Raporti i BSH/ Ekonomia shqiptare u rrit me 1.65 % në 3 mujorin e parë të 2014

31 Korrik 2014, 12:50Ekonomia TEMA

Ekonomia shqiptare u rrit me 1.65% gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa pritet që trendi rritës të forcohet në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet ekonomike në vend vëren se “sektori prodhues dhe ai i shërbimeve dhanë ndikimin më madh pozitiv në rritjen e treguesit ekonomik. Ndërsa në këndvështrimin e përbërësve të kërkesës agregate, rritja ekonomike u ndikua në masën më të madhe nga rritja e konsumit dhe e investimeve private”.

Sipas Bankës Qendrore, treguesit e tërthortë dëshmojnë se investimet private kanë mbajtur peshën kryesore, ndërsa konsumi final i popullatës ka shënuar rritje, por mbetet ende i brishtë.

“Pavarësisht ritmit pozitiv të rritjes ekonomike, hendeku i prodhimit mbetet negativ dhe kapacitetet e ekonomisë të pashfrytëzuara plotësisht. Prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonomi ka sjellë rritje të ulët të punësimit e të pagave, të kostove të prodhimit dhe të marxheve të fitimit, duke përbërë edhe përcaktuesin kryesor të nivelit të ulët të inflacioni”, konstaton BSH, duke nënvizuar faktin se “periudha në vijim do të vijojë të përjetojë një ambient me rritje ekonomike dhe inflacion të ulët”.

Në këtë kontekst, projeksionet bazë të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare do të rritet me ritme më të larta nga një vit më parë, e mbështetur kryesisht nga zgjerimi i kërkesës së brendshme.

3 komente në “Raporti i BSH/ Ekonomia shqiptare u rrit me 1.65 % në 3 mujorin e parë të 2014”

  1. Kane fytyre e flasin keto perfaqesues te qarqeve te dyshimta financiare qe rregull numer nje dhe te pashkruar per marrjen ne pune kane qe te jene te aferm te politikaneve nga te gjitha krahet dhe biznesmeneve mafioze.Nese nuk hiqet Fullani dhe te behet reforme ne Banken e Shqiperise, kjo e fundit(Shqiperia) nuk ekziston ose eshte e pushtuar nga mafia.Po cila mafie.? Ajo e Koço Kokedhimes qe per hir te se vertetes nuk durohet.Me mire nje mafioz tjeter se sa Kokedhima.Mbaj mend nje shprehje te nje analisti me sa duket te Mero Bazes.”Edi Rama nuk ka nevoje te beje armiq.Armiqte e Rames behen duke pasur mik Kokedhimen”

  2. loni says:

    kan te drejt u rrit ekonomia thon keta,po ja qe fitim e muren keta ndyrsira dhe e ndan me familaret dhe me politikane,dhe kur te bejn sastitikat e reja shqiperis i ngrihet perqindia e borxhit,sot ne qofte se nje femi lind ne shqiperi pa hapur syt mir gjen borxh ne kurris 1500 euro vitin qe vin do gjendet me 3000euro borxh.i bej thirie izdraelit,te spiunoi parlamentin shqiptar dhe ne momenti qe jan brenda te gjith deputete ti leshoi nje nga ato bombat me fosfor qe duan 4 dit te fiken vet,te piqen te gjith si minjte atje brenda,dhe te dlekraroi qe butoni bombes u shtyp vet,se ne shqiperi asnjeri sdi gje ndodhin vet gjerat,dhe asnjeri smer pergjegjsi,klm

  3. Dalina says:

    Me siguri ne rritjen e famshme ekonomike kete vit ka pasur efekt
    vjedhja e famshme e Full-hanit dhe ndertimet e kudo ndodhura te Koco Kokedhimit.
    Keto jane dy personalite qe po kontribojne fuqishem dhe shqiptaret
    ndihem me mire me keto dy figura qe Edvin Rama i ka per zemer si udherrefyes, si ideatore.
    Njehere e nje kohe shoku Koco kishte nje emision qe titullohej; si te behesh milioner?
    Nuk e di se si shqiptaret ndjekin mesimet e tij, por ky ben te kunderten, sepse Rama ia jep gati gjithcka don, bile ka mundesi qe tani te shkoje ne Banken Qendrore t’i jape nje dore Full-hanit dhe te shkembeje experiencen me te.
    Bravo Fullhani, Bravo Kokedhimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje