Albpetrol/ Rama: 11 milionë USD më shumë të ardhura

10 Korrik 2014, 19:25Ekonomia TEMA

Marrja në kontroll e Albetrolit nga shteti duket se ka sjellë jo pak të ardhura në arkën shtetërore për 6 mujorin e parë të këtij viti. Kryeministri, Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook deklaron se në vetëm 300 ditë të qeverisjes së tij çlirimi nga kthetrat e korrupsionit i Albpetrol solli 11 mln dollarë më shumë krahasuar me 6 mujorin e 2013 të qeverisjes Berisha.

“Në 300 ditë Albpetrol kaloi nga kthetrat e korrupsionit në duart e shtetit – një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset (1.12 miliard lekë ose 11 milion USD më shumë të ardhura nga Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013) tregon se ç’është bërë me pasurinë kombëtare të këtij vendi nga ata që deri dje e rrënuan Shqipërinë dhe si gjithçka, edhe Albpetrolin” , shkruan Rama.

Për Kryeministrin, zotimi për rilindjen e shtetit si kujdestar i pasurisë kombëtare është një zotim i mbajtur, edhe pse ky sipas tij është vetëm fillimi.

5 komente në “Albpetrol/ Rama: 11 milionë USD më shumë të ardhura”

  1. gogo says:

    Yoti Kryeminister,anuloni koncensionet ne nafte,vleresoni specialistet e naftes dhe mos i zevendesoni ata me cunake juriste,ekonomiste,gjeometra apo kristaliste,qe keni emeruar ne Albpetrol,duke injoruar specialistet e mirefillte e me eksperience ne nafte dhe do te shikoni se sa fitime do te kete nga nafta,e cila ka mbajtur Shqiperine ne te kaluaren.

    1. Shefqet Cela says:

      Ke tnene fjale te arta. Specialistet jqane ata qe do qe do ti japin fund amullise se deri tanishme, ne kaosin berishjan.
      Sidoqofte, duhet te eccin perkrah me juristet dhe ekonomistet.
      PERSHENDETJE!

  2. titi says:

    Specialistet ne radhe te pare dhe ata qe e duan vendin me shume se xhepin e tyre. Te tille kemi plot, mos i leni menjane! Perkundrazi, shyqyr qe i kemi dhe t’u japim vendin qe meritojne!

  3. Zambi says:

    Nga fitorja ne fitore, para marshojme.
    Rritje te ardhurash ne Dogana, Tatime dhe Albpetrol. Shume mire.
    Me vjen ndermend nje humor i viteve 90: Po leket ku shkojne?

  4. 11 says:

    Esht mir te merret PD-LSI me Albpetrolin.,pasi esht dosje e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje