45 000 dosje të paguara për legalizim banesash duhen ribërë, ndërsa lejet e 2-3 muajve të fundit janë anuluar. Deklarata u bë nga Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame në analizën e 300 ditëve të punës së ministrisë së Zhvillimit Urban. Lame theksoi se janë denoncuar ndërtimet paleje.
“Deri tani janë bërë 269 mijë vetëdeklarime nga banorët. Ndërkohë që kemi shfuqizuar lejet e 2-3 muajve të fundit. 45 000 dosje të paguara që duhen ribërë”, theksoi Lame. Ai bëri me dije se deri tani janë prishur 260 objekte aty ku kalon infrastruktura.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh gjatë analizës së 300 ditëve të qeverisjes, se zhvillimi urban i vendit dhe turizmit mbeten sfida për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Reformat ligjore që kemi ndërmarrë synojnë përmirësimin e këtij sektori dhe futjen e tij në rrugën e duhur të zhvillimit. Zhvillimi urban dhe turizmi janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit dhe besojmë në ndryshimin e zhvillimit që do sjellim. Kemi filluar zbatimin e projekteve konkrete, për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, mbështetur nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ndërsa kemi ndërmarrë masa rehabilituese, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si në bregdet, akset kombëtare, zonat e rëndësisë kombëtare, duke sjellë në mënyrë të pandërprerë, procesin e rikthimit të rendit ligjor e mjedisor”, tha Gjermeni.
Në vijim ajo shtoi se “premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas, duke bërë të mundur që qytetarët të gëzojnë pronën e tyre, duke i dhënë fund sorrollatjeve, korrupsionit dhe padrejtësisë, duke vendosur edhe standartet e reja në fushën e ndërtimit në Shqipëri”.
Ministrja Gjermeni vuri në dukje se hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit, 2014-2020, do të shërbejë si udhërrëfyes, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Ndërsa për të rritur Imazhin e Shqipërisë Turistike, në tregjet ndërkombëtare, janë organizuar konkurse ndërkombëtar.Në paketën turiske që do të lançojmë në muajin nëntor, nën kujdesin e ekspertëve të huaj synojmë të japim përvojë të re të promovimit të Shqipërisë turistike.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pranishëm në analizën e 300 ditëve të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralelë me masterplanin kombëtar për bregdetin.
Sfida e qeverisë deklaroi Peleshi, është zhvillimi urban i vendit sipas standardeve dhe turizmit si sektor strategjik, për ekonominë e vendit.
“Ndërtimi ka pasur realizime që kanë injoruar mjedisin dhe nuk është menduar për brezat e ardhshëm, u shpreh Peleshi
Te ndertosh nje dhom ne nje siperfaqe ku mund te ndertohet Hotel Tirana.,s’ësht e pranueshme legalizimi.