Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vizitoi Portin e Shëngjinit me rastin e përfundimit të punimeve për kalatën e re dhe për thellimin e bazenit.
“Është një zhvillim i rëndësishëm për Portin e Shëngjinit, pasi kanë përfunduar punimet për kalatën e re dhe për thellimin e bazenit dhe është bërë krejtësisht funksional kjo pjesë e rëndësishme e portit, që do të ketë një ndikim shumë të madh në rritjen e volumeve të përpunimit të mallrave dhe të pasagjerëve, nga porti i Shëngjinit”, tha Haxhinasto.
“Është një zhvillim i pritur, është pjesë e strategjisë sonë, për të përmirësuar infrastrukturën portuale dhe për të rritur volumin e shërbimeve në portet tona. Ashtu siç po ndodh me Portin e Sarandës, apo atë të Vlorës, një investim i ri që fillon këto ditë prej 15 milionë eurosh, po kështu do të vazhdojmë edhe me Portin e Durrësit me përmirësimin dhe investimet në kapacitetet e përpunimit të mallrave, kështu do të ndodhi edhe me Shëngjinin, dhe jam i bindur që volumet e mallrave dhe cilësia e shërbimit këtu do të ketë vetëm rritje. Kemi shenja të mira, trendet janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen,” tha ai.
“Një mundësi e re e krijuar në Portin e Shëngjinit është parkimi i jahteve dhe i barkave turistike që do të jetë një kontribut për industrinë e turizmit, por gjithashtu edhe një kontribut për të ardhurat që do të realizojë Porti i Shëngjinit,” shtoi ministri.
“Unë uroj që me këto kapacitete që po vijnë gjithmonë në rritje, Shëngjini të ofrojë mundësi edhe më të mira edhe për operatorët ekonomikë të Kosovës, të cilët janë gjithmonë të mirëpritur këtu, me qëllim që të shkurtohen distancat e tyre për marrjen e mallrave dhe t’u ofrohen shërbime sa më cilësore në këtë port”.
Ky investim u nis ne qeverisjen e meparshme. Ju po vazhdoni akoma me “qe do te bejme….”.
Vertete na lodhi berishe duke prere shirita kur fillonin, ne mes dhe dhe kur mbaronin punimet po ju po na dilni qe kur keni krijoni idene per te bere dicka. Dilni kur te keni caktuar fondet dhe te ken filluar punimet se do na bezdiseni me shume se ai i meparshmi
O zoti kryeminister Rama!
Ne se do,qe Shqiperia te behet NYJE NDERKOMBETARE DETARE,jepja o Shengjini,o Vloren KINEZEVE me koncesion,qe te mbushesh hambaret plot!!
Nese do qe te mbushesh Shqiperine me turiste nga e gjithe bota,jepua PLAZHIN E DIVJAKES deri ne Bashkine e Divjakes,nje shteti NORDIK,ose Britanikeve,qe nuk kane diell dhe do shohesh se nuk do jete problem per valuten e huaj!!!
Divjaka mund te behet nje DUBAI i dyte ne bote!
Ne se ke njerez te mencur ne qeveri,veri detyra,qe te bejne studime strategjike per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise,por jo si koncesionet KRIMINALE te Berishes!!!