuar, por historinë dhe çmimet i ka më të kripura se uji i Jonit, deti që i qëndron qytezës poshtë këmbëve si brekët e pastërta të një virgjëreshe të qepur keq nga duart e jo një, por të disa kirurgëve pijanecë. Shënim i rëndësishëm Ndërsa po shkruaj në laptop-in tim, këtu në dhomën e hotelit, e shpërqendroj vëmendjen time qëllimisht sa nga televizori varur në mur, sa nga ballkoni dera e të cilit qëndron hapur. Nga ekrani dëgjoj Tom Doshin që i bërtet policisë së Sajmir Tahirit, ndërsa nga ballkoni vjen ofshama relaksuese e detit. Sot jemi në Sarandë, nesër do kontrollojmë përsëri hotelet e mbetura. Ndryshe nga Vlora, këtu çmimet e dhomave ekspozohen 3500 lekë, ndërsa pushuesit shqiptarë janë të njëjtë si ata të Himarës. Ika të ushqehem. Kolegët po më bërtasin të ekzaltuar. Paskan gjetur një restorant të lirë andej nga stadiumi ku supa kushton vetëm 4 mijë lekë. Ika. Lexohemi javës tjetër! fb.com/bledi.mane twitter.com/blediMANE
si gjithmon shkrim shume i bukur,faleminderit Bledi
Shum bukur ke shkrujt dhe teper amizant je o Bledo.
Shyqyr o Bledi Mane qe u ktheve ne identitet !
Nejse, po permiresohesh… duket qe e gjen veten tek kronika roze, blu dhe jeshile… me te tjerat shkeputu se s’ja thua hic.
Ta them dhe une nje histori timen kur vajta dje ne golem…?
Zoterinj te kesaj gazete, nuk po kuptoj ky qe po shkruan eshte gazetar, punonjes shteti, shok, mik, lord byron…Po artikulli eshte politik, ekonomik, letrar, gazetari… Cfare i kriset secilit ju e publikoni?
Je i forte o cun,sje per Shqiperi ,dhe pse e don…
Bravo Mane! Por nga ana tjeter me vjen keq se e paske ndare mendjen te te heqin nga agjencia e turizmit…
Bravo Bledi, i paske bere nje supe te mire kryeministrit. Dhe kripen ja paske hedhur tamam.Dhe po se pelqeu, puna madhe.
Zoti Bledi, Shqiptaret kerkojne qe te mos njifet kursi i plepave per punonjesit e drejtesise. Ky kurs te fshihet nga diplomat. Kursantet e plepave ti hapin rrugen studenteve qe kan mbaruar magjistraturen. dhe kjo te behet me konkurse.
Po cfare fantazie ke ore qerata .bente 30 dhe e moren per 80 dhe nuk donin paret prapsh .o blendo po mir vella po me dy nenshtetesit cke a derebardhe .pse gjykon ne kete menyre .je dhe goxha penaxhi po leri o turistat te bejne cte duan .ti merru me bosat e hoteleve jo me dy nenshtetasit .hajt tung nga nje shqipetare me italianllek .
Andria —
Mos e ke Andrea dhe nga nje gabim ortografik ka dal Andria ?
Andrea , te duket vetja se mere vesh nga ekonomia e tregut te lire dhe kujton se e zure mat Bledin ?
Jo o Andrea jo , nuk eshte ashtu si mendon ti, vertet pronari hotelit e ve sa ti doje qejfi çmimin dhe per kete nuk ja mban njeri doren,po ti nuk kupton ate qe thote Bledi se duhet afishuar çmimi se per ate tatohet nga shteti.Ne se e afishon çmimin 30000 Leke te vjetra do tatohet per 30000 Leke ,po pronari e jep me 80 Euro qe bejne 112 000 Leke ,pra nuk eshte tatuar per 82 000 Leke dhe kesaj ne shqip i thone te vjedhesh shtetin ose ne gjuhe me te moderuar informalitet ne tatime.
Sa per komunistet dhe demokratizimin qe i permend Bledit ,leri se jane ujra te thella dhe nuk noton dot ti ne ato ujra.
Me sa shohe te ka ngelur peng 97 -ta se kushedi ku ishe strukur dhe nuk vrave ndonje komunist, po te ishe i zgjuar beje vetvrasje se me nje gur vrisje dy zogj, e para do vrisje nje me mendime komuniste dhe e dyta ,do mbureshe se ishe i zoti se vrave nje me mendime komunisti.
Ti Blend Mane (nese ky eshte emri jot i vertete) je nje kokrra e plehres qe se ke shokun!
Cdo biznes privat ka te drejten te vendose cdo lloj cmimi qe i do ne cdo lloj kohe dhe per cdo lloj klienti! Quhet ekonomi e lire dhe cmimet varjojne sipas kerkeses… rritet kerkesa, rriten cmimet!
A ke rezervuar ndonjehere hotele online? Rezervo te Rapos-i qe po shan ne 2-3 faqe te ndryshme interneti dhe do marresh 2-3 cmime te ndryshme.
Normal ku kane enderruar per ekonomi tregu komunistet si ti? Shumica e plehrave qe ushqejne luften e klasave dhe enderrojne kthimin ne varferi totale per te gjithe sic ben ti kane vdekur me kohe!
Ky krahinizmi patologjik qe ke nuk te le dhe te gerryen, e urren faktin se demokracia shumicen qe ishte si ty i la atje ku i la komunizmi, ndersa nje pakice e shkathet numeron 9 zero e perpjete ne llogarite e tyre!
Pa demokratizuar mendjen, cifti jot nuk ka shanc te ece perpara!
Ngule ne mendje kete o komunist i qelbur!
PS: Nje gje te mire kishte 97ta, larjen e hesapeve me komunizmin. Hallall pushka atyre kush morri hak ndaj sigurimsave qe u vrane dhe interrnuan njerezit e tyre gjate komunizmit! Te me kishe spiunuar njeri timin ti Blend, te garantoj nuk do ishe ketu, fiserisht…
Nga komenti nuk kuptohet mire cili nga opsioneve te meposhtme i perket:
1) Je idiot
2) Ben si idiot
3) Je nje nga pronaret apo manaxheret e Rapo’s
Sa per koment. Rapo’s hallall ta kete kur gjen idiote qe paguajne nga 90 dhe 140 EURO nata per nje dhome si kafaz pellumbash. Por kur i merr tjetrit 140 EURO, le t’ja jape edhe nje 10% shtetit se nuk varferohet. Kete kerkon Mane, kete kerkojne edhe gjithe shqiptaret qe jane lodhur ne kete hale vend…
shume i moderuar tregove aqifo ,pervec opsionit te 1 nuk mund te jete ndryshe ,ai trapi ne fjale nuk dine qe ne aktivitet puplike ke nje seri ligjesh te pafundme qe jane ne mbrojtje te konsumatorit,a e din ai trapi se pevec cmimit qe mund te vendesi sa don pronari te gjitha te tjerat sanksionohen me ligj…bledi foli vetem per afishimin e cmimeve dhe ja doli nje trap clasik qe e kundershton ,por sikur ti kerkonte edhe asikurazionin per pushuasit n.q.s njeri vritet ne ambientin e hotelit (p.sh i rreshket kemba doke ecur)imagjino sa trapa do dilnin qe marrin vesh nga ekonomia e tregut ,une kam nje bythe kapanoni ketu ku punoj dhe jam i detyruar me ligj te asikurohem si jashte dhe brenda per klientin.
Like
Edhe trimat azgane bejne komente me kanosje si piper (spice), qe ta shijojne te gjithe lexuesit. Edhe pse s’ka aftesi per perdorimin e sakte te gjahes amtare. Po ka guxim, trimeri te pashoqe dhe…fol po ta mbajti. Ja, keshtu i dua burrat shqiptare, dmth edhe analfabete funksionale, edhe analiste politike dhe ekonomike, qe njohin teorite moderne te zhvillimit dhe te etikes bahkekohore. Congratulations!, po tha them ne nje gjuhe tjeter.
Me duket se e ke lexuar mbrapsh e jo parç ate qe ka shkruar Mane!
Nuk jam ketu per te gjykuar personalisht autorin po te jap mendimin per thelbin, ate qe shkruan.
Mane thote se kur shkon per kontroll ne nje hotel dhe e pyet per çmimet e dhomave, pronari u thote se kushtojne 22 euro dhoma pêr nje nate.
Kur pyet klientet qe pushojne ne hotel, ata i thone se kane paguar 80 apo 90€ nata.
Eshte e vertete qe ne nje ekonomi tregu vendos çmimet qe deshiron, por ne te njeten kohe, i njeti pronar qe klienteve u mer 80€ nata, ne shtet kur deklaron bilancin e tij e paraqet me 22€ nata.
Kjo ne gjuhen e kodit civil apo te atij penal quhet evazion fiskal, fshehje te ardhurash, bilanc fallco apo me popullorçe VJEDHJE.
Ne shoqerine e krimbur shqiptare te denoncosh hajdutin nuk quhet spiunllik po ndergjegjie e larte qytetare, biles duhet te jete detyre e te gjithe shtetaseve ta bejne kete, nese deshirojme qe vendi ybne te funksionoje ne nje menyre sa me te kendeshme per shtetasit e tij.
Me fal per tonin pasi ndoshta duket sikur po jap leksione morale, po ky mentalitet na ka lene kaq pas botes.
Ps. Spiunllik quhet kur e ben prapar kraheve, dhe jo kur boton me emrin tend. Ne kete rast quhet denoncim dhe ska lidhje me spiullikun, pasi denoncimi kerkon kurajo.
Andrea,
Qellimi vizites se Manes, eshte qe te shqyrtoje evazionin fiskal te ketyre Hoteleve, sepse ne cdo fature dhe liber Taksash ata shkruajne 22 Euro nata, kur ne fakt marrin 90 Euro.
Shteti nuk ve cmime Hoteli, por e detyron Hotelxhiun te paguaje ne baze te ketyre, jo te genjeje.
Ti te rruan Salin…
Andria je nje gje e felliqur shume. Uh!
Edhe ti je nje rrot k apo p qe ske shok
Bledi e kishte fjalen se pronari u merrte na 80 euro dhe tek hoteli printonte 3000 lek pra spaguante taksat te plota per 80 euro por 3000 mij leksh
O te dhjefsha ate emrin pa kuptim
Koqe ishit koqe ngelet as gjene me elementare skuptoni
Ndaj dhe tallet mania me ju, ajt te rroj partia
per mua je nje gomar e gjysem
pirdh te shfyesh!!!!
Ja ke futur kot…
Ate punen e cmimeve nuk e paske kapur fare.
… nese Rapo’s I jep dhomat me nga €90/nate, tatimi qe do I paguante shtetit do ishte me i madh sesa do te ishte nese dhomat do te leshoheshin per €30/nate, pasi fitimi do te ishte me I madh.
andria
femër a mashkull çfar je?!
më parë po të përgjigjem për fundin e komentit!!
ti jo bledit por dhe të tjerëve do tiu kishe rruajtur vezët!!nuk ke bythë lali!!sta mban si i thonë!!por ta lëmë këtë!!
dhe informacionin e ke të gabuar!!vetë antikomunistët e quajtën ’97 si një reaksion të komunistëve(nuk ishte e vërtetë,ishte zëmërim popullor)!megjithatë V.K. nuk ja vlen të diskutosh me ty!!
aqifi të ka shpjeguar shumë mirë budallallëkun tënd!!
pronari i hotelit lë të vërë çmime si të dojë,ekonomi tregu;kur është sezoni,shumë kërkesa,pak dhoma,çmimi i lartë;jashtë sezonit,kërkesë pak,dhoma shumë,çmimi i ulët!problemi janë taksat!!
nqs për 30€ do të paguaj 10% taksë shtetit,është baraz me 3 €,nëse i merr p.sh. 300€ duhet të japë 30€ taksë,por në fakt jep vetëm 3€ taksë!
thjeshtë fare do të thotë se nuk paguan një detyrim prej 27€!ligjërisht do të thotë se ka vjedhur!!
këtë kërkon dhe bledi mor debile!!
shko futi ndonjë gotë raki se qeke trap fare!!
O Andria o buçe mesjete. Keto kercenimet me jete e me fis ik e beji andej nga katuni jot. Fare e qelbur mesjetare.
TANI,ME SA KUPTOVA UNE ,QELLIMI I KETIJ SHKRIMI ESHTE, se me shume qajne e ulurasin politikanet se kane hallin e tyre se sa populli i cili nuk e vret mendjen se me cilin shkon; me Levanin apo me Tyranin. PO ata qe ulurijne me shume duke “qare ” hallin e popullit jane politikanet.
A nuk po uluret Sinan Tafaj se qeveria po merr meqafe invalidet? PO zoti tafaj s’e ka halin e tij,se vet eshte bere perandor mbi perandor.
A nuk po uluret Sali Efendi Berisha ,per vuajtjet qe e kane zene kete popull nga qeveria e RAMES , sikur nuk eshte ai shkaktari i te gjithe te keqijave qe egzistojne sot ne SHQIPERI.
A nuk uluret Flamur Noka, Arben Ristani per korrupsionin e trafiqet e droges,kur keta me ne krye SALIUN, krye komunarin eLazaratit ,kete LAZARAT QE E KISHTE MBULUAR vdekja e parakoheshme ( droga) e si shtroje kishin armet nga me te sofistikuarat e kishin edhe drejtues partie? Kush ulurinte me shume se politikanet? Populli nuk u ndie,shkaterroi drogen dhe dorezoi armet . Ndaj Bollano e shen Vangjel DULE kane te drejte qe ulurasin ,jo vetem per votat,por edhe realizimin e detyres se marr para eproreve grek. PO populli u thot mire ” Pirdhni nga goja sa te doni ,ne ju varim teneqene. Po mos harroni se pordhet qe dalin nga goja qelbin dynjan e ju permenden per ter jeten.
O Andrea” po nuk e ka Bledi tek ekonomia e tregut mor i uruare,dhe per ate qe thua ti mos u merzit se te gjithe e dine,por halli eshte tek mashtrimi qe shkruan per 30 mije dhe ju merr 80 euro.kjo nuk eshte demokraci mor derman jo dhe jo edhe pse ti je shume fukara dhe nuk di ta kuptoshe.
Pronarin e hotelit nuk e ndalon njeri te ekspozoje çemimin 80 Euro dhe pik kaq dua dhe ti po deshe hajde po deshe shko ne vend tjeter ,kjo edhte e drejte pot te shkruashe 30 mije leke te vjetra dhe te kerkoshe 80 euro eshte poshtersi dhe jo ekonomi tregu.nejse si ti ka shume ne shqiperi qe nuk e kuptojne dote te verteten dhe ngaterrohen me komunizmin,socializmin eku ta di une se çfar mbroçkollisin pa fund,hajd naten e mire o njeri.
Qellove si kalama o mane ,,te thuash qyteze e shemtuar per himaren kete nuk e kisha degjuar asnjehere ,himara si asnje qyteze shqiptare ka ruajtur hijeshine nder vite , komunizmi arriti ta shkaterroje ,dhe 20 vjet demokraci kanibalesh e masakrash arrin akoma te terheqe vendjen e saj si asnje vend tjeter ne shqiperi ,leri menjane antipatine per dulen vetem e vetem pse vjen nga ajo qyteze dhe shkruaji gjerat ashtu sic duhet
O trapi me emrin Andria, e lexove shkrimin apo ta thane. Cmimet ti vendosin sa te duan por kuponin tatimor ta presin per aq para sa marrin. Si thua ti, te marresh 90 e te presesh 20. C’lidhje ka komunizmi ne kete mes?
ky ishte tamam shkrim vk
Bledi Mane fe Agjensia e Turizmit ???? !!!!!!!! Pse rilindjen do e mbushim me trafikante qe tani jane te penduar
mbas disa levdatave del nji kokloqe qe i ka ngel ora te komunizmi… bravo mane je talent ?
Andria!
Nuk te njoh as ty e as Blendin e shkrimit te mesiperm. Por nga menyra se si shprehesh, nga mllefi qe paske kunder ketij shkrimi dhe gazetarit, kam bindjen se ti je nje kokerr komunisti nga ata te Saliut dhe te Enverit te cilet te zezen e benin (dhe e bejne) te bardhe dhe te bardhen te zeze. Blendi tregon per rastet e invazionit fiskal, per dallaveret e tipave si ti qe duan te rrjepin jo vetem shtetin, por edhe njeriun e ndershem qe i begenis e u frekuenton lokalin. Ku qendron komunistlleku i gazetarit? Blendi nuk i ka mbushur akoma 40 vjecet dhe nuk e di fare se c’eshte nje komunist. Ti, Saliu yt dhe Enveri qe keni ne gjak luften e Kllasave, po, ju e dini c’eshte komunizmi dhe si i qeronte ai hesapet me kundershtaret. Kjo etje jotja per gjak ( kujton me nostalgji 1997 ) tregon se je nje nga ata qe kane vrare me 97 dhe perseri po munden do vrasin. E pra, rraca juaj e krimineleve enveriste e berishiane duhet te zhduket dhe jo zeri i lire i nje gazetari i cili ty si komunist e kriminel te nervozon. Po ti mire ben qe pjerdh nga goja se tregon qe te ne akoma nuk eshte shkulur rrenja e qelbur e komuniusteve dhe nuk do zhduket sa te kete Sali e te tjere si ti.
Ore vellezer.Me vjen cudi se si nuk eshte kujtuar Flamur Ndoka,Edi Paloka ose Eduard Halimi te bejne sensacion se qeveria Rama ka punesuar ne ministrine e turizmit nje person si Bledi Mane qe ka qene i denuar per trafik njerezor,per droge etj.Ndoshta e kane lene per me vone.Por meqe dolem tek ky problem.A duhen larguar nga administrata publike ish te denuar per vepra penale?Duke e pare problemin me qetesi,mua me duket se pas nje periudhe rehabilitimi,keta persona fare mire mund te punojne ne administrate,sepse edhe masa e denimit eshte riedukuese.Se dyti:Duhet te jete gjykata gjate dhenjes se denimit qe te percaktoje se “X” personi i hiqet pergjithmone ose per nje afat te caktuar,mundesia per te punuar ne administraten publike.E cfare te keqe ka konkretisht Bledi Mane per te punuar ne te gjitha ministrite apo ne bordin e nje gazete.Bagazhi kulturor qe ai zoteron tregon se shoqeria shqiptare,nuk ka asnje te keqe nga ky person,qe vite me pare eshte denuar per vepra penale.
Per Andrian:
1- 97 nuk lau hesapet me komunizmin,,,na rruajtet t..et.
2- 97 lau hesapet me qelbesirat e shikut
3- duket qe I ke shpetuar spiunimit, ose ke qene shume I fshehte,,qe ska mundesi, ose jeni spiunet vete..ky eshte fakt kokeforte pse keni shpetuar.
4- po te te kish spiunuar Bledi Mane, jo fisit qe do I haje bajgat, po do shkruaje me fis ndonje poezi neper mullaret e Roskovecit apo te selenices
5- dhe e fundit,cmimet e hoteleve vertet ndryshojne sidomos po ti kerkosh online, por meqe kapitalizmin ju e mesuat online dhe me te grabitur,(jo te vjedhur se do me shume mjeshteri se grabitja), po te kerkosh online perseri cmimet e hoteleve ndryshojne, por me sezone ose perudha kohe,,qe mund te jene ditore, nga e hena deri te enjten me pak, dhe nga e enjta te shtunen ose te djelen me shume, pra, qe ta shpjegoj me mire, si puna e biletes se aeroplanit, njehere eshte e shtrenjte sipas sezonit dhe njehere me lire..
Por ama nuk ka dallim cmimi sipas pasagjereve, nuk ka dallim cmimi sipas klienteve qe frekuentojne hotelin, por sipas dhomave qe marrin, numrit te personave etj..ose dhe nga sherbimet.
Se nje qe vjen nga jashte, ja kercasin mire cmimet si ne hotele si ne restorante, ky eshte pisllek.
O bledi nuk kuptoj ca ke me detin.
C’jane keto krahasime me breke te pastra te nje zonje mendjemadhe qe hiqet e virgjer.
Si e ke hallin,si te kane zhvirgjeruar, apo se nuk ke zhvirgjeruar gje deri tani..
Pse te djeg ty Mirel-kjo puna e vergjerise????eeeeeeee
a c’na ha mutin o hito, kjo nuk me djeg mua, po Bledit, dhe ty si koqe qe je
Te djeg moj bija ime se te kam pjelle ne pleqeri i vrafri, edhe keshtu mbete nje bije plaku edhe ate virgjerine ha mut se e merak te madh…kruaje nje cike tani ne karrge se e ke zakon ,,,plake plake po qejflie je
rri urte ti Magdalena
Shkrimi eshte shume iSakte turizmi ne Himare dhe ne Dhermi ka shume mangesira dhe keto idi dhe zoti Rama se e frekuenton 25 vjet plazhin e Dhermiut
Shkrimi ok, tipik i stilit te autorit me kritike sarkastike. Sa per himaren nuk me rruhet papagalosi fare, jan njerez fodull provincial, kujtojn se turisti do nje cop diell e det nderkoh skan shkuar ndonjeher me larg se saranda e korfuzi dhe nuk e dine qe bota sot ti afron te tera, dhe per me teper gjeja qe sme pelqen te ata eshte se duke luajtur me dykombesine perpiqen te perfitojne sa andej e kendej, katunar tipik ballkanas.
Une kam mbi 15 vjet qe punoj ne hoteleri dhe ndofta mund te behem pak egoist t’ju jap mendje tere ekipit tuaj kontrollor…Se paku,cfare profesioni keni qe tu jepni mend hotelxhinjve e ristoratoreve?Jane vec tre kategori qe i kontrollojne,policia financiare,inspektoriati I punes dhe sherbimi I higjienes-mercologjise.Ju me cfare statusi keni shkuar?Ndoshta po punoni vullnetarisht,pa te drejte rroge,dietash,etj.Tani te hyj ne teme,nje hotel mund te kete dhoma mesatare,te tjera me te mobiluara e ca te kategorise superiore.Natyrisht qe kane cmime te ndryshme,por edhe sikur te njejta,varet nga prenotimi,kohezgjatja,etj.Edhe avionet shesin bileta me cmime te ndryshme.Se fundi,mos u tall,90 euro nata ne Himare?Pse Venezia u be Himara? Ne Lido si Venezia gjen me 60-70E,eshte kohe krize vella,greku e ka pazarin 50 euro e poshte.
beso problemi,mendoj unë,është tek deklarimi për taksën!!nëse merr 100 dhe paguan taksën për 100,ska asgjë të keqe!!
kapitalizëm jemi!
pak dhoma shumë klientë,bëjmë ankand(pak a shumë),çmimi i lartë!!
shumë dhoma pak klientë,çmimi i ulët!!
ndonjëherë nuk është e nevojshme të jesh në venecia a në sankt moric për të paguar shumë,mjafton të jesh në situatën “vrima e miut 500 grosh”dhe mbaroi muhabeti!!do të thuash është shfrytëzimi i pa skrupullt!?
kapîtalizëm jemi,ligjet e tij e lejojnë një gjë të tillë!!
në socializëm funksiononte TALLONI!!
anticensure,vazhdon akoma saga jote e nderrimit te nick-ut,te jane vene me traste ne torbe…Logjika eshte tamam ashtu si shkruan autori,por ata nuk jane per kontroll me kete detyre.Me duket i vleresojne sipas nje standarti qe nuk e di,me shaka po them se ky grupi i ministrise se turizmit po shperndan yje Michelin(stelle Michelin).Kontrollin e faturave e ben policia financiare,kur i gjen spekulime te tilla i keput nje gjobe hotelit qe te mos i kujtohet se nga ç’drejtim bie deti.Pershendetje!
ke të drejtë për të dyja!!
për ndërrimin e pseudonimit,dhe për ato që thua për kontrollin!!është e vërtetë që ka organe të caktuara,të njohura ligjërisht!!policia financiare dhe taksat,por këtu jemi shqipëri!duhet një dorë e dytë,dorë “asnjëanëse”ose e afërt me shefin!!kemi shtetin,shtetin bre¨nda shtetit(atë të saliut) por kemi dhe agjitpropin ose kontrollorët vullnetarë të shtetit!!si bledi kësaj rradhe!!shqipëri hesapi!a se harrova kemi dhe mbrojtjen e oknsumatorit!
por ti lëmë këto,në shqipëri punohet akoma me miqësi dhe shoqëri,ligjin harroje!!
përshëndetje beso!!
Ato breket e pastra te asaj zonjes virgjereshe te Himarvudit i pelqeva shume!
Per ata himarqiotet thoni cfare te doni por me Cimin mos e kruani se Cimi eshte skraparli dhe me LSI-ne dhe po te na doj bytha ne skraparlinjve e rezojme Edin nga fiku kur te duam.
Bravo Bledi, duket qe te paskan rene breket e pista neper kembe
Ore shkrimi qendron per problematiken qe ngre. Himara dhe i gjthe bregu eshte i bukur por jo per ate qe ka bere robi po per ate qe ka bere ZOTI. Edhe qe ky Bledi e ka tendencen qe ta ngjyrosi skrimin me figura artistike nga mesi e poshte edhe kjo eshte e vertete.
Ky Andria me siguri do te jete nga ata personazhet qe pershkruan Blendi ne kete artikull!E perse jo mund te jete nje Holandez si Luli,a nje rryp qe jeton me kush e di ç’fare dhe e ka kuptuar mire ekonomine e tregut.Larg qofte nuk e lexon kete komentues Junker i sapovendosuri ne krye te Europes se pasketaj na merr lumi.E ç’fare i duhet evazioni fiskal ketij shqipo-holandezi apo holandezi shqipetar kur ky ndjehet i kenaqur e komod qe i vjedh pronari i “motelit” e i merzitur qe e denoncon Blendi Mane,qe s’j a haberin se ç’do te thone para “lazarati” apo me shume!
Une kam mbruar plepat pasi kisha mbaruar me pare fakultetin e inxhinjeris 5 vjet, me pas mbarova dhe fakultetin e drejtesis di me shume matmatik fizik ligje llogjik se Saliu dhe Edi dhe Iliri te marre se bashku Dini gje se te plepat nuk pranohej njeri pa mbaruar me pare Universitetin ..?? Me mire une apo ata qe mbaruan magjistraturen e Argites.?? Me komentoni pak !!
Shkrim i bukur dhe i spikatur…!
Paske filluar pune ti Bledi,hajde suksese!Te shpresojme se penen do t’a mbash ngahere te mprehur!
Po ti bledo sa pagove ne ate hotel? 22 euro????
e pra nqs se ke fjet ke ai hoteli me 90 euro aq ke paguar edhe ti.
Tani nga Dule ke bollano ke vangjeli ke hotelet ke cmimet vk..
i ke mare dietat kot per kete “reportazh”
QE KY MANE ESHTE IDJOT KJO DUKET QAETE PO PER NE SHQIPTARET SI KA VAJT PUNA ME MIRE TE KEMI CA IDJOT TE TILLE MBASE NA SHKOJNE PUNET MBARE SE NJERI BURRE NE SHQIPERI NUK PO BEHET PER TE DREJTAT TONA SI TAKSAPAGUES ……………….!!!!!!!!!!!!!!???????????
80-95 Euro nata!!!
Pse mbaruan dhomat dhe apartamentet e Greqise, Malit te Zi apo Kroacise?
Tema turp tju vije qe fshini komentet per Cim Hajdarin. Keta jane prokuroret e plepave qe nderhyjne edhe ne komentet online.Dhe thoni pastaj GJin GJoni, turp.