INTERVISTA/ Haxhinasto: Ka marrë fund koha kur nisnin projekte pa pasur para

2 Korrik 2014, 16:10Ekonomia TEMA

Flet ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto

Keni dërguar në komisionet e Kuvendit një projektligj i cili parashikonpër dhënien me konçesion të mirëmbajtjes të Rrugës së Kombit. Si qëndron e vërteta, do të paguajnë shqiptarët për të kaluar në Rrugën e Kombit?

Kjo është në strategjinë për menaxhimin e rrugëve në të ardhmen, ato segmente të cilat kanë vizibilitet ekonomik do të ketë një pagesë për to dhe do të jetë në përputhje me nivelet e pagesave që ka rajoni, si dhe do të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë impakt në pakësimin e trafikut në rrugë të caktuara.

Ka patur një debat të hershëm që në momentin kur u mor nisma për ndërtimin e rrugës nga qeveria Berisha se a duhej bërë me parat e taksapaguesve apo duhej dhënë me konçesion dhe tashmë qëështë ndërtuar me parat e taksa paguesve, a shkon dhënia me konçesion apo kjo është situata, dikush duhet ta mirëmbajë dhe ju duhet të zgjidhni këtë ngërç?

Faktëështë që rruga nuk është e përfunduar, ajo kërkon investime kapitale për zgjerimin, rregullimin e skarpateve përgjatë rrugës, përmirësimin e hyrjeve daljeve në të, përmirësimin e sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, të gjithë këto element problematik në këtë rrugë që kërkojnë investime të mëdha eshtë normale që kjo rrugë të menaxhohet nëpërmjet njëkontrate konçesionare me qëllim që të realizojmë edhe investimet por të kemi edhe një mirëmbajtje të mirëfilltë, e cila edhe ajo në vetvete përbën një kosto të lartë për shtetin, që do të thotë qëështë një kosto për taksapaguesit shqiptarë. Pra për këtë qëllim është menduar edhe me konsulencën  ndërkombëtare të institucioneve të specializuara si IFC-ja të realizohet një kontratë e tillë konçesionare si dhe të rrisim cilësinë e mirëmbajtjes së rrugës, të përfundojmëinvestimet duke u dhënënjë shërbim transporti sa më cilësor atyre që e përdorin atë rrugë.

Si është situata në akse të tjera kryesore të vendit, për shembull marrim segmentin Tiranë-Elbasan, kur do të jetë autostrada gati pyesin shqiptarët?

Në autostradën Tiranë-Elbasan po ecet me ritme të kënaqshme, aktualisht ka një përqëndrim shumë intensiv në segmentin etretë të saj qëështë nga tuneli deri në Elbasan, presim që të përfundoj brenda muajit korrik dhe pastaj do të kemi një angazhim të plotë në lotin e parë të këtij segmenti rrugor nga Tirana deri tek tuneli i Kërrabës. Ne jemi duke marrë të gjitha masat me qëllim që të krijohen kushtesa mëtë mira pune për të gjithë operatorët, për vetë kontraktorin po edhe për aktorët e tjerë që janë të angazhuar në këtë projekt.

Përmendëm Rrugën e Kombit, Tiranë – Elbasan dhe janë të gjitha investime të qeverive të mëparshme kryesisht qeveri të drejtuara nga kryeministri Berisha, por kjo qeveri ka thënë një stop investimeve kapitale të mëdha në ndërtim ndërkohë që një sfidë kryesore është menaxhimi dhe mirëmbajtja e këtyre rrugëve. Si do të realizohet kjo pasi ministria juaj është përgjegjësedo të ketërisi, do ti jepet kjo privatit, si do funksionojë?

Në faktë nuk është krejtësisht si thoni ju, fakti është që ne jemi duke realizuar disa kontrata të reja. Së shpejti do të përfundoi tenderimi i by passit të Vlorës, këto ditë ka filluar realizimi i by passit të Fierit, do të realizohet një projekt i rëndësishëm në portin e Vlorës, do të përfundoj proçesi tenderimit për segmentin QafëPlloce – Qukës dhe besoj se tërësia e këtyre mund të konsiderohen si investime të reja që bëhen. Në fakt situate aktuale e cila nuk është aspak e mirë vjen edhe nga shtrirja e jashtëzakonshme e investimeve në kushte kur nuk ekzistonin paratë e buxhetit.Synimi ka qënë për të hapur vepra të caktuara pa i pasur paratë e garantuara për atë projekt dhe sot jemi përball një situate të tillë ku jo vetëm kemi detyrime për pagesat e parealizuara por kemi edhe detyrime për të mbaruara kontratat që kanë shkuar normalisht përtej fuqive reale që ka pasur buxheti i shtetit. Për të ardhmen ne do të kemi një politikë tjetër e cila do të jetë në një investim mëi përqëndruar në realizimin e projekteve që fillojnë,me qëllim që realizimi të jetë sa mëi shpejtëdhe të përfitohet ai shërbim që pritet të meret nga infrastruktura fizike pasi në fund të fundit e rëndësishme nuk është që ndërtove një rrugë, por e rëndësishme është që në këtë rrugë të ofrohet shërbim sa mëi mirë transporti. Zgjatja e investimeve në kohë përtej normales ka shkaktuar edhe një koefiçent të lartë amoritizimi i cili përbën një kosto në vetvete, e cila duhet rikuperuar, pasi pa mbyllur këto kosto është e pamundur për të realizuar komplet veprën sipas standarteve teknike që ajo kërkon.

Kthehen më pas edhe në burim aksidentesh, kemi një numër gjigant aksidentesh në periudhën e verës kur vijnë edhe emigrant të shumtë me makina nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.Mbylljashpejtë dhe me cilësi  e rrugëve do të sjell një ulje të numrit të aksidenteve, do të jenë rrugët tona më të sigurta në vetvete?

Pa diskutim që ka një ndikim të drejtëpërdrejtë por është e rëndësishme që përfundimi i rrugëve të bëhet me gjithë standartet e kërkuara, dhe në standartet e domosdoshme të rrugës janë edhe vijëzimi, elementet e sigurisë siç janë shinat mbrojtëse por edhe sinjalistika.Të gjitha këto përbëjnë ato elemente që rrisin sigurinë e përdorimit të rrugës dhe ofrojnë një shërbim të sigurtë të transportit.Për këtë jemi duke alokuar resurse të tjera dhe po i trajtojmë këto si prioritare.Duhet të filloj mbas disa ditësh rinovimi i të gjithë sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë të aksit të rëndësishëm midis Durrësit dhe Sarandës qëështë aksi mëi frekuentuar gjatë periudhës së verës që ne mendojmë se do të përfundojë në një kohë rekord e do ti japi kësaj rruge një pamje krejtësisht tjetër, por më shumë sesa pamje do ti japi njëgaranci dhe siguri shumë më të madhe të përdorimit të rrugës.

Përveçinfrastrukturës ju keni edhe transportin prioritar. Çfarë zgjidhje do ti jepet kaosit që mbizotëron në rrugët shqiptare, transportit me furgona dhe autobus te udhëtarët, pati protesta si do të zgjidhet tërë ky lëmsh i madh?

Ne jemi në momentin e konkludimit të të gjithë elementeve të reformës për transportin e pasagjerëve për transportin ndërqytetas. Para pak ditësh u bë edhe një paraqitje publike.Reforma do të jetë shumë e thellë e cila do të rishikojë dhe do të riorganizojë kaosin që egziston sot në transportin ndërqytetas. Aktualisht ekzistojnëmbi 467 linja të cilat nga vlerësimi qëështë realizuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës rezultojnë që ka një mbivendosje të jashtëzakonshme gjë që sjell një kosto shumëmë të lartë për operatorët, një shpenzim të panevojshëm nga ana e tyre pra një efiçencë tmerresisht të ulët. Sjell fenomene te tilla që për të mbijetuar në treg bëhet evasion si dhe një cilësi të keqe shërbimi ndaj qytetarit si dhe nuk ka motivim për të ndryshuar flotat e vjetëruar të autobusëve, gjithashtu linjat nuk janë me orare fikse siç presupozohet siç janëtë liçensuara. Kjo situatë vjen edhe nga mungesa e një sistemi të plotë të stacioneve të autobusëve, gjë që duhet realizuar në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor, pra kjo situatë e ka një zgjidhje, ne jemi shumë të kënaqur që me këtë zgjidhje po bashkohen gjithmon dhe më shumë edhe vetë operatorët që janë në këtë treg. Në thelbin e saj kjo reformë do të ketë si të thuash rregullimin e kësaj anarkie, kësaj rrjete të madhe të itenerarëve në linja që do të jenë linja kryesore, midis qëndrave kryesore dhe linja ushqyese që do të jenë nga zona më të thëlla drejt qëndrës dhe pastaj aty do të përdoren linjat kryesore.Po kështu një pjesë shumë e rëndësishme e reformës është edhe çështja sistemittë biletave, që ne kemi filluar ta realizojmë dhe ku do të përdorim teknologjinë e informacionit,me qëllim që ta lehtësojmë sa më shumë mënyrën e biletimit, të evitojmë sa më shumë evazionin, por gjithashtu të realizojmë një përputhje të plotë midis kostos së biletës dhe shërbimit që merr qytetari.

Ju e cekët në fjalën tuaj dhe thatë kemi një flotë të vjetëruar, ka një shqetësim shumë të madhë që ngrihet nga konçensionarërt e makinave të reja, ata që i importojnë nga jashtë për t’i sjellur në Shqipëri që thonë futja pa kriter dhe pa limit e makinave të vjetra në Shqipëri jo vetëm rrezikon qytetarët, mjedisin, por po falimenton dhe konçensionarët e makinave të reja. Si do të zgjidhet ky problem?

Ky problem nuk zgjidhet me një masë të vetme, për të zgjidhur këtë problem janë disa faktorë, si ato mjedisor, ato të  impaktit në ekonomi, të xhepit të qytetarëve, pasi në analizën përfundimtare është më e leverdisshme të kesh një automjet të ri i cili shpenzon më pak karburant, për të cilin shpenzon më pak  për mirëmbajtjen e tij, për taksa, sesa makina të vjetra që sigurisht edhe amortizimin e ka shumë të lartë edhe shpenzimet për ti mirëmbajtur ato janë shumë të larta, kështu që unë do të isha dakort edhe me atë që sygjeroni ju që të ketë një përpjekje të koordinuar të institucioneve që mund të ndikojnë që të kemi një situatë normale të paktën të ngjashme me atë që kanë vendet fqinje ku preferenca është drejt automjeteve të reja.

Ju folët pak më parë për transportin e qytetarëve por ne, shpesh gjithë shqiptarët e kanë harruar atë mjetin kryesor të transportit të dikurshëm që ka qënë treni, kemi një rrjet hekurudhor ndonëse sot të amortizuar që lidh qytetet kryesore të Shqipërisë me njëri tjetrin. Si mund të vihet në funksion dhe a ka një plan për ta rivënë në funksion hekurudhën shqiptare?

Besoj që hekurudha Shqiptare ka akoma një potencial të madh veçanërisht në lidhjet ndërkombëtare të saj, sigurisht që ringritja e rrjetit të brendshëm të Shqipërisë është një përpjekje e konsiderueshme duke pasur parasysh nivelet e shpenzimeve kapitale që duhet për ta realizuar këtë gjë, por unë jam i bindur që veçanërisht shfrytëzimi i lidhjeve ndërkombëtare mund të kthej gradualisht në rentabilitet të gjithë hekurudhën, por e rëndësishme është ringritja e hekurudhës. Ringjallja e saj ka potencialin për ti ofruar një shërbim të munguar ose jo cilësor qytetarëve të vendit. Ka një mundësi që nga qëndrat kryesore të vendit të jetë edhe kjo mundësi transporti drejt kryeqytetit apo zonës së Durrësit dhe sigurisht ka mundësi për ta bërë realitet këtë qëllim.Për momentin jemi duke parë mundësinë që me asete dhe kapacitete që ka hekurudha Shqiptare të gjallërohet puna e saj, të riparohen asetet që ajo ka si lokomotivat apo vagonët qofshin ato të mallrave apo të pasagjerëve me qëllim që të fillojmë gradualisht drejt një sistemi hekurudhor i cili i shërben me cilësi si ekonomisë, biznesit, ashtu dhe qytetarëve. Unë theksoj që ne duhet të ecim në mënyrë të prioritarizuar për hekurudhën, mendoj që lidhja Tiranë-Rinas-Durrës, do të vazhdoj të jetë një projekt prioritar, do ta realizojmë shumë shpejtë studimin e detajuar për këtë segment, po kështu jemi duke parë mundësinë e lidhjes së Durrësit me Maqedoninë dhe  përmirësimin e lidhjes me Malin e Zi.Shikoj me kënaqësi që edhe interesi i investitorëve të huaj po rritet përsa i takon hekurudhës Shqiptare dhe jam optimist që në kohë jotë largët do të kemi një situatë krejtësisht tjetër për hekurudhën Shqipëtare.

Dhe në fund të kësaj interviste dua tju shkëpus dy fjalë edhe në lidhje me ujësjellsat që janë në varësinë tuaj, pak ditë më parë keni njoftuar për një fluks të ri investimesh rreth 150 milion dollar?

Janë investime që aktualisht po realizohen në sistemin e ujësjellës kanalizimeve, duke përfshirë kryesisht zonën bregdetare. Është një sektor i cili do të vazhdoj të marri investime të konsiderueshme. Një nga projektet më të reja është ai i ujësjellsit të Durrësit, në vlerë totale rreth 62.5 miloin euro i financuar nga Banka Botërore, por janë edhe një sërë projektesh të tjera të cilat do të jenë pjesë e këtij plani kombëtar.Mendoj që edhe sistemi i ujësjellës kanalizimeve ka nevojë për një reformë të thellë. Sfidë e madhe është përmirësimi i rrjetit aktual veçanërisht i rrjetit të shpërndarjes,  ulja e kostove të prodhimit dhe të shpërndarjes së ujit deri tek klienti por gjithashtu sfidë e madhe është edhe vendosja e një raporti të ndershëm midis shërbimit që ofrohet dhe pagesave nga ana e qytetarëve, pasi ekziston një problem shumë i madh dhe kompleks, ku ata që paguajnë për shërbimin e marrë janë 25% të vlerës totale të prodhuar nga sistemet tona të ujësjellës kanalizimeve që është shifër tmerrësisht shumë e ulët dhe që duhet të ngrihet.Pasi duke e bërë këtë sistem sa më rentabël e efikas do të krijohen edhe mundësi më të mëdha për investime që do të thotë do të krijohen mundësi për të shkuar sa më pranë qytetarëve dhe atyre që nuk e kanë shërbimin sot cilësor, si edhe për të rritur kohën e furnizimit me ujë. Gjithashtu do të rrisim edhe mundësitë tona për të përpunuar ujrat e ndotura, ujrat e përdorura që është edhe ajo një nga sfidat e mëdha te zhvillimit tonë të sotëm por edhe të ardhmes pasi detyrimi jonë mbetet edhe për brezat e ardhshëm që të kemi një mjedis sa më të ruajtur, më të shëndetshëm si dhe të ndikojmë sa më pakë negativisht në këto pasuri të jashtëzakonshme që na ka dhënë natyra dhe zoti.

Për herë të parë jeni politikani i parë shqiptar që thoni për të rritur kohën e furnizimit me ujë, në çdo fushatë elektorale partitë politike premtojnë ujë 24 orë për qytetarët, do të vij, do të jetë e shpejtë kjo ditë kur uji në çezmat e qytetarëve të jetë 24 orë ?

Mbetet një objektiv i vazhdueshëm sigurisht që ka zona të Shqipërisë që e kanë arritur objektivin e furnizimit 24 orë në ditë por ka edhe zona ku duhet rritur koha e shërbimit me ujë të qytetarëve.

Intervistë e dhënë për Vizion Plus

10 komente në “INTERVISTA/ Haxhinasto: Ka marrë fund koha kur nisnin projekte pa pasur para”

  1. danja says:

    Po ju ju lumte se po e rregulloi kete vend. Ju lumte

    1. flo says:

      Bravoo po beni nje pune fantastike. Qeveria me e mire qe ka patur vendi ndonjehere.

      1. valeria says:

        Qeveri konstruktive

    2. Sokrati says:

      Atehere pse jeni aty?apo me trash bythet tuaja duke zvatur kete popull si kur lepinit bythen e Berishes e tani qe jeni legeni Rames.Rasti i Bert Topçiut flet me shume se sa thua ti

  2. arber radomi says:

    Po po te drejt ke.tani i fut nje mendje te lehte ti.nuk punon fare.asnje lopate nuk sheh te hidhet neper shqipri,skandal i papar!

  3. nick says:

    Kapitalizmi bazohet ne kredite. Asnje shtet ne bote nuk investon pa financime Zoti minister. Teori jote I perket se kaluares. Amerika ne kete moment e ka borgjin $17 trillion. Kush e ka infrastructure dhe nivelin e jeteses me te zhvilluar? Amerika ne borgje apo Kina qe I jep borgje?

  4. ufot says:

    Eh rilindje rilindje, i çova Rames nje mesazh per mos dhenien me koncesion te autostrades, deri tani qetesi e plote pa pergjigje. Ndersa per kete palo minister, fjale fjale dhe vetem fjale. Kane tallur bolet kush ka dashur me autostraden dhe ne vend qe te arrestojne protagonistet gjejne si zgjidhje dhenien me koncesion. Ata qe do ta marrin me koncesion do ta kenaqin do te bejne punime mbrojtese, o minister debil po ti ske as struktura kontrolli ti ske fare eksperience ne kete lloj pune, ti ske autoritet si shtet, si mendon ti se ata qe do te marrin autostraden me koncesion do t’ju bjere bretku duke rregulluar autostraden keshtu a thua se ju plasi manalla atyre per punimet mbrojtese???? Eh albanistan albanistan keshtu do te vazhdoje……po si do te ecesh para me Ilir Meten ne qeveri, bobo tmerrr….ai vend duhet te qeveriset nga te huajt se shqipet jane ndyresira kur kane pushtet.

  5. BERTO says:

    O HAXHINOSTI:TI NUK KE AS PROJEKTE ,DHE AS PARA JE MINISTER QINGLASH!

  6. plaku says:

    Si ka mundesi qe te fillohet nje projekt ose investim pa leke ? Pse talleni keshtu me popullin ?! Populli nuk ha bar. Me e bukura eshte se vete ky zoti Haxhinasto ka qene ne qeverine e Sales per mbi tre vjet dhe nente muaj. Turp, te genjehet keshtu.Filloheshin projekte pa pasur para thote horri.Mos te merzitet edhe ky se ne zgjedhjet e reja politike do te marri edhe ky pergjigjen nga populli siç e mori Sala ne 23 qershor. Dardha e ka bishtin prapa.

  7. marini says:

    Po mire mo gazetar i nderuar pse se pyesni z minister po per transportin ajror dhe detar???? Apo vetepyetet ay?
    Shtet pa linje ajrore te tijen???!!!!
    Po linjat e lira ajrore dhe detare, mund te quhen te lira???
    Keto jane problemet e ministrit jo te shaj qeverine e shkuar, pjese e te ciles ishte!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje