Ja pasuria e diplomatëve shqiptarë jashtë vendit

28 Korrik 2014, 09:08Politika TEMA

25 diplomatë shqiptarë jashtë vendit janë të detyruar të zbardhin vit pas viti pasuritë e tyre pranë ILDKP-së.

GSH ka vijuar edhe sot me publikimin e pasurive  të tyre.

Ambasadori ynë në Kroaci, Pëllumb Qazimi rezulton të ketë rreth 9 llogari bankare për vitin e fundit të deklarimit, në emër të tij dhe të bashkëshortes, Fatbardha Qazimi.

Personalisht, ambasadori disponon një depozitë në “BKT” prej 17.555 eurosh, një tjetër depozitë në “Intesa Sanpaolo Bank” prej 10.565 eurosh.

Një tjetër depozitë në emrin e tij, ambasadori e ka në Bankën e Shqipërisë, me 7.590.000 lekë, ndërkohë që ka edhe një llogari rrjedhëse në “Raiffeisen Bank”.

Ambasadori ka marrë edhe një kredi të dhënë nga qeveria për apartament, me vlerë 3.700.000 lekë.

Rroga vjetore e ambasadorit Qazimi është 23.820 euro. Edhe bashkëshortja e ambasadorit disponon 5 llogari bankare, 4 depozita dhe një llogari rrjedhëse.

Më pak të pasur në këtë listë ambasadorësh duket se janë Genc Pecani, ambasadori ynë në Pragë, i cili ka deklaruar vetëm pagën prej 2.461 eurosh në muaj dhe një llogari bankare në emër të bashkëshortes, prej 15.472 eurosh, si dhe pagën e saj nga punësimi në “Albcontrol”, me pagë 2,101.902 lekë në vit.

Besjana Kadare është përfaqësuesja jonë në UNESCO, e cila ka deklaruar si pasuri të saj një llogari kursimesh në bankën “Raiffeisen”, që është krijuar si dhuratë nga babai i saj, me vlerë 150.000 euro. Po kështu ajo ka edhe një llogari kursimesh në Paris prej 89.000 eurosh, ndërkohë që merr një total vjetor 25.128 euro si pagë, si përfaqësuese e Shqipërisë në UNESCO.

Ambasadori ynë në Egjipt, Nuri Domi ka deklaruar një tokë bujqësore 1200 m2, e cila është ende në proces regjistrimi, në fshatin Gurrë e Vogël, me vlerë rreth 4000 USD. Ai merr edhe 6000 euro qira, ndërkohë që ka një pagë 29.000 dollarë në vit.

Ambasadori ynë në Romë, Neritan Ceka ka deklaruar si pasuri të tij, një tokë–arë prej 2000 m2, në Shënkoll të Lezhës, e blerë nga fëmijët e tij, me kursimet nga pagat e tyre. Në deklaratën e pasurisë së ambasadorit Ceka bëjnë pjesë edhe ato të djalit të tij, Egin Ceka, që punon në ambasadën tonë në OSBE.

7 komente në “Ja pasuria e diplomatëve shqiptarë jashtë vendit”

  1. shtetezimi says:

    Po c’ju duhet njerezve pasuria e diplomateve?Jo njerezve por organeve ligjore drejtohuni nqs kane vjedhur.Po na e servirni sikur vdiqem te dime per pasurite e tyre.Ne duam nje dore te forte si te xhaxhit t’ju godasi te gjitheve ju.

  2. Modernizimi says:

    Se xhaxhi me shoqeri nuk vodhi hic ne kohe te tij! Pike hesapi keta jane te gjithe njesoj, njeri me keq se tjetri. Po me vjen per te qeshur me kursimet e femijeve te Neros qe paskan blere dhe toke….. sa mire qe kursejne kur dihet qe ju pelqen ta presin nga nje vize te bardhe… punetore te medhenj i ka, ca t’i thuash!

  3. hashimi says:

    Po ça Ambazatoresh ore aman po politikanet qe jan ketu ata qe iken dhe keta qe jan pse nuk ju behet llogarija apo nuk ja mban as gazetarve dha as hutisis se te thyejn koken ata me lek te gjith e din se si e mbylli gjyqin Ilir floriri per 700 ero keshtu qe pun te mbar gazetarve

  4. inf says:

    Ceka ginjen
    vetem nga ish te perndjekurit ka marre pare e prona nga me te shumtat
    vetem Tanush Frasheri nuk dihet se sa Toka Apartamente e Prona i ka dhene ketij Nerit te Ramiz Alise .
    Neri ginjen fsheh pasurite e gllaberuara me anen e detyres postit kur ishte Mininter i Brendshem ka bo GERRDINE ……………..
    AKOMA AMBASADOR SHTET I KALBUR NUK KA TAKAT TE PASTROJE TRUPIN DIPLLOMATIK DHE RRIN E SHIKON HAJDUTET AMBASADORE E DEPUTET……………………………………………………

  5. ! says:

    edi rama ben mire te deklaroje milionat e vjedhura nga saliu!

  6. po says:

    Shikoini mire ambasadoret se kane be trafiqe me sherbimet. Ne 1994-1998 sidomos ato te vendeve te lindjes mund te kene be miliona dollare me vizat sidomos per ne perendim duke perdorur Shqiperine si trampoline dhe me pas me gomone ne Itali. Nga Libia, Libani, Pakistani, Sazani e me radhe……shikoini.

  7. jashte says:

    Diplomatet tane flejn gjume ne zyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje