Reforma Territoriale/ Kuvendi voton ndarjen e re më 31 korrik

24 Korrik 2014, 10:59Politika TEMA

Reforma Territoriale do të votohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar, i cili mbyllet më 31 korrik.

Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve, që u mblodh nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Konferenca vendosi të fusë me procedurë të përshpejtuar ndarjen e re territoriale në Kuvend.

Reforma Territoriale u miratua një ditë më parë nga Komisioni i Reformës Territoriale, ndërsa harta e re parashikon 61 bashki.

Opozita në Kuvend nuk u përfshi në debatet në lidhje me reformën territoriale, miratimi i së cilës kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Por procesit iu bashkangjit në momentet e fundit PDIU, e cila kërkoi një ndarje mes 60 dhe 70 njësive vendore, ndryshe nga variantet që ishin në diskutim prej 39 apo 47 njësish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje