Ushtria shqiptare, 3.1 miliardë dollarë shpenzime në 23 vjet

28 Qershor 2014, 16:20Ekonomia TEMA

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm, çdo vit publikon shifrat e shpenzuara nga 171 shtete të botës në ushtri. 

Referuar raportit të publikuar nga ky Insitutit, Shqipëria në periudhën 1992 – 2013 ka shpenzuar 3,131 miliardë dollar për ushtrinë. Sipas grafikut, shpenzimet më të vogla kanë qenë në vitin 1998, një vit pas trazirave në vendin tonë, ku Qeveria ka shpenzuar vetëm 70.4 milion dollarë në fushën ushtarake. Ndërsa niveli më i lartë i shpenzimeve arrihet në vitin 2009, vit kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Në këtë vit në zërin “shpenzime ushtarake” kanë shkuar 251 milionë dollarë.

Të larta kanë qenë shpenzimet edhe në 2008, ku ekzatësisht janë lëvruar 233 milion dollarë për shpenzime ushtarake. Ndërsa në vitin e fundit të përfshirë në këtë raport, 2013 vendi ynë ka shpenzuar 168 milion dollarë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Maqedoninë, Malin e Zi apo Bosnjen rezulton se në total Shqipëria ka shpenzuar më shumë në ushtri, por për këto shtete të dhënat e raportit nisin shumë vite më vonë. Më konkretisht, Maqedonia nga viti 1996 deri në 2013 për ushtrinë, ka shpenzuar 3 miliard e 46 milion dollarë, ku shpenzimet më të shumta, 436 milion dollar janë kryer përgjatë vitit 2001, vit në të cilin Maqedonia ishte në luftë, ose gati dy herë me shumë se sa vendi ynë në viti me shpenzimet më të larta.

Edhe Bosnje Hercegovina është pothuajse në të njëjtat nivele. Për periudhën 2002 – 2013, ky shtet ka investiuar 3 miliard e 90 milion dollarë. Ndërkohë, Mali i Zi ka shpenzuar shumë më  pak. Në periudhën 2006 – 2013, ky vend ka kryer shpenzime ushtarake rreth 626 milion e 800 mijë dollarë ose 5 herë më pak se Shqipëria.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm është një institucion i pavarur ndërkombëtar i dedikuar për kërkimin shkencor në konfliktet, armatimet, kontrollit të armëve dhe çarmatimit. Themeluar në vitin 1966, ky Institut jep të dhëna, analiza dhe rekomandime lidhur me nivelin e armatimit në botë. Vetëm në vitin 2013 në të gjithë botën janë shpenzuar  1,747 biliard dollarë ku shtetet që kanë investuar më shumë janë Amerika, Kina, Rusia, Arabia Saudite dhe Franca./TCH

8 komente në “Ushtria shqiptare, 3.1 miliardë dollarë shpenzime në 23 vjet”

  1. Raimond Vlonjati says:

    Po si ka mundesi paskan bere gjithe ekto shpenzime ne ushtri dhe sutria nuk ka asnje lloj arme ….?

  2. xhumbo says:

    Shumeca e pajistjeve ushtarake ne pothuaj gjithe 20 vitet e para ,ushtria eshte furnizuar nga depot me unifirma te mbetur stok -per ti hedhur poshte nga magazinat e huaja ushtarake si ato italiane etj dhe kjo FALAAAAAASSSS !
    Kta qe kane patur ne dore gjithcka mbi shqiperine sot jane miljarderet e shqiperie . Dhe sikur kjo mos ti mjaftonte shiten gjithe armatimin (kte prone te te gjithe shqip0tareve duke shumefishuar pasurine e tyre ) pra eshte ekote me i hy nji diskutimi te tille .
    Ky vend e ka per fis,te sundohet nga shkerdhata ,nga antishqiptare ,nga njerezit me te ndyre te ksaj toke ,qe nuk njohin asnji lloj pergjegjsie dhe kan lindur me nji ndergjegje qytetare te vdekur.
    Njerez qe dyshojn ne konceptin atdhe etj .
    Ktu duhej nji popull qe te organizohej dhe fillonte e shpartallonte me radhe kta poltikan qysh nga me shkerdhatat ,duke mos i lene asgje qe kane .

  3. Pak shume Pak says:

    Serbia i harxhon vetem per 3 vjet, kto leke. 1,2 mld. usd e ka buxhetin vjetor. Kshuqe kto pare sjane asigjo ne krahasim me fqinjet. Kroacia e ka 1 mld. buxhetin vjetor , Sllovenia 700 milion usd. Ne jemi akoma mbrapa shume mbrapa me ta. Vetem me Malin e Zi mund te krahasohemi, se edhe Bosnja me Maqedonine na e kalon. Ata jane me mire se ne ne logjistike. Ne pjesen me te madhe te buxhetit e harxhojme per rroga dhe misionet jashte. Nuk ngelet gje per modernizimin. Jane blere disa helikoptere per forcat ajrore dhe ca anije patrulluse per rojen bregdetare kto vite, po vetem kaq ama. Forcat tokesore jane me keq se te gjithe… per turp te Zotit jane, nuk kane blere as nje pajisje moderne, jane akoma me kallashet e enverit. Nuk kane as blinda, as tankse, as pajisje per komunikacionin e as arme moderne. Jane pertoke me i llaf. Shpresoj qe dikush te veje dore.

    1. Qytetari says:

      Pak Shume pak,dua te di nqs se mundesh, kush e ka fajin qe forcat toksore nuk kane bere asnje hap ne modernizim? Megjithese kam degjuar se disa gjera kane ecur,po per trasportuesit etj.Flm

  4. rama show says:

    5% te buxhetit kusht I nato

  5. iliria shqiptare says:

    Ju kujtohet xhemal gjunkshi ish-shef i shtabit te ushtrise i akuzuar per mitmarrje.Ky lloj personazhi e ka menaxhuar ushtrine dhe rezultati eshte ky qe nuk ka nji brigade te kompletuar por sforcohen te krijojne te pakten nje batalion te motorizuar keta qe drejtojne sot.Gjithe ate baze qe trashegoi ushtria u vodh e abuzua dhe nuk mbajti askush pergjegjesi.U mbush vendi plot me esat toptane.

    1. Xheme dibrani says:

      Ju lutemi mos na shani Xhemen,se ai vertet vodhi,po nuk vodhi vetem,ai edhe merrte edhe jepte.Ja dinte zanatit.Pastaj pse e trazoni ai dha doreheqjen dhe tani po ha ato qe vodhi.Ai eshte i kohes jo si disa injorante qe u bi ne dore dhe nuk vjedhin,ata jane te humbur Xhema,Yllietj jane te shkathet,apo jo.

  6. kaurri realist says:

    Nuk i intereson kujt nji Shqipni e armatosun, te pakten sa per mbrojtje. Shqipnija i duehet NATO-s edhe turkut si magazine “mishi per top” per me u perdore si mercenare-xhihadista-jeniçere neper fushat e shkretinat e Sirise e Lindjes se Mesme.Per ça kujtoni se e “çliroi” NATO Kosoven? Per bamiresi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje