Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj kanë shpërndarë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, një video- mesazh, “Ja si aplikohet për ndihmën ekonomike”.
“Rruga e re për ndihmën ekonomike”, shkruan në postimin e tij kryeministri.
Në video shpjegohet se kush përfiton ndihmë ekonomike dhe çfarë risish ka sjellë qeveria e re si sistemi i pikëzimit, tërheqja e saj nga gratë, përfitime shtesë për ato familje që dërgojnë fëmijët në shkollë rregullisht dhe i vaksinojnë etj.
Ndihma ekonomike në para është një mbështetje ekonomike, që iu jepet familjeve dhe individëve që kanë më shumë nevojë për përkrahje nga shteti.
Ndihmën ekonomike mund ta marrin familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme; jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesit; viktimat e trafikimit; viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare.
Ndihma ekonomike kërkohet pranë komunës ose bashkisë ku jetoni dhe keni gjendjen civile dhe kërkesa bëhet nga data 1 deri në 10 të çdo muaji.
Pas mbylljes së aplikimeve, sistemi elektronik verifikon të dhënat e dokumentacionit, kërkesën e paraqitur pranë administratorit shoqëror dhe përcakton renditjen për të qënë përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Pagesa e ndihmës ekonomike tërhiqet pranë sporteleve të bankave ose zyrave të postës.
Një nga risitë e modernizimit të ndihmës ekonomike është përfshirja sociale më e gjërë e kategorive në nevojë, identifikim më i mirë i familjeve në nevojë, përjashtim i rasteve abusive nga skema e ndihmës ekonomike, rritja e transparencës, rritja e shërbimit të ofruar për ndihmën ekonomike, sistem pikëzimi për vlerësimin e ndihmës ekonomike, shpërndarje e drejtë e ndihmës ekonomike, administrim i ndihmës ekonomike nga gratë, subvencion shtesë për çdo fëmijë që shkon në shkollë dhe vaksinohet rregullisht.
Ka lezet.. FAleminderit MMSR per punen e palodhur
Nuk ma mer mendja qe te kete femer qe me ate ndihme te paket, te zere kafenete me rradhe dhe te pi raki, si ju burrat, dhe te lere femijet te lypin. Nuk ka femer te tille, prandaj eshte e drejte kjo qe mendoni te beni… E ka treguar koha se sa sakrifikon nje femer per femijet e vete…
Te lumte Erion
JEmi vend i varfer e burrat luajne bixhoz e pine alkol, femijet ngelen pa ngrene.. Kjo eshte vertete qe shteti mendon per popullin
Mire ja bete, se ngelen parazitet duke marre leke e pire raki..
Epo kjo pune duhej zgjidhur.. Se buke ne shtepi skishte ama skedina lozte tjetri.. te pakten grate sdo lene leket rrugeve
Me pelqen qe jeni transparente ne gjtihcka beni sepse kjo tregon se parate e taksat tona nuk shkojne neper xhepa pushtetaresh por vihen ne sherbimin tone
Epo me e mira le te behet, Pak pak por ama te shkojne per buke ato para
ME pelqen
Veliaj nje nder me te miret qe ka Rama ne qeveri. Bravo po ben maksimumin si minister i eshte pergjigjur cdo problemi qe i takon ministrise se tij.
nje nga risite e modernizimit te ndihme ekonomike eshte perfshira e sa me shume njerzve ne nevoje: http://bit.do/njerezit-ne-nevoje
Lej Feni Veliaj, vazhdon me OJQ qe tani quhet Ministri.
Epo bravo Veliaj.Bravo dhe Kryeministrit me te zgjedhurit e vet,te cilet po e justifikojne basimin e tije dhe jane te perkushtuar per ndryshime te medha,packa se opozites nuk i pelqen dhe do qe te pyetet per cdo gje,,por ate e vendosi populli me 23 qershor 2013.
pisllek shqiptar:burrat nen hije lozin kuvendojne,pika qe su bie
se nga komunistat udhehiqen e rrojne,edi nuk i do grate se eshte gay burre.