Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto iu bashkua sot iniciatives se Lëvizjes Rinore Për Integrim (LRI) për te pastruar dhe lyer urat dhe mbikalimet ne Shqiperi, aksion i cili ndikon pozitivisht ne permiresimin e sigurisë rrugore.
“Shpreh mbështetjen e plotë për këtë iniciativë të shkëlqyer të ndërmarrë nga Lëvizja Rinore për Integrim për të pastruar një mbikalim në çdo dy javë. Është një iniciative jo vetëm që zgjon e forcon ndenjën e vullnetarizmit, një ndjenjë shpesh here e harruar, por jep një kontribut direkt për të realizuar planin kombëtar për sigurinë rrugore”, tha ministri Haxhinasto gjate ketij aksioni qe sot u zhvillua tek mbikalimi perballe Kopshtit Zoologjik.
“Plan i cili tashmë është duke u zbatuar dhe ka pasur efektet e tij duke vendosur një trend ne ulje te aksidenteve në Shqipëri. Gjithashtu pjesë e këtij plani është edhe ruajtja dhe pastrimi i nyjeve, i rreth kalimeve, i mbikalimeve e urave në Shqipëri pasi edhe këto zhgarravina apo reklama që bëhen pa autorizim dhe në vendin e gabuar sjellin edhe ato aksidente, janë të dëmshme për rrugën dhe për shërbimin që ajo ofron”, tha ai.
“Prandaj dhe pjesë e këtij plani që unë permenda është pikerisht forcimi i masave dhe i penaliteteve për ata që do të nderhyjnë në rrugë qoftë edhe me zhgarravitje pasi ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e aksidenteve rrugore. Rruga është një pronë, një aset i rëndësishëm kombëtar dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të jetë sa më e rregullt sa më e pastër sa më miqësore me përduruesin dhe sa më e sigurtë me qëllim që kërkush të mos humbi jetën teksa përdor rrugën.
Penalitetet jane ne proces miratimi nga Parlamenti. Ne kemi kerkuar të 10-fishojmë gjobat për këtë qëllim por do të shikojmë masat dhe ndërhyrjet e tjera penale pasi rruga është një aset kombëtar, nuk duhet kushdo në mënyrë të paautorizuar të ndërhyjë në rrugë pasi dëmton por edhe kompromenton sigurinë e jetës së qytetarëve dhe e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre” tha Haxhinasto.
Me pas kreu i MTI shtoi se kjo fushatë do të vazhdojë, një përpjekje është filluar në rrugën Tiranë-Rinas do të vazhdojë më tej paralel me rikonstruktimin e asaj rruge dhe me ribërjen e saj por do të vazhdoj edhe me segmente të tjera të vendit pasi situata është tepër e rëndë, kemi ndërhyrje krejtësisht të paautorizuara të cilat rezultojnë se kanë sjellë edhe kompromentimin e sigurisë në rrugë.
Kultura e vendit shikohet tek oastertia e saj ,rregulli
Sali rrumpalla e ktheu vendin si ne mesjete .
Maloket jane vetem per ne mal
Zot. Ministër Haxhinasto. Nëse je fotografuar nën urën e Dajlanit në Durrës iu kisha lutur me sinqeritetin më të madh të ngjites mbi urë dhe të marrish iniciativë për shenjëzimin e vijave të bardha si dhe shigjetave për orientim të komunikacionit dhe shkruarjen e orientimit Tirana (drejtë) dhe Durrësi (djathtas). Më kujtohet para 10 viteve ka qenë kënaqsi të kalosh mbi urë. Ndërsa para një muaji (sot nuk e di)të gjitha vijat janë të shlyera dhe turistët që s’e dijnë këtë rrugë e kan të vështirë të orientohen. Besoi se investimi në mirëmbajtje të shenjimit është minimal ndërsa efekti shumë i madh. Me respekt dhe punë të mbarë të Juve dhe të gjithë Ministrave.
Na cat karin me propagande.vlora ne prage te ardhjes masive te emigranteve do tragete te mire te linjes brindisi vlore .kete shiko ti si minister trasporti jo pordhe me rigon thon andej nga fshati i babait tim.boll me propagande. Fakte
Filloni duke hequr reklamat qe jane neper mbikalime si fillim, se jemi bere si india e pakistani