Fondi i Investimeve/ Në 6 muajt e parë të 2014 u rrit me 29 %

27 Korrik 2014, 15:20Ekonomia TEMA

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti fondi i investimeve u rrit me 29 % . Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-qershor 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.06.2014, vlera neto e aseteve të Fondeve arriti mbi 65.07 miliardë lekë me një rritje prej 29.29% krahasuar me 31.12.2013.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, që përbëjnë 79.29% të aseteve të fondeve, me rritje prej 22.04% krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2014 është 34,885.

6 komente në “Fondi i Investimeve/ Në 6 muajt e parë të 2014 u rrit me 29 %”

  1. eksperti says:

    po borxhi i qeverise

    1. lini says:

      Eshte treguesi me pozitive ne nje ekonomi, kjo te jep nje feyme optimizmi pasi do kemi nje periudh ringritjeje qe nqs administrohet sic duhet do te jete per nje koh te gjate.

      1. geldi says:

        Kjo eshte teresisht merit e qeverise dhe nuk mund te dale asnje ta mohoje apo ta kundershtoje, patjeter qe eshte dhe reale pasi nje fryme e re ndryshimi e ringritjeje po dallohet kshuqe ishalla sa me mire dhe per me vone.

        1. Albi says:

          A e di ti ca jane keto fondet e investimit qe thua qe jane merite e qeverise?

          Keto mor shok jane fonde private, te filluara me kohe para kesaj qeverie e para. E dyta, kjo qeveria eshte shume e shqetesuar me zmadhimin e tepert qe kane patur e ka patur disa diskutime ne komisionin e ekonomise sepse mund te rrezikojne stabilitetin financiar te vendit.

          Ti ko.. kandari na thua qe jane merite e qeverise!!!!

          Do jesh nga ata te FRESHit te Erion Veliajt qe ka detyre te bej komente.

  2. tourkofagos says:

    uje dhe drita 26 ore,32 dite ne muaj per 6muaj……..ky eshte suxes!

  3. zambi says:

    Keto nuk jane fonde investimi te qeverise po kompani private. Rritja e tyre kaq shume tregon anomali ne tregun e kreditimit dhe rritje te huamarrjes nga qeveria dmth borxhi i brebdshem. Bankat nuk japin kredi dhe si pasoje i kalojne ne fonde investimi klientet.
    Mos beni komente per lajme qe nuk i kuptoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje