Shqipëria, çmimin më të lartë dhe abuziv të ilaçeve në rajon (denoncimi bëhet nga vetë ministri i Shëndetësisë)

16 Korrik 2014, 17:17Ekonomia TEMA

Me nje deklarate te papritur, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka zbardhur kufijtë e një debati me grosistet, te nisur hershem prej tij ne përpjekje për uljen e çmimit te ilaçeve ne vend.

Shqipëria ka çmimin me te larte te medikamenteve ne te gjithë rajonin dhe ministri i Shëndetësisë ka sqaruar ne detaje përmes një skeme shifrash se perse ndodh kjo.

Dhem zanafilla është pikërisht blerja e ilaçeve nga grosistet dhe mosreflektimi i uljes se çmimit qe ju bëjnë ne tregun ndërkombëtar, raporton vizion Plus.

Por, po kaq i forte ka qene edhe rezultati i raportit te Bankës Botërore, qe përshkruan mbi gjysmën e shpenzimeve për shëndetësinë qe dalin nga xhepat e vete qytetareve.

Edhe drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, ka referuar skema korruptive, qe sipas tij bëhen për mbipërdorim te disa medikamenteve te shtrenjta ne listën e rimbursimit.

Por, debati ministri-grosiste nuk nisi sot.

Me ardhjen ne pushtet, qeveria hoqi TVSH per medikamentet dhe uli marzhin e fitimit te importuesve dhe farmacisteve.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e pare mes palëve, qe u përforcua pas vendimit te ministrit Beqaj për te futur ne Shqipëri medikamentet pa certifikatën e regjistrimit nga vendet e origjinës.

Kundërshtitë e grosisteve u mbështeten edhe nga opozita dhe sot kjo çështje është ne duart e grupit hetimor qe po heton punën ne Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT gjithashtu.

9 komente në “Shqipëria, çmimin më të lartë dhe abuziv të ilaçeve në rajon (denoncimi bëhet nga vetë ministri i Shëndetësisë)”

  1. Marin Gashi says:

    Une blej tre muaj ilace ne New York perpara se te vij ne Shqiperi per pushime, sepse jane shume me cilesore dhe me te lira.

    1. velo partizani says:

      Sa inteligjent ministri dhe drejtori i vet! “Vetem” nje vit ju desh per te kuptuar se cmimet e ilaceve tona jane te larta dhe cilesia krunde. Mos ka punuar gje UFO ky, para se te behet minister???!!!

  2. Gimi says:

    Gjithe ilacet ne kete vend kontrollohen nga Tom Doshi dhe deputetet socialiste, si mundet ky rilindasi Beqaj te guxoje te thote keto gjera.
    Me sa duket do hape krahun ky se partia nuk lejon keto gjera.
    Kjo eshte rilindja e shqiptareve – paguani sa me shume per ilace te skaduara qe vijne nga India e Kina.

  3. dritan says:

    Ilacet ne shqiperi i fut kontraband i ati i tahirit plus te tjere qe per 20 vjet nuk pushojne se helmuari popullin

  4. zambi says:

    Tregtia e ilaceve eshte nje treg i kontrolluar nga Tom Doshi.
    Kujt i ankohet z. Beqja. Me duket nuk e ka marre vesh akoma qe eshte ne pozite dhe qe eshte minister. Ky sapo festoi dhe suksesin e 300 diteve te para.Z.Beqja bej ndonje pune mos rri vetem duke publikuar vetem foto te spitaleve.

  5. fortim says:

    Pse lodheni kot

    Tom Doshi kontrollon gjithcka
    Vuri ne QKKB nje fare ZHAN LEVANI djali i tezes se Gjergj Buxhukut ( konfindustria )
    GJergji ka vella Andi Buxhukun qe punon Drejtor te TOMA ne profarma.
    Zhani po perdhunon gjithe grosistet qe nuk jane pjese e klanit DOSHI TOME.Te tjeret po fusin ilace edhe te paregjistruara.
    Gjendje kaq e keqe keto 20 vjet nuk eshte pare.
    Astrit Becaj ushtar i betuar i Tomes.Nuk i kthen dot nje llaf se nuk ka fuqi.
    Ministri nuk ka bythe te meret me TOMEN , shef hallet e tij dhe ben nje sy qorr dhe nje vesh shurth.
    Shume SOCIALISTE do votojne shpejt SALI BERISHEN i cili te pakten nuk MONOPOLIZOI gjithcka ne kete fushe .

  6. Aleanca per vjedhjen e te semureve te varfer says:

    Nje vit pas premtimit per ta kthyer shendetesine falas, jepet ky lajm!

    Se pari duhet te ike vete ministri i shendetesise, edhe pse nuk ka perfolje per korrupsion: mjaft qe eshte minister i pa afte…

    Mos prisni qe edhe ky (dhe koleget e tij te kabinetit) te vjeterohen sa Berisha, qe pasi u be dy here president dhe dy here kryeminister, pranoi se Ligji 7501 ishte gabim…

    Me deklarime te tilla, Berisha duhet te shkonte e te paraqitej vete ne gjyq, ose direct tek 325. Beqaj te jap doreheqjen, qe te shpetoj nga akuzat e tjera neser pasneser…

    Nese duhet, jam gati te jap vete deshmi te aleances se mjekeve me farmacistet ne te dale te spitalit te Vlores: ilacet qe s’ishin brenda gardhit te spitalit, ishin te gjitha jashte tij…Tere te afermit e te semureve detyroheshin t’i blinin aty, packa se Ministri Beqaj i Rames ende ne ekran premtonte FALAS…

    Eshte krim, nuk eshte vjedhje, eshte krim jo paaftesi…

    1. bimi says:

      Kush tha qe nuk ka perfolje per korrupsion???!!!

  7. ELI says:

    nese ju zoti minister hiqni pikerisht certifikaten e origjines nuk keni bere gje tjeter vetem i keni lene dore te lire futjes se ilaceve te pa kontrolluara duke mos mbajtur asnje pergjegjsi per origjinen e medikamenteve shiko me mire cmimin qe ndryshon sipas qejfeve te distributoreve dhe ofertave qe bejne ato .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje