Ministria e Financave ka alokuar rreth 31 miliard lekë detyrime të prapambetura deri në datën 11 korrik, bënë të ditur burimet zyrtare.
Sipas Financave, investimet publike janë alokuar 9.5 miliard lekë, shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime dhe kategorinë të tjera janë alokuar rreth 6.4 miliard lekë, rimbursim të TVSH janë alokuar rreth 10.5 miliard lekë dhe në sektorin energjetik rreth 4.4 miliard lekë.
Në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie, është parashikuar të shlyhen 35 miliard lekë fatura të prapambetura.
Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financës ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 10.5 miliard lekë.
Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “investimet publike’, është proçesuar deri në vitin 2012 dhe po vazhdohet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vitit 2013. Ndërsa për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “shpenzimet korente”, aktualisht janë proceduar detyrimet e prapambetura në sektorin e shëndetësisë dhe dhe është në proces shlyerja e detyrimeve për sektorët e tjerë.
Në kategorinë “të tjera” janë proceduar detyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore dhe shpronësimet. Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve private, të verifikojnë listat e detyrimeve të çelura dhe të publikuara në web-sitin e Ministrisë (të hedhura në Thesar) dhe nëse janë pjesë e tyre të paraqiten pranë institucioneve përkatëse me të cilin kanë marrëveshjen kontraktuale për procedim të mëtejshëm.
me ne fund mme shlyerjne e detyrimeve clirojne bizneset ne investimin e reje me efekt punesimin e sa me shume shqiptarve. bravo qeverise.
rilindje per biznesin jane shlyerja e detyrimeve qe po ben kjo qeveri urime/
Ndryshimi i mire qeverise erdhi qe ne ditet e para qe kur kjo qeveri mori qeverisje. prandaj bravo per cdo iniciative qe eshte bere edhe po merret.
SHUME I NDERUAR ZOTI MINISTER A DINI TE FLISNI SHQIP SE NUK PO E KUPTOJME “”ZHIT JE KA THUE”” ( ne dialektin dibrane se ç’far po flet)
allahile o njerez,mos ma vini re se gjindje pa shkolle jam,a ka njeri me m’than se cka do me thon ALOKOHEN se vallahi sjom ka e mori vesh ??????????????????????? ooooooooo gazetare flisni shqip pash njat t’modhin ZOT !!!!!!!!!!!!!
Pune vromash u duket vetja ministrive sikur po I shef obama me merkel u duhet se sben te perdorin fjalor te huaj pune kokpalaresh
Profesionalizem,Seriozitet,pergjegjshmeri,mbajtje e fjales se dhene nga Qeveria dhe Institucionet Financiare te vendit.
Kjo beri te mundur qe Shqiperia te dale nga gropa financiare, kur u largua nga pushteti Berisha.
Partneret dhe Institucionet Financiare nderkombetare, kane vleresuar pozitivisht progresin e bere gjate ketij viti.
Edhe fjalen alokohet e futet se ajo kishte ngelur mangut nga anglishtja.
nuk ju vjen turp juve gazetarve injorant që po na gjymtoni gjuhen shqipe .
turp tju vij .