Rreth 2,2% e popullsisë në zonat urbane të vendit, gjatë vitit 2012 jetojnë në varfëri ektreme, në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë ushqimore.
Studimi më i fundit i Qendrës shqiptare për Kërkime Ekonomike ka treguar se 29% e punësimit të përgjithshëm është informale, dhe Shqipëria ka ende pagat minimale më të ultat në Europë.
Eksperti i Organizatës Botërore në Gjenevë, Denid Vaugham Whitchead, tha se rritja e pagës minimale është prioritet, edhe pse qeveria aktuale ka një defiçit të madh, ky hap nuk duhet të shihet si pengesë.
“Na duhen shifra të besueshme për të kuptuar situatën reale në Shqipëri mbi pagën dhe punësimin. Rritja e pagës minimale lidhet me konsumin e përditshëm dhe kjo tregohet edhe në shifra. Një problem tjetër mbetet që një pjesë e madhe deklaron pagën minimale e në fakt paguan më shumë. Paga minimale në Shqipëri është më e ulta në Europë, më e ulët se në Bullgari apo Rumani, ndaj dhe është e nevojshme të kemi rritjen e saj, siç po ndodh në shumë vende. Paga minimale rritet duke pasur parasysh edhe varfërinë ekstreme të vendit. Çmimet rriten, ndërsa pagat jo, ndaj këtu kërkohet që të ndërhyhet”, tha Denid Vaugham Whitchead.
Kriza ekonomike ka bërë që të thellohet edhe më tej hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, ose më saktë të varfërit janë bërë edhe më të varfër, ndërsa të pasurit janë pasuruar edhe më shumë.
“Kemi rritje të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, këtë e tregojnë edhe statistikat. Gjatë krizës, të pasurit janë pasuruar më shumë, ndaj kërkohet një politikë e caktuar për të pasur një shpërndarje edhe më të drejtë. Nëse rritet paga minimale zvogëlohet hendeku mes atyre që janë në majë dhe atyre që janë në fund. Ndaj, një rol të rëndësishëm kanë taksat”, tha Denid Vaugham Whitchead.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Erion Veliaj, deklaroi se vendosja e taksës progresive synon pikërisht ngushtimin e këtij hendeku, dhe se aplikimi i saj çon realisht në rritjen me 10% të pagave neto për mbi 90% të të punësuarve, të cilët marrin paga të ulta dhe të mesme./TCH
eshte katastrofale si page
PO KJO VJEN SEPSE KEMI PASUR NJE KEQQEVERISJE PER 23 VJET NGA AI SKIZOFRENI QE E SHKATERROI KETE VEND!
Mire or mire po pensionisti i shkrete si ja bene ????? a e beni nje hesap se si i harxhon ato 14 000 leke te pension qe merr ne muaj — duhet ti teprojne !!!!……. sa jan tallur me kete moshen e trete 2% jo po 4% rritje – fatkeqesi —
2,2% e popullsise ne varferi eksteme?! Vetem kaq?!
Keta qe duan te bejne shtet, po e shkaterrojne cdo gje nderkohe qe po shpenzojne miliona duke bredhur dhe hapur bythesh neper bote nga parate e ketij populli te varfer. Me vjen keq, por Shqiperia nuk ka per te pare as 15-vitet e ardheshme zhvillimin ekonomik qe ajo meriton. Sheiket e politikes Shqiptare nuk mendojne per vendin, por tallen dhe shtrengojne lakun dita-dites. Me e bukura eshte se shesin dhe moral dhe na kane bere qe te mos ndezim fare as televizorin. Shqiptaret te kerkojne alternativa te tjera, per te rregulluar jeten e tyre. Ne kete vend nuk ka shance kjo pune!