Fitimet e bankave mbeten rekord (ndërsa Berisha flet për destabilitet!)

5 Gusht 2014, 18:52Ekonomia TEMA

Fitimet e bankave në Shqipëri vazhdojnë të jenë në shifra rekord.

Në tre mujorin e dytë të këtij viti, fitimi i bankave ka qenë 5.4 miliard lekë, raporton revista e specializuar për ekonominë, Monitor.

Në këtë tre mujor ka një rritje prej 0.9 miliardë, në krahësim me rritjen e tremujorit të parë.

Një rritje me ritme më të ngadalta se në janar-mars 2014.

Pavarësisht kësaj, rritja vazhdon që të jetë në nivele rekord.

Kjo, në një kohë që Sali Berisha paralajmëronte destabilitet bankar, nëse do të fliste për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë!

10 komente në “Fitimet e bankave mbeten rekord (ndërsa Berisha flet për destabilitet!)”

  1. analist says:

    po te jete se paska aq fitime sistemi bankar, ka meriten e tij dhe fullani, ashtu si ka pergjegjesi per vjedhjet ne bsh!

    1. Agron says:

      Asnje nuk ka merite nese bankat fitojne kaq shume. Kjo eshte vjedhje e popullit shqiptar nga bankat e huaja. Nuk ka asnje banke te huaj ne Amerike apo Kanada. Nuk e di ne Europpe. Por nuk lejohet te krijohen banka te shteteve te huaja ne nje vend. Shqiperia eshte mbushur me banka te shteteve te huaja qe kane gjetur pilaf dhe po bejne qejf me shqiptaret e varfer duke i zhvatur me perqindje te larta interesi te borxheve qe japin. Po ashtu keto banka mbledhin parate e shqiptareve dhe i transferojne ne vendet e tyre ne vend qe ato te investoheshin ne4 Shqiperi. Do isha kurioz te di se sa euro kane investuar bankat e huaja ne Shqiperi!

  2. Treviso says:

    Nga vijne keto fitime kaq te larta? Kur ka kaq fitim te madh pse nuk e ul interesin, per ato qe marrin kredi?

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Çdo thenie duhet te vlersohet,ne kete rast Berisha tregon se ka ditur dhe fshehur vjedhjen ne Banken e Shqiperise.
    Me kete tregon se vjedhja eshte shume e madhe,sjell destabilitet !
    Fullani ka vjedhur per llogari te Berishes.

  4. Argita_B says:

    Bankat fitojne para ne shifra rekord pasi japin kredi me shifra te larta, mbi bilance fiktive apo vleresime te zmadhuara per hipotekimin dhe ne baze te korruptuar.
    Mundohuni te merrni nje kredi ne Shqiperi dhe do te kuptoini perse fitojne para bankat.

  5. al says:

    FITIMET E BANKAVE TE HUAJA VIJNE NGA MOS PASJA KONKURECE NE TREGUN BANKAR.NE QOFTE SE QEVERIA SHQIPTARE DO TE KISHTE KRIJUAR NJE BANKE ME KAPITAL SHTETEROR DHE QE MUND TE IPTE KREDI me te ulta se ato private ,do te kishim rritje te padiskutueshme ekonomike dhe bisnesi nuk do te rriskonte si der tani ku perqindja eshte 10 deri 12 perqind.Shkaterrimi i bankave shteterore shqiptare ishte strategjia e bankes boterore qe te bente te mundur varjen direkt te shqiperise dhe politikes shqiptare BB dhe FMN.Ata vendosin sot kush do te jete ne krye te shqiperise .

  6. A keni pyetur ndonjehere o komentuesa , se kush eshte padron i lekut ?
    A keni pyetur ndonjehere se ceshte borxhi publik ? ?
    Ju jeni te bindur se monedha eshte prone e shtetit ,pra e popullit.
    po te ishte keshtu nuk do te egsistonte borxhi publik.

    E verteta eshte qe Leku nuk eshte prone e Popullit, por e atyre qe e prodhojne , pra ne dore te bankave private.Dhe kjo ndodhe ne nje Indefrentismin apsolute te politikes.
    Banka e krijon Lekun vetem me letra, pa shpenzime , vetem me koston si tipografise ,Dhe pastaj ja jep shtetit me interesa qe tja ktheje.
    Per sot kaq , po te doni keni informazione sa te doni.

  7. Gjirokastriti says:

    Bankat ne Shqiperi jane ne gjendjen me te keqe se gjithe vitet e tjera. Shifrat qe jepen jane te manipuluara. Logjikisht bankat nxjerin fitimet e tyre nga kredite qe japin
    1- Kur kemi nje mesatare me kredi te keqia qe arin ne 26% te kredive ( qe une mendoj se eshte shume me teper) hapsira e fitimit vjen ne ulje dhe perpiqen te ngrene interesin
    2- Firmat qe jane te detyruara te marin kredi me kete interes jane te detyruara te ngrene cmimet e tyre dhe me fuqine blerese qe bie perdite e me shume nuk do kene mundesi shlyerje por ne banka shenohet si fitim
    Keta jane nje kontigjen qe do shtojne kredite e keqia
    3- Perfundimtarja eshte qe bankat sidomos te nivelit te dyte po tkuren perdite e me shume duke mbyllur filialet neper rrethe ( nuk po ze emra ne goje se nuk do ma lejne komentin) ata qe kane te bejne me bankat e dine mire

  8. GBR says:

    Me larte lexova dike qe thote se nuk ka banka me kapital te huaj ne Amerike,kopetentet po keq informojne,une do thosha mos jepni konkluzione rruge .Bye bye….

  9. plaku says:

    Per sa i perket bankave dhe lekut kisha keto mendime :
    – Banka eshte nje gje shume e mire sepse :
    a.- Ne se dikush kursen leke dhe nuk di se cfare te beje me to, ai i fut keto leke ne banke me nje fare interesi. Pra fiton dicka.
    b.- Ka njerez ose firma te ndryshme qe kane idera te ndryshme shume te mira per investime, pra ndertim fabrikash, prodhim i dickaje te re, por nuk kane leke, atehere keta njerez ose Firma shkojne ne banke dhe marrin nga banka kredi ne leke me nje norme interesi me te larte se sa norma e interesit qe marrin ata qe kane Futur leke ne banke.
    – Pra banka eshte vendi i takimit midis atyre qe kane leke dhe atyre qe kane nevoje per leke.
    – Ata qe marrin kredi dhe ndertojne dicka fusin njerez ne pune dhe kjo eshte nje gje shume e mire per ekonomine e nje vendi.
    – Vlera e nje monedhe te caktuar ( per Shqiperine leku ) varet nga performanca e vendit qe emeton kete lek. Ne se performanca e ekonomise se vendit eshte e larte atehere edhe vlera e lekut do te jete me e larte kundrejt valutave te tjera i Dollar, Euro etj.
    – Qellimi i bankave nuk eshte bamiresia por fitimi. Bankat punojne qe te rrisin fitimin e aksinereve te tyre. Bankat investojne aty ku fitimi eshte me i madh dhe bankat nuk jane Jesus Krishti dhe nuk kane atdhe.
    – Detyra e bankes qendrore te cdo vendi eshte qe : te siguroje tregun me leke, te mbaje inflacjonin ne nje nivel te caktuar me pare dhe me kushtetute shteti nuk ka te drejte te fusi hundet ne punet e bankes.
    – Leku, monedhe dhe leter, shtypet vetem ne banken e shqiperise.
    – Bonot e thesarit shqiptar emetohen nga ministria e financave dhe shiten nepermjet bankes qendrore.
    – Banka ka per detyre qe te beje politiken monetare nepermjet normave te interesit te lekut. Cmimi i lekut jane normat e interesit te lekut. Ne se norma e interesit esthe e ulet atehere edhe leku eshte i lire. Kete gje normalisht e percakton tregu: Oferta dhe kerkesa.
    – Une e di shume mire se ne gjithe boten ka banka te huaja dhe banka te vendeve perkatese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje