Projektligji për barnat/ Braçe: Ka mungesë ilaçesh. Beqaj: Do mbyllim farmacitë rreth spitaleve

23 Korrik 2014, 12:08Ekonomia TEMA

Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimet mbi p/ligjin për barnat dhe shërbimin shëndetësor, ndërsa i pranishëm në mblehdjen e komisionit ishte edhe ministri  i Shëndetësisë, Ilir Beqja.  

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe thase Banka Botërore ka ngritur si shqetësim çmimet e barnave në vendin tonë.  

“Sipas Bankës Botërore çmimet e barnave në vendin tonë janë më të shtrenjtat në BE, si do e zgjidhni këtë problem. Në vend mungojnë shumë ilaçe, keni marrë masa për këtë problem? ”, ka pyetur Braçe ministrin e Shëndetësisë.

Ndërkohë Beqaj ka thënë se ministria e tij synon vendosjen e rregullave për përdorimin dhe shitjen e barnave. Sipas ministrit, ka pasur deri tani ulje me 20% te çmimeve të barnave.

“Kemi realizuar ato që premtuam për 300 ditët e para. Do i përmbushin premtimet. Kemi një treg barnash që shkon në 175 milionë euro. 1/ 5 e shpenzimeve të buxhetit na shkon për barnat”, sqaroi Beqaj.
 
Një tjetër shqetësim që ka ngritur kryetari i këtij Komisioni është numëri i madh i farmacive jashtë kushteve normale.

“A ka mundësi që farmacitë  të kënë distancë nga qendrat spitalore, pasi  tek Qendra Spitalore në Tiranë ka më  shumë farmaci se dyqane buke”, ka thënë Braçe.

Por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka thënë se farmacite reth QSUT-së do të mbyllen dhe do garantohet furnizimi i spitaleve.

“Ato farmaci do të detyrohen të mbyllen. Ky problem zgjidhet tek qendra e licencimit”, ka thënë Beqaj. 

7 komente në “Projektligji për barnat/ Braçe: Ka mungesë ilaçesh. Beqaj: Do mbyllim farmacitë rreth spitaleve”

  1. adi says:

    Ky eshte drejtor I QSUT apo minister? Kur flet per farmaci rreth spitaleve, duhet te flase per gjithe spitalet

  2. Apohic says:

    Pse lodheni kot. Eshte e thjeshte. Rriti rrogen doktorit qe mos ta kete mendjen tek farmacite.

    1. Milo says:

      kur spitali ska gote per analize urine cfaj ka doktori?????

  3. erli says:

    hiqini te githa farmacite verdall!

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Tabletat qe ne farmacite shqiptare kushtonin 40000 lek te vjetra,ne farmacite e shteteve fqinje ishte 6000 lek te vjetra !!!

  5. Milo says:

    mbyllini q…nenen se prape populli do vuaje do u duhet te shkojne me larg….heren e fund qe kam qene te QSUT skishin gota per analize urine shyqyr qe kishte nje fermaci hapur se ishte ora 2 e nates qe mbarova pune..dhe tani farmqacite e paskan fajin…jemi me keq se ne somali zoti na mbroft te gjithve

  6. Eli says:

    O Beqe dhe Brace, po ja mbyllet farmacine e perbashket Arjanes dhe Nestorit qe e kane afer pediatris do te thot qe jeni ne rrrug te mbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje