Buxhuku: Rikthimi i TVSH për makineritë dhe pajisjet i gabuar

13 Korrik 2014, 13:00Ekonomia TEMA

Konfindustria mbështet qëndrimin e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për të shmangur pagesën e TVSH për makineritë dhe pajisjet e parashikuara në p/ligjin e paraqitur nga Ministria e Financave. Përmes një deklarate për mediat, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku theksoi se rikthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar për makineritë dhe pajisjet, që shërbejnë për prodhim dhe investime do të ishte e gabuar dhe me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë.

“Konfindustria vlerëson se rikthimi i TVSH për makineri dhe pajisje, që i shërbejnë procesit të prodhimit do të ishte goditje e rëndë për investimet e vendit dhe të huaja aq shume të nevojshme për ekonominë kombëtare, që vazhdon të ndjejë ashpër pasojat e krizës globale. Vecanërisht të prekur do të ishin investimet në vazhdim, që rrezikojnë të dështojnë për shkak të rritjes së paparishikuar të kostove, duke krijuar në këto raste edhe shkaqe për  penalizime të mundshme të shtetit shqiptar në gjykatat e vendit dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht me pagesën e TVSH prej 20% për makineri dhe pajisje goditje të drejtpërdrejtë do të merrte edhe fuqia konkuruese e prodhimeve vendore krahësimisht atyre të huaja me pasoja të renda për ekonominë kombëtare. Vlerësojmë, se edhe në kushtet e sotme të mospageses së TVSH, importet e makinerive dhe pajisjeve janë në nivelet më të ulta historike nga viti 2008 i fillimit të krizës globale”, tha Buxhuku.

Konfindustria vlerëson se vendime kaq të rëndësishme të politikës fiskale duhet t’i nënshtrohen paraprakisht studime të hollësishme për pasojat në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në asnjë mënyrë të ndërmerren si “fakt i kryer” për biznesin dhe qytetarët.

3 komente në “Buxhuku: Rikthimi i TVSH për makineritë dhe pajisjet i gabuar”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje dite do rikthehet dhe TVSH-ja !
    Tregetaret nuk “ngopen” me fitimet,perjetesisht do kerkojne te mos paguajne,taksa dhe tatime.
    Nuk duhet te “shqetesohesh”,taksat ne kete sistem i paguan populli,nepermjet ngritjes se cmimit.
    Mos bej politik,fitimin shtohe nepermjet novacionit dhe teknollogjise se avancuar.
    Makinerit dhe paisjet e “vjeteruara” kerkojne heqje te TVSH-s !

  2. DHi e zgjebosur says:

    Ej o gamor ,po ku merren shqiptaret me keto vogelsira qe ndikojne ne mirqenjen e tyre ,ne dum tema te nxehta me islamiket ,me janullatos me krishtin me muhametin me edin apo me saliun,ja e sheh asnje diskutim per kete lajm koti.

  3. Ekonomi kaucuku says:

    Or derman po ne jemi gjaknxehte po su sham e u ram skalohet dita
    Pastaj pse merzitet buxhuku u hoq tvsh e makinerive te bixhozit do kemi nje bum ne ekonomi
    Pastaj budalla e di edin dhe canin ky?
    Jo o or jo ata jan me zgjuarit , po arben hametaj qe po viziton konservat e peshkut ne lezhe qe kan vite ne pune.
    Ne do ja fusim dhe kines ne ekonomi me double digit
    Edhe taksat nuk po rriten perdite por cdo 2 muaj qe mos ta ndjejne as ortodokset as islamiket fut dhe janullen brenda po qe sja kam merakun them se vjen me buk me vete nga gerqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje