Kapet autori i dyshuar i vrasjes së Andi Peqinit/ Viktima po hetohej për pastrim parash e trafik droge

23 Korrik 2014, 17:35Politika TEMA

Policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elidon Avdyli, 29 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për vrasjen e Andi Peqinit në aksin Golem- Kavajë.

Peqini, 28 vjeç, u ekzekutua gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij tip Peugeot 407 drejt Kavajës.

Policia ka gjetur në shtëpinë e Elidon Avdylit një pistoletë, me të cilën mendohet se është kryer krimi.

28- vjeçari Peqini rezulton person me precedentë të mëparshëm penal dhe dyshohet të jetë përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës në Itali.

Ai po hetohej edhe për pastrim parash.

Peqini ishte kthyer vetëm para një muaji nga Italia.

Me sa duket pazaret e shitjes së drogës janë bërë shkak për lindjen e konflikteve që u pasua me eliminimin fizik të Peqinit. Për të identifikuar autorët, policia ka sekuestruar pamjet e karburantit.

5 komente në “Kapet autori i dyshuar i vrasjes së Andi Peqinit/ Viktima po hetohej për pastrim parash e trafik droge”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu Ziken………..

    1. fshatari says:

      Pune korrakesh varu turkofagosin

  2. berkurva says:

    Heh kodosha!Kur ju do bytha i kapni…

  3. Eduart says:

    Do e lirojne menjehere pas 24 oresh. Do nderhyje shoku Spartak dhe zgjidhet ceshtja menjehere.

  4. BERTO says:

    ky turkofagos debili,me siguri duhet te jete nje gazetar i TEMES!se nuk ka mundesi qe komentet e ketij legeni te jene gjithmone te parat!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje