Ky është momenti shokues kur oficerët e policisë shpëtojnë një bebe 6- muajshe, e cila ishte lënë vetëm në makinë, pasi mamaja kishte shkuar për të bërë pazar.
Kalimtarët e shqetësuar, teksa shihnin beben në pikun e vapës në Britani, thirrën policinë.
Në kohën kur ata mbërritën, temperaturat kishin shkuar 25 gradë.
Ata thyen xhamat e makinës me shkopinjtë e gomës dhe nxorën beben.
Pasi pritën mamanë, ata i dhanë asaj një paralajmërim.
Ky është rast fatlum, pasi në disa raste të tjera, bebet e harruara në makinë kanë vdekur për shkak të të nxehtit.